Vllaznia është në fazën e plotësimit të skuadrës. Të ndodhur në merkato dhe me turin e dytë kualifikues të Conference League në prag, shkodranët janë duke menduar për rinovimet.

Një ndër emrat që nuk ka firmosur ende është Mevlan Adili. Paçka dëshirës së madhe shprehur nga ai për të luajtur të tretin sezon me kuqeblutë, “e zeza në të bardhë” mungon.

Duket se te Vllaznia kanë vendosur “ultimatum” me dy ditë, me mbrojtësin që duhet të zgjidhë të ardhmen.

Te Vllaznia po punojnë për afrimet e reja. Veç lojtarit të kombëtares malazeze, shqiptarit Kristjan Vulaj, në skenë ka dalë edhe Agim Ibraimi, fantazisti që e mbylli me Dinamon 3 ditë më parë. Me Ibraimin bisedimet janë në fazën fillestare dhe nuk ka ende diçka konkrete./newsport/