Kristijan Vulaj mund te konsiderohet ndoshta blerja me e rendesishme e Vllaznise deri me tani. Futbollisti nga Tuzi e pranoi edhe sot per mediat se ditet e fundit ka patur jo pak “tundime” nga skuadra te tjera te kampionatit shqiptar, por ai zgjodhi Vllaznine.

“Shkodra Sport” meson se ne fillim ka qene Egnatia qe ka tentuar ta beje pjese te sajen, pasi me pare kishte marre tuzianin tjeter, Ilir Camajn. Por nderkohe mesohet se ditet e fundit, ndonese lojtari kishte arritur nje akord paraprak me Vllaznine, eshte tunduar nga nje tjeter ekip i Superliges.

Behet fjale per Partizanin. Gazeta “Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se drejtues te klubit te kuq kane tentuar te joshin lojtarin, por kete here nuk ia dolen siç bene me Engjell Hotin.

Arsyet e zgjedhjes se Vllaznise kane qene te shumta. E para, sepse ne kete mes ka ndikuar menaxheri shkodran i lojtarit- Edi Binoshaj. Ka qene ai qe ka tentuar me çdo kusht ta mbylle me Vllaznine. Binoshaj ne pamje te pare nuk eshte shume i njohur ne futbollin shqiptar, por ka nje kompani menaxhimi futbollistesh ne Itali ku eshte jo pak i njohur.

E dyta, deshira edhe e vete lojtarit per te mos shkuar shume larg dhe per me teper, per te zgjedhur nje skuader per te cilen ben tifo e gjithe zona e shqiptareve te Malit te Zi ku ai jeton.

Dhe e treta, nje nga arsyet qe e kane bindur ate te firmose me Vllaznine ka qene Asim Gjokoviç, njeriu qe ia ka besuar hapat e pare ne futboll. Ish- futbollisti i Vllaznise kampione ne vitin 2001 eshte nje nga njerezit me te afert ne karrieren e Kristijan Vulajt dhe fjala e tij eshte degjuar.

Sepse vete Gjokoviç e ka provuar ndjesine e te luajturit me Vllaznine dhe per me teper te shpallurit kampion me te. Respekt qe shkodranet vazhdojne ta ruajne edhe sot pas 21 vitesh. Dhe konkluzioni eshte qe Vulaj eshte tashme futbollist i kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/