Tirana dhe Partizani do të luajnë në kryeqytet në ndeshjet e kupave të Europës, pas marrëveshjes së bërë me stadiumin “Air Albania”.

Të dy klubet kishin rezervuar të luanin në “Elbasan Arena”, por tani plani ka ndryshuar.

Tirana luan më 12 korrik kundër Dudalange në turin e parë të Champions League, kurse Partizani më 14 korrik ndaj Saburtalo në Conference League.

Të dy klubet do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre, si dhe do të arkëtojnë të ardhura të rëndësishme edhe nga shitja e biletave.