Sipas “La Gazzetta dello Sport”, deri në fund të kësaj jave Beppe Marotta do të takohet sërish me përfaqësuesit e Paulo Dybala.

Nuk është e drejtë të presësh një takim vendimtar, por takimi i ri ndoshta do të shërbejë për të thyer akullin e një negocimi që prej disa ditësh është në gatishmëri. Interi dëshiron të marrë kohë, ky do të jetë kuptimi i situatës.

Sepse zikaltërit nuk mund të bëjnë asgjë tjetër momentalisht, ka shifra që nuk përputhen me pagën, edhe pse janë vetëm pak milionë.

Por Dybala ka bërë një pakt me Marotta, ku argjentinasi ka premtuar se do të presë deri në fund negociatat me Interin dhe se ai ka dëshirë transferimin tek Interi.