Tod Bohli po bën një revolucion të madh te Çelsi, teksa pas presidentit Brus Bak, blutë e Londrës përshëndesin edhe Marina Granovskaia.

Tashmë është zyrtare lamtumira e ekzekutives historike të Çelsit, anëtare e bordit drejtues që nga viti 2013, më pas drejtore ekzekutive dhe drejtuese e zonës teknike.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Çelsi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj duke falënderuar Marina Granovskaian për punën e kryer gjatë këtyre viteve.

Vlen të theksohet se Granovskaia ishte pjesë kryesore e karrierës së Armando Brojës te Çelsi.