Kombetarja U20 e basketbollit te femrave te Shqiperise eshte grumbulluar prej disa ditesh per te marre pjese ne ndeshjet e “FIBA Women’s European Championship” Divisioni B te cilat do te zhvillohen nga data 9 deri 17 korrik ne Shkup te Maqedonise se Veriut.

Pjese e kombetares shqiptare do jene edhe dy pjestare te Vllaznise. Behet fjale per Medina Mustafen e cila mban rolin e zevendestrajneres se ketij ekipi duke qene krahu i djathte i trajnerit Vladimir Xheka, e po ashtu kryen edhe rolin e zevendestrajneret tek kombetarja U18 ku trajnere e pare eshte Elona Merkaj.

Nga ana tjeter, pjese e kombetares U20 eshte edhe nje basketbolliste e Vllaznise. Behet fjale per Belma Mekuli e cila pritet te jete nje pike e rendesishme edhe e kombetares shqiptare te kesaj grupmoshe.

Kujtojme qe Vllaznia per te reja nen drejtimin e trajneres Medina Mustafa eshte shpallur kampione e Shqiperise duke treguar nje nivel te larte perfaqesimi. Pjese e ketij ekipi, por njekohesisht edhe e ekipit te te rriturave eshte edhe Belma Mekuli e cila tashme eshte grumbulluar edhe ne ekipin kombetar./SHKODRA-SPORT.COM/