Sulmuesi nga Vlora është në shënjestrën e Partizanit dhe prej ditësh drejtuesit e kuq janë në lëvizje për të firmosur me të.

Siç dihet, Merkaj është pjesë e Virtus Entelës në Serinë C në Itali dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Italianët kërkojnë ta shesin autorin e 14 golave dhe 6 asisteve dhe këtu qëndron e gjithë vështirësia për Partizanin.

Kërkesa e italianëve është 500 mijë euro, me “demat”, që kanë ofruar mundësinë e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm.

Ky propozim e ka vënë në mendime Entelën, që në fakt nuk ka shumë opsione në tavolinë.

Ky detaj padyshim e afron Merkajn me Partizanin.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ai është i hapur për një aventurë të mundshme në Shqipëri me Partizanin.

I vetmi version që do ta largonte Merkajn me Partizanin është transferimi në Serinë B.