Vllaznia luan sot me Univeristatea Craiova në turin e dytë të Conference League. Në 19:30 në Rumani, shkodranët kërkojnë të bëjnë më të mirën, me sfidën e parë në “Loro Boriçi” që doli 1-1.

Në një stadium me 31 mijë vende, Vllaznia nuk do jetë vetëm në transfertë. Do jenë afro 100 tifozë që kanë udhëtuar jo vetëm nga Shkodra por edhe nga zona të tjera të Europës.

Disa prej tifozeve kuqeblu kane mberritur qe mbreme ne Rumani, ndersa te tjere kane ardhur sot dhe pritet te vendosen ne tribunen 18 te stadiumit “Ion Oblemenco” te Krajoves.

Nga ana e tyre, tifozët e Craiova priten të jenë të shumtë në numër për një përballje që është shumë e rëndësishme për Vllazninë. Ajo asnjehere me pare nuk ka arritur te kaloje ne turin e trete te Kupave te Europes dhe per kete arsye, do ta tentoje sonte nje gje te tille.

Kuptohet qe ajo nuk eshte favorite ne leter, megjithate futbollistet kuqeblu duken shume te karikuar per te bere me te miren ne kete 90 minutesh ne menyre qe ne fund te jene ata qe do te dalin te fituar nga kjo ndeshje.