E deshiron ne Shkoder por duket se destinacioni i ardhshem i sulmuesit Sindrit Guri do te jete Partizani. Te pakten keshtu shkruajne faqet e tifozeve prane klubit te kuq pasditen e sotme.

Sipas “Partizani Fan Club”, drejtuesit e Kuq dhe sulmuesi shkodran Sindrit Guri kanë arritur akordin që në muajin qershor por vendosi të luaj edhe në ndeshjet e Conference League me skuadrën tetovare dhe pas aventurës europiane me Shkëndijën sulmuesi do ti bashkohet “Demave” të Kuq.

Por gjithashtu egziston një llojë “frike”sepse duke parë situaten e mirë që po kalon skuadra e Shkëndijës në Conference League dhe në rast të një kalimi në grupe skuadra tetovare mund ta tundojë me një ofertë më të mirë por gjithashtu edhe dëshira e lojtarit do të ishte të luante në këto lloj kompeticionesh,ndonëse i ka dhënë fjalën Klubit tonë.

Natyrisht qe nje situate e tille nuk do t’u pelqeje tifozeve te Vllaznise te cilet prej kohesh kane shprehur deshiren ta kene kete ish- futbollist te tyre serish ne skuader, per me teper keto kohet e fundit qe ajo po vuan shume per nje lojtar- gol.