Nën drejtimin e trajnerit Besnik Lisha, volejbollistet shkodrane të Vllazniasë janë pretendente për titull. Ata kane nisur prej disa ditesh edhe pergatitjet per sezonin e ri dhe gjithçka duket ok.

Presidenti Florian Zekja për përforcimin e skuadrës ka afruar disa emra të rinj. Hanna Kneiazeva, që vjen nga Bjellorusia është e para që ka mbërritur në gjirin e skuadrës kuqeblu duke filluar menjëherë përgatitjet me Vllazninë.

Pas një sinjali pozitiv në sezonin e kaluar, kampionati i sivjetëm në volejboll femra e gjen Vllazninë në pozita edhe më të forta. Lëvizjet e bëra nga presidenti Florian Zekja duke afruar trajnerin me përvojë Besnik Lisha, si dhe futja në merkato e bëjnë Vllazninë që të jetë një nga skuadrat pretendente për titull.

Krahas afrimeve, tek Vllaznia ka pasur edhe largime, siç është rasti i liberos kryesore Stela Kiri, por që sipas Lishës, në skuadër është e reja e talentuar Laura Ballçiti, e cila pritet ta zëvendësojë në mënyrën më të mirë atë.