Bylis i sezonit duket se do të jetë mjaft konkurrues dhe kompetitiv. Mallakastriotët kanë punuar qetë në këtë merkato vere duke afruar në skuadër lojtarë me eksperiencë që e njohin mirë futbollin shqiptar.

Së fundmi te mallakastriotët u prezantua Aires Soza. Sulmuesi portugez ka treguar cilësi të mira në fushën e blertë dhe pritet të bëjë diferencën në edicionin e ri futbollistik.

Drejtuesit e Bylisit kanë vënë gjithçka në dispozicion të stafit teknik me kërkesat që priten të plotësohen deri në fund të muajit gusht.

Fitorja 3-0 në miqësore kundër Partizanit ka rritur ndjeshëm optimizmin në kampin ballshiot që padyshim do të kërkojnë të jenë faktor në sezonin e ri.