Vllaznia mbylli të shtunën ditët e saj pogradecare. Pas një jave stërvitje intensive dhe testit ndaj Dinamos, i mbyllur me shifrat 1-1, skuadra e Josës do të ketë edhe sot të njëjtin regjim pune, pra dy seanca në ditë.

Ndërsa sot do të lërë Pogradecin dhe para së të kthehet në Shkodër do të udhëtojë edhe disa kilometra më tutje dhe do të zhvendoset në Korçë, ku në orën 19:00 do të zhvillojë miqësoren përballë Skënderbeut vendës.

Më pas do të kthehen në Shkodër. Kjo miqësore do të zhvillohet nën dritat e projektorëve, ku do të dyja skuadrat do të masin forcat para startit të kampionateve respektive.

Nderkohe paraditen e neserme ekipi do te niset drejt Shkodres per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve per sfiden e pare te kampionatit, ate qe do te luaje diten e shtune ne Durres ndaj Erzenit.