Vllaznia U21 ka barazuar 2-2 ne miqesoren ndaj Beselidhjes te luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin e Lezhes. Kjo ka qene nje nga ballafaqimet miqesore qe ekipi shkodran ka planifikuar per te zhvilluar ne prag te startit te kampionatit te ri.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se perpos rezultatit qe nuk eshte shume i rendesishem ne raste te tilla, trajneret Plori dhe Borshi kane mbetur shume te kenaqur me performancen qe ka treguar ekipi ne fushen e lojes ndaj lezhjaneve qe luajne ne kategorine e pare.

Sa i takon kronikes se ndeshjes, ka qene Beselidhja qe ka kaluar e para ne avantazh me ane te nje 11- metershi te shnderruar ne gol por me pas ka barazuar futbollisti Antonio Delaj per Vllaznia U21. Kjo e fundit ka shenuar edhe golin e dyte me ane te futbollistit tjeter, sulmuesit Rigers Musaraj ndersa 10 minuta para fundit kane qene lezhjanet qe kane bararazuar gjithçka.

Ne kete menyre kjo ndeshje miqesore eshte mbyllur ne barazim 2-2 dhe padyshim qe i ka sherbyer shume trajnereve Bruka e Plori ne pergatitjet qe ato po bejne me skuadrat e tyre per sezonin e ri futbollistik.

Formacioni i Vllaznia U21 ne kete miqesore ka qene ky: Shkoza, Mujaxhi, Pusi, Bushaj, Troshani, Peku, Dulaj, Shimaj, Delaj, Osmani, Bizi. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneret kane aktivizuar edhe futbolliste te tjere./SHKODRA-SPORT.COM/