Tirana dhe Vllaznia luajnë të premte në 16:00. Për javën e tretë të Superligës, kampionët në fuqi të vendit kanë vendosur të luajnë në “Selman Stërmasi”. Kthimi në shtëpi është shoqëruar edhe me një ulje të çmimit të biletave, që variojnë nga 300-1000 lekë. “S’ka vend si shtëpia”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

Një biletë në tribunat A dhe B kushton 1000 lekë, ndërsa në të gjitha tribunat e tjera çmimi është 300 lekë. Biletat dalin në shitje sot në orën 10:00 tek biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Pritet qe ne shkallet e stadiumit te kete edhe tifoze shkodrane por ne fakt orari i luajtjes se ndeshjes eshte i papershtatshem dhe si rrjedhoje, numri i tyre mund te mos jete shume i madh, por gjithsesi mbeshtetja e tyre nuk do te mungoje.

“Klasikja” e futbollit shqiptar gjithmone ka marre vemendjen e duhur te tifozerive te te dy ekipeve, por tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne sfiden e se premtes e vlefshme per javen e trete, sfide ne te cilen bardheblute vijne ne kuoten e 4 pikeve, ndersa kuqeblute kane aktualisht 3 pike dhe si rrjedhoje te dyja palet do te kerkojne suksesin ne kete perballje./SHKODRA-SPORT.COM/