Home Blog

AVENIR DANI, PORTIERI SHKODRAN I KOMBËTARES SHQIPTARE

Futbolli shkodran ndër vite ka pasur një traditë të pasur përsa i takon repartit më difensiv dhe padyshim që një nga emrat më të spikatur në portë ka qenë Avenir Dani , ose siç njihet nga të gjithë, ish “gardiani” i portës kuqeblu.

I cili për më shumë se një dekadë ka shërbyer për ngjyrat e Vllaznisë e Partizanit,  ekipit “Shpresa” dhe “Përfaqësueses “shqiptare, duke shënuar një  të kapitull të veçantë në historinë e qytetit ku futbolli shqiptare  ka djepin.

Ai tashmë është larguar prej vitesh nga fushat e blerta, por kujtohet me respekt nga tifozeria dhe opinioni dhe specialistet si  i cili korri  katër trofe  kombëtare (dy Kampionate Kombëtare e  dy Kupa Republike) trofe për të cilat luhet  futbolli dhe të gjithë i dëshirojnë, por vetëm të mëdhenjtë i kanë fat.

Avenir  Dani ka   lindur në lagjen ‘’Ndoc Mazi’’  Shkodër  me  24.04. 1965 në një familje që nuk shquhej për “lidhje të ngushta” me sportin, por gjithsesi kjo nuk e ka penguar atë që të “pushtohej” nga pasioni i madh për sportin që në moshë fare të vogël.

Dashuria e pare e Danit ka qenë volejbolli, sport të cilin e ushtroi që në klasat e ulëta sportive të Shkollës ‘’Ndoc Mazi’’ i stërvitur plot pasion nga mësuesit e tij Vitor Jubani dhe Bahri Asllani.

Në moshën 14- vjeçare fiton  kampionatin  kombëtar të klasave sportive të volejbollit.

Pasi përfundon klasën e tetë aktivizohet me ekipin e të rinjve të  volejbollit të Vllaznisë , ku pas dy vjetësh debuton edhe në ekipin e parë,por për shkak të gjatësisë trupore  detyrohet  të largohet qejfmbetur nga dashuria e parë dhe  për të rendur  pas një dashurie tjetër te re akoma edhe me pasiononte,  së cilësi i fali gjithë energjitë dhe stinën më të mirë të jetës së tij.

Maratonën e vështirë të futbollit e nisë nga paratërinjtë  ku si trajner pati mjeshtrin e njohur  shkodran Halil  Puka, i cili duke parë tek djaloshi tharmet e një talenti me të ardhme, ia  rekomandon trajnerit të të rinjëve Ismet Hoxha.

Tek ekipi të rinjve zuri vendin e titullarit në portë, luajti dy vjet  ku talenti i tij nuk i shpëtoi dot syve të  mprehtë të Mjeshtrit të Madh Sabah Bizi dhe ndihmësit të tij Isa Sukaj, rojtar i kuadratit  shkodran në vitet shtatëdhjetë, të cilët  pa hezitim  e afrojnë tek ekipi Shpresa i “Vllaznisë”.

Në atë kohë, në hallkën e ekipeve zinxhir  të  futbollit shqiptar u eksperimentuan  me sukses edhe ekipet Shpresa, me  futbollistë  deri në moshën 21 vjeçare.

Ish  gardiani shkodran Isa Sukaj tek Avenir Dani gjeti brumin e një portieri me perspektivë, që kishte vite që i mungonte Shkodrës, prandaj  punoi gjithë pasion e dashuri e farkëtoi  në kullën e tij profesionale dhe  si një blister të çmuar, pas një viti e gjysmën i tha Vallaznsë;

– Ja ku e keni  portierin  e duhur të markës shkodrane që kemi shumë vite qe kërkojmë.  Në vitin 1984 Avenir Dani debuton tek te rriturit e Vllaznisë .

Isa Sukaj nuk i ndahet as tek te rrituri dhe së bashku me Ramazan Rragamin, madje suksesin e tij Avenir Dani ja dedikon me tepër se kujtdo tjetër usta Isa Sukajt, për të cilin afirmimi i Danit ishte një sfidë personale .

Avenir Dani tek ekipi i të rriturve pati fatin të stërvitej për disa vite   nga  Mjeshtri i shquar Paulin Ndoja të cilin Astrit Hafizi e thirri si ndihmësin e tij  për stërvitjen e portierëve. Në vitet 1985-1986 ka qenë kondidat i ekipit kombëtare Shpresa  qe drejtohej nga Medin Zhega.

Në vitin 1987  së bashku me Hysen Zmijanin , Hysen Dedjen, Isak Pashajn, Ilir Kepen  etj hodhi  firmën  si  pjesë e “Vllaznisë” në fitoren e trofeut  të Kupës së Republikës.

Avenir Dani erdhi  në portën shkodrane  pas një  shterpësie disa vjeçare(gati një dekade)  në ketë repart nervologjik, duke zënë vendin e korçarit Gjergji Kushe.

Në kampionatin e vitit 1991-1992  arriti majat duke fituar titullin  kampion, pas një periudhe të gjatë mungese të trofeut në shtëpinë e kuqeblu.

Dani ishte pika  me fortë e repartit difensiv e atij ansambli kompakt që përbehej  nga  Hysen Dedja, Nako, Isak Pashaj,Shpuza, Noga, Basha, Premçi, Bushati, A-Gruda , Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Matini  te drejtuar nga trajneri Astrit Hafizi.

Sezoni futbollistik i vitit 1993-1994 është zeniti i karrierës  së Avenir Danit,  i cili  luan për ngjyrat e ekipit të “Partizanit” të madhe  duke  shkëlqyer në mënyrë dominuese   ne orbitën e gardianëve  tanë të atyre viteve.

Nën urdhrat trajnerit Sulejman Starova së bashku me Pelinxhin, Beharin, Myftarin, Nikollën , Dostin, Hoxhën Alfons Muçen,  Çoçllin, Ilir Banon, Ylli Shehun, Ilir Shulkun,  Sokol Metën plotësojnë më së miri portretin  kampiones së kuqe e cila  me hegjemoninë e saj absolute atë sezon e përfundon në mënyrën më të  suksesshme  duke fituar të dyja trofetë,  Kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë që mbeten akoma  të fundit deri më sot(2013) për ketë ekip.

Partizani   pas “dezertimit” të këtyre legjeonarëve do të binte nga maja në humnerën e ferrit . Iku dhe u rikthye me mundim në elitë, akoma  sot pas një dekade  është larg fronit atje ku e ngriti Dani dhe shokët e tij .

Llozvënësi  i portës shkodrane ka bërë paraqitje të paharrueshme  në një  dyzinë ndeshjesh,   kampionatesh  e kupash të Shqipërisë, duke qenë nga pikat më të sigurta të Vllaznisë, i cili për mbi gjashtë vjet ka luajtur pa e njohur stolin.

Rivaliteti mes skuadrave në ato vite ka qenë realisht shumë i madh dhe niveli i futbollit ishte i kënaqshëm  për kushtet tona.

Vllaznia  kur militoi Avenir Dani ishte në pjesën më elitare të  skuadrave tona dhe njerëzit e ndiqnin  ngado dhe e donin gjithë pasion .

Në mendjet e tifozëve të asaj periudhe janë skalitur ndeshjet e mrekullueshme  në vitin 1987 ndaj  kampiones “Slemia” të Maltës   ku “Vllaznia” do të fitonte të dyja takimet 1- 0 dhe 0-2.

Të  paharruar për kampionin Dani mbetën takimet e “Vllaznisë “   me 1991 në edicionin e Kupës  së  Kampioneve me  “Aek ”-un  e Greqisë,  ku ndonëse shkodranët u mundën në të dyja ndeshjet (0.1 dhe 2.0 ), ai   shkëlqeu  në të dyja këto ndeshje, ndërsa  takimin e luajtur në Greqi e konsideron si kryefjalën e sfidave të tij më të bukura dhe më të dhimbshme njëkohësisht.

Periudha e viteve 1991-1994 është inkadeshenca  e jetës sportive  të Danit i cili jo vetëm  kurorëzohet  kampion edhe me Vllazninë edhe me Partizanin  por  shpërthimi  i tij i  hapi rrugën drejt  portës  së tronditur të   Kombëtares  në një nga edicionet  e saj më të vështira siç qenë eleminatoret e Usa 1994, në kohën kur Shqipëria  sapo kishte dalë nga diktatura komuniste dhe futbolli ynë nuk gjendej as në qiell as në tokë.

Me 24 prill 1992 në Stadiumin ”Benito Vilamarin”  të Seviljes  (i tmerrshëm për Shqipërinë e cila në këtë impiant madhështor kishte pësuar 9 gola vetëm  dy vite më parë nga po kjo, përfaqësuesja Iberike).

Në minutën e 70, trajneri Bejkush Birçe  detyrohet të ngrejë nga bankina portierin e ri shkodran, i cili zë vendin e   Strakoshës  së dëmtuar  në shpatull që kishte pësuar dy gola Dani  hyri qetë,  i pamposhtur nga emocionet në një situatë dramatike të mësymjes frontale spanjolle  që kërkonin thellimin e rezultatit,  të cilën e fiksoi në minutën e 87, ku në një lëmsh para portës sonë Hiero gjuan fort dhe Dani që s’kishte asnjë faj, provon shijen e topit të nxjerrë nga rrjeta[1] .

Pas një muaj, Kombëtarja niset për në Dublin si një tabor i hallakatur e i përgjysmuar pasi nuk vijnë Starkosha, Millo, Lekbella, Barbullushi, Agustin Kola, dhe Bledar Kola  duke e lënë në mënyrë të befasishme trajnerin Bejkush Birçe si peshkun në zall 24 orë para se të fillonte ndeshja. ”Ekipi shqiptar kurrë nuk kishte qenë në një ditë më të zezë”.[2]

Përpara kësaj çudie shqiptare të denjë për enciklopedi. O burra duhej bërë disi – dhe rrugëzgjidhja e vetme ishte marrja hua nga ekipi Shpresa ku 19 vjeçari  Anesti  Qendro nga Durrësi,   pasi kishte luajtur edhe një ditë më parë 90 minuta  me Shpresën aktivizohet edhe të nesërmen  për 90 minuta të tjera  me Kombëtaren.[3]

Skuadra shqiptare befason stadiumin e tejmbushur, ndërsa trajneri Xheki Çarlton, në fund të pjesës  së  parë  ndien  dhimbje koke.

Skuadra rinore shqiptare jo vetëm mbrohet ( por edhe sulmon me Demollarin, Kushtën, e Rakllin ), ndërsa në prapavijë  shkëlqejnë Vata e Abazi ndërkohë   portieri ynë Dani  përveshë  mëngët  që në miturën e 3-të  duke i bllokuar shutin e zjarrtë të sulmuesit Haugton i cili kërkon t’i japë flakë stadiumit.

Në pjesën e dytë skuadra irlandeze ndezë edhe motrat rezervë duke kërkuar fitoren me çdo kusht, sulmet  e  tyre valëvitën para portës së Danit i cili bën  disa mrekulli me radhë.

Në minutën e 50 pret një top të Olldrixhit, në minutën e 54 Staumton dëshpërohet kur sheh që topi i tij përfundon në korne nga grushtimi i Danit[4], por në minutën e 58  dragoi ynë neutralizohet nga një shigjetë e helmatisur  e  Olldrixhit.

Qëndresa shqiptare  merr  fund në minutën 77-të, por mund dhe meritonim një rezultat  ndryshe.  Dani ishte lojtari që u vlerësua  shkëlqyeshëm nga shtypi dhe specialistët vendas, duke pritur 14 raste për gol dhe  gaboi në një. Krejt e natyrshme.

Xheki Çarlton:E mendoja këtë ditë të lumtur, por nuk qe e tillë. Një ndeshje e vështirë për ne. U befasova kur mësova se 6 lojtarë ishin debutues. Kjo ua dyfishon vlerat shqiptarëve. Urime kolegut Birçe.

L.Brendi, ish futbollist i Kombëtares Iralandeze trajner i Selltikut të  Gllazgout : Ekpi shqiptar luajti këndshëm teknikisht. Loja mund të shkonte edhe 0-0.

Nr 1 (Dani) i  shkëlqyer, pak i shkurtë. Nr 5 (Vata) do ta donte çdo trajner.

Nilsen, trajner i Kombëtares së Danimarkës:”Portjeri që luajti shkëlqyeshëm u ndëshkua nga fati”:

Paula Brian,gazetare e “Evning herald”-Është e pabesueshme, Xheki është në kufijtë e zhgënjimit. Edhe ne që harruam  se në Shqipëri luhet futboll, iu kërkojmë të falur, që u morëm shumë me mungesat e lojtarëve… I shkëlqyer portieri (Dani), shumë mirë Nr 5 (Vata), shumë i qetë trajneri (Birçe).

Avenir Dani me petkun e Kombëtares do të vishej edhe me 2 qershor 1992, në Tiranë, ndaj  Lituanisë duke regjistruar ndeshjen e tretë dhe të fundit me përfaqësuesen, ndeshje e cila u fitua nga ekipi ynë 1-0  me një gol spektakolar të Abazit.

Avenir Dani është një nga gardianet  më të shquar shkodran i të gjitha kohërave, jo shtatlartë, akrobat me reflekse dhe intuitë të mprehtë, guximtar  dhe shumë energjik me vullnet dhe egoist për fitore, shumë kërkues ndaj vetes  një portier  i kalibrit  kombëtar, një profil krejt i veçantë  krahpërveshur,  ballëdjersitur sepse e madhe dhe plot pasion ishte puna e tij përgatitore.

Më shumë se sportist, Avenir Dani  është  njeriu i  thjeshtë, fjalëpak, korrekt. Në vitin 1996  pasi  vari këpucët në gozhdë filloi profesionin e trajnerit  të cilin ka  plot 19 vjet që e ushtron me korrektësi dhe  kompetencë.

Fillimisht  për dy vjet tek  të rinjtë e “Vllaznisë” ku së bashku me Ismet Hoxhën, pas shumë vitesh, i dhurojnë Shkodrës  një titull  kampion. Për më se një dekadë e gjysmë,  Avenir Dani ka qenë portieri  i portierëve të  “Vllaznisë”  ku së bashku me malazezin Dervish Haxhiosmanoiç  ka fituar titullin e kamponit me Vllazninë  në vitin 2001 dhe Kupën e Republikës  në vitin 2008.

Se bashku me Armando Cungun dhe Esat Rakiqin   në sezonin 2012-2013  ka drejtuar ekipin e “Kukësit” të ardhur nga kategoria inferiore  duke e kualifikuar  për në kupat e Evropës.

Avenir Dani  është i vetmi shkodran që pas  45- vjetësh,  në një ndeshje zyrtare, veshin që veshin fanellën e   Dodë Tahirit, portierit të   parë të Kombëtares  sonë.

Lidhur me ketë fakt Dani shprehet se:- E kam për nderë që jam pasues i Dodë Tahirit,  Ahmet Nutit, Sytki Boshnjakut Faik Pelingut, Januz Telit, Zija Danit, Paulin Ndojës, Isa Sukajt, Genc Boshnjakut, Gjergji Kushës të cilët shkruan historinë e portës shkodrane për mbi katër dekada .

Dodë Tahiri  nga të gjithë këta rojtarë të kudratit shkodran  ka qenë i veçantë dhe emri i tij  ka  mbetur në historinë e futbollit shqiptar si njeri nga portierët më të mëdhenj të kohës së tij, që ndonëse pati një periudhë sportive vetëm dy- tre vjeçare  në Shkodër,  ai nuk mund të shkulet nga zemrat shkodranve.

Njerëzit dhe dëshmitë e tyre autentike  flasin akoma sot me nostalgji për talentin,madhështinë dhe karizmin e tij, që u pasqyrua në shumë ndeshje të kampionateve kombëtare të viteve  1945, 1946, 1947 në Shqipëri dhe më pas në Malin e  Zi.

Avenir Dani, si  nxënës i Paulin Ndojës dhe Isa Sukajt dhe më pas si koleg i tyre  është nder trajnerët më të shquar të portierëve tanë, nder më punëtorët, nder më të palodhurit, nder më të përkushtuarit dhe nder më të suksesshmit.

Prelë MILANI

 

Xhelal Juka, lojtari dhe trajneri i madh i Vllaznisë

Xhelal Juka lindi në Shkodër më 5 prill 1926 dhe dëshira për të luajtur futboll i ka lindur që herët por filloi të aktivizohet në shkollën e mesme.

Prej këtu, emri i tij do të bëhej i njohur jo vetëm në futboll por edhe në volejboll, basketboll e hendboll.

Përveçse me shkollat, Xhelali rregjistrohet edhe me ekipet e Vllaznisë, sidomos kjo e theksuar pas vitit 1943.

E ndoshta në takimin e parë mes Vllaznisë dhe Tiranës që u fitua nga kjo e fundit 3-1, golin e vetëm të skuadrës shkodrane e shënoi ai, Xhelal Juka.

Pas vitit 1945, ky futbollist do të merrte pjesë edhe në takime ndërkombëtare sidomos me skuadrat jugosllave kryesisht të Prizrenit dhe Prishtinës.

Një tol të rëndësishëm luajti në kurorëzimin e Vllaznisë kampione në vitet 1945 dhe 1946.

Juka ka qenë pjesmarrës edhe në disa turne ndërkombëtare me skuadrën e Tiranës duke dhënë një kontribut të madh edhe në shënimin e golave.

Ai është grumbulluar në kombëtare edhe për Lojërat Ballkanike të vitit 1946 dhe në disa ndeshje stërvitore të luajtur në Shkodër me ekipe jugosllave.

Por pas organizimit të Kryengritjes së Postribës, Xhelalin e largojnë nga puna dhe më pas edhe nga sporti.

Pas shumë peripecish, riaktivizohet me Vllazninë në vitin 1948 dhe emri i Xhelal Jukës do dalë shpeshherë në skenë.

Në vitin 1953, ai aktivizohet me Partizanin, madje fiton edhe Kupën e Republikës me të, por nuk do të luajë për një kohë të gjatë sepse i këshilluar edhe nga mjekët largohet gradualisht nga futbolli.

Duhet thënë se gjatë karrierës së tij sportive, Xhelali pat patur edhe një ndërprerje gjashtëmujore ngaqë në një ndeshje Tirana- Vllaznia, portieri Bonati i skuadrës kryeqytetase e pat goditur me grusht në nofull në përpjekje për të larguar topin.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, rikthehet në Shkodër me shpresë për të filluar punë në arsim por nuk e lejojnë.

Kalon në ofiçinën e automjeteve si normist. I kërkojnë që të stërvisë ekipin e të rinjve të Vllaznisë dhe ai e pranon me kënaqësi.

Ai do dallohej për disiplinën e lartë në stërvitje e shumë shpejt do përgatiste futbollistë të denjë për ta përfaqësuar atë në kampionatin kombëtar.

Të tillë janë Selami Dani, Esat Rakiqi, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega, Sabah Bizi, Çesk Ndoja, Ismet Hoxha, Halil Puka, Millan Vaso, Suad Durraj etj. Pra bërthama e ardhshme e Vllaznisë ishte përgatitur.

Duke parë rezultatet me ekipin e të rinjve, i ofrohet mundësia për të drejtuar një fazë (të dytën) ekipin e parë të Vllaznisë që po shfaqte dobësi.

Në pak vjet, ajo u bë një ndër ekipet më të forta të vendit falë elementit të nxjerrë nga duart e Xhelal Jukës.

Ndërkohë pas largimit të Skënder Jarecit për në Tiranë, drejtimi i Vllaznisë iu besua Xhevdet Shaqirit ndërsa ndihmës i tij ka qenë Xhelal Juka por do ndodhte kështu vetëm deri në vitin 1972 sepse këtë vit Xhelali detyrohet t’i thotë lamtumirë futbollit i detyruar nga “lufta e klasave”.

Në vitet 1972-80 është trajner i ekipit të paratërinjve të Vllaznisë. Ka vazhduar të jetë pranë sportit derisa vdiq më 7 shkurt 2012.
Gjergj KOLA

Selami Ibrahimi, notari që theu 107 rekorde kombëtare

Ka lindur në Zogaj, një fshat turistik jo më larg se 7 km nga Shkodra, pikërisht më 3 maj 1942. Pikërisht këtu Selami Ibrahimi ka nisur edhe hapat e parë në sportin e notit. E nis atë shumë herët, që në moshë të vogël sepse uji i Liqenit të Shkodrës është në prag të shtëpisë.

Për të vazhduar pastaj një rrugë të gjatë dhe shumë të suksesshme si pjestar i Vllaznisë duke dalë disa herë kampion e rekordmen në katër gara, nga 200 deri në 1500 metra. Selamia ka arritur të thyejë plot 107 rekorde kombëtare. Ai vetë gjithçka ka arritur në karrierë, ia pat dedikuar trajnerit të tij të parë- Shuajp Mehmetit.

Bashkë me të, merreshin me not edhe sportistë të tjerë si Qazim Brahimi, Sami Çotaj, Zija Kasemi, Nazmi Petraku etj, të cilët kanë lënë gjurmë në këtë sport jo vetëm tek Vllaznia por edhe tek Partizani.

Suksesi i parë për Selami Ibrahimin do të vinte në vitin 1958. Ai ishte vetëm 16 vjeç kur në Vlorë, përmirëson dy rekorde kombëtare për të rritur, rekorde këto që mbaheshin nga notari i njohur durrsak Korra. Pikërisht në këtë garë, ndonëse në këtë moshë shumë të re, ai fiton normën e Mjeshtrit të Sportit.

Gjithnjë me ndihmën e trajnerit Shuajp Mehmeti, Selamija i hyn me themel këtij sporti dhe nga viti 1958 deri më 1969, do ishte kampion dhe rekordmen i padiskutueshëm. Pikërisht në Spartakiadën e dytë Kombëtare të zhvilluar atë vit, ai merr medaljen e fundit, atë të artën dhe këtu mbyll karrierën.

Selami Ibrahimi ka patur fatin që të jetë i pari notar shqiptar që ka marrë pjesë në një garë ndërkombëtare jashtë vendit. Pikërisht më 1959 merr pjesë në Festivalin e Rinisë Sportive Botërore. Në garën e 100 metrave, ka zënë vendin e parë në baterinë e tij duke marrë medalje ari. Me sukseset individuale, Selami Ibrahimi ka bërë që edhe Vllaznia si ekip të dominonte në ato vite.

Jo më kot, në vitet 1958 deri më 1966, Vllaznia ka fituar 6 tituj kampionë si ekip duke thyer dominimin absolut të notarëve të Lokomotivës dhe Partizanit. Dhe këto suksese kanë sigurisht brenda edhe kontributin e madh të vëllezërve Shestani, të familjes Muriqi, Lishi etj.

Në të gjitha intervistat e tij para vdekjes, Selami Ibrahimi përmendte shpesh kolegët e tij dhe konkretisht Tefë, Lin, Mark e Rrok Shestanin, Enver dhe Mehdi Muriqin, Menduh dhe Esat Lishin. Për të kaluar tek Ethem Abdija, 9 vjet kampion në bretkosë, Azem Plisi e shumë e shumë emra të tjerë talentesh që kanë lënë gjurmë në notin e Vllaznisë.

Vetë Selamija dhe i vëllai i tij Zeqiri, kanë qenë mbajtës të rregullt si koleksion të rekordeve që ai thyente.

Madje edhe gazetari Rifat Uruçi ia pat bërë dhuratë një ditë të gjithë ato në një letër të bardhë, të shkruar me shumë kujdes me gara dhe vende ku janë thyer.

Selami Ibrahimi ka evidentuar shpesh edhe suksesin e shkodranëve në sportin e vaterpolit teksa ka përmendur shpesh Menduh Lishin si lojtar kalibri në përdorimin e topit, Bajram Bolanin që u arratis më vonë apo dhe Enver Muriqin. Selami Ibrahimi pra gjatë karrierës së tij ka thyer 107 rekorde kombëtare, ka qenë kampion i Shqipërisë për 12 vjet në garat e 200, 400, 800 dhe 1500 m stil i lirë.

Ka gëzuar titujt “Mjeshtër Sporti”, fitues i medaljes së artë në Festivalin e Rinisë Botërore në Vjenë më 1959 etj. Selami Ibrahimit po i bëhen disa vite që nuk jeton më megjithatë ai do kujtohet gjatë. Për titujt kampionë, për rekordet e tij dhe për sukseset e shumta në sportin e notit.
Gjergj KOLA

Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën greke

E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë Berat Gjimshiti në ekipin e Atalantës ka marrë tjetër qasje pas largimit të trajnerit Gasperini.

Qendërmbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata ne verën e vitit të ardhshëm dhe shanset që skuadra bergamaske t’i rinovojë kontratën janë të pakta, marrë shkasë edhe prej moshës, 32 vjeç.

Mediat greke bëjnë të ditur se “rekordmenët” e Olympiacos janë të interesuar për Gjimshitin, transferim me parametra zero gjatë merkatos së verës 2026.

Aventura për liderin e Kombëtares në Superligën greke do të ishte një risi, aq më tepër te klubi më i madh në tokën helene.      

Milani nuk heq dorë nga ylli i Barçës, Tare kërkon me ngulm bomberin e sulmit

Jashtë Europe dhe Kupës në Itali, Milan tani është i fokusuar totalisht te gara në Serie A.

Drejtuesit e “djallit” insistojnë se objektiv mbetet vetëm rikthimi në Champions, por në kushte të tilla me vetëm një ndeshje në javë, Milan pa diskutim do të luajë për titull, por ky objektiv është i lidhur ngushtë edhe me merkaton e janarit.

Igli Tare do të kërkojë me çdo kusht t’i vendos në dispozicion trajnerit Alegri një sulmues të ri, për këtë arsye Tare ka planifikuar një takim kokë me kokë me super agjentin Pini Zahavi, i cili menaxhon Nkunku dhe Robert Levandovski. Tare kërkon të kuptojë nga agjenti i polakut nëse ekziston mundësia që Leva të transferohet në Milano, sigurisht edhe kushtet financiare.

Në këtë pikë, në skenë del edhe opsioni Nkunku, me Taren që kërkon të përfshijë në negociata ish sulmuesin e Çelsit. Nkunku zbarkoi në Milano gjatë verës për 38 milionë euro, plus 4 bonuse, por deri në këtë pikë të sezonit ka zhgënjyer totalisht. Tare është i gatshëm t’i jap Barçës sulmuesin francez, në mënyrë që Flik të lërë të lirë Lewandovskin.

Valdano, për krizën e Real Madrid: Xabi Alonso është i aftë, ata që nuk vrapojnë janë lojtarët

Jorge Valdano ka analizuar problemet e Real Madridit, duke theksuar se disa prej tyre janë “kronike”, sidomos vështirësia për të bërë presion, e lidhur “drejtpërdrejt me gjendjen shpirtërore dhe stimulimin”. Ai theksoi se “kundër Celta, skuadra mbeti me 10 lojtarë dhe vetëm atëherë gjeti një agresivitet që nuk e kishte treguar për një orë të tërë”.

“Presioni është thelbësor, sepse e mban ekipin të lidhur, të përqendruar dhe pa apati”, – nënvizoi Valdano. Ai shtoi se presioni duhet të jetë i vërtetë: “Siç thoshte Menotti: Nuk është çështje të shkosh e të lëshosh. Është çështje të shkosh dhe të kafshosh”.

Sipas tij, vështirësitë nisin nga sulmi: “Dy sulmuesit e mëdhenj të Realit janë shumë vendimtarë, por e kanë të vështirë betejën e parë”. Ai përmendi Mbappé (“shumë pak për një që mund të jetë më i miri në botë”) dhe Vinicius (“iu deshën 35 minuta të hynte në lojë”). 

Sa i përket rolit të Xabi Alonso, Valdano ishte i qartë: “E konsideroj Xabi Alonson një trajner të aftë; ata që nuk vrapojnë janë lojtarët, jo trajneri”.

Ndeshja e rradhës me Bylis, Vllaznia sërish me mungesa të sigurta

✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Një tjetër problem dhe mungesë për Vllazninë në ndeshjen e rradhës në kampionat do jetë ai i zëvendësimit të Elmando Gjinit. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave në duelin me Elbasanin dhe në këtë mënyrë nuk do jetë pjesë e sfidës së javës së 16-të kundër Bylis. Pavarësisht se ishte i kartoni i kuq ai që nxorri 23-vjeçarin jashtë loje kundër verdhebluve së fundmi, por mungesa e tij do ishte gjithsesi e sigurt kundër Bylis edhe me vetëm të verdhën e parë me të cilën u ndëshkua në minutën e 9-të.

Kjo pasi shtatlarti kishte plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, që automatikisht bëjnë të jesh i pezulluar për ndeshjen e rradhës. Dhe ndëshkimet me kartona me të vërtetë kanë qenë një problematikë e madhe për Vllazninë këtë sezon. Fakt që u vërtetua edhe në takimin e fundit ndaj Elbasanit, ku ishin plot 7 kartonë të verdhë dhe një i kuq në drejtim të futbollistëve kuqeblu. Ku emra si Gjini dy herë, Bajrami, Balaj, Kallaku, Krymi dhe Kastrati u “zverdhën” të gjithë.

Por, asnjë prej tyre nuk rrezikonte të mungonte në duelin e rradhës ndaj Bylis, pavarërisht se tek Vllaznia duhet të ketë një analizë për ndëshkimet e shumta të skuadrës. E ndërsa e sigurt është mungesa e Gjinit, një tjetër futbollist aë për të cilin ende ka shumë paqartësi për gjendjen e tij është Kristian Dros.

Me mesfushorin moldav i cili ka më shumë se dy muaj që qëndron jashtë fushave të lojës, ku në fillim u mendua vetëm një ndalesë e shkurtër për ish-mesfushorin e Elbasanit. Që nga ana e tij nuk zbret në fushë që nga data 04.10.2025, ku kuqeblutë mposhtën Elbasanin me rezultatin 1-0 në kuadër të javës së 6-të të kampionatit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

‘Arbitri i Vitit’, këta janë 4 emrat e nominuar për këtë edicion

Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.

Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.

Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .

Ish- trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç nga sot zyrtarisht në pankinën e një skuadre tjetër shqiptare

Ish- trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric nga sot është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i Drenicës. Pas një periudhe të gjatë pa ekip, gjermani ka vendosur që karrierën e tij si trajner ta vazhdojnë me kuqezinjtë e Superligës së Kosovës.

“Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende”, shkruan ndër të tjera klubi.

Kujtojmë se 50-vjeçari ka një të shkuar në Superioren e Shqipërisë. Ai ka qenë trajner i Vllaznisë, teksa u larguar disi papritur nga ta më 30 qershor të këtij viti.

Axhenda e javës së 16-të, ja kur luhet Vllaznia- Bylis

Është vendosur axhenda për ndeshjen Vora-Elbasani, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Dueli do të zhvillohet ditën e shtunë më 13 dhjetor, në orën 16:30. Në po të njëjtin orar luhet edhe Partizani me Flamurtarin.

Rikujtojmë që sfida tjetër Teuta-Tirana luhet në orën 19:30. Ndërsa të dielën më 14 dhjetor, luhet Vllaznia me Bylisin në orën 16:30 dhe sfida e fundit e javës së 16-të, mes Dinamos dhe Egnatias zhvillohet në orën 19:00.

Java 16-të

E shtunë, 13 dhjetor

Vora- Elbasani 16:30

Partizani- Flamurtari 16:30

Teuta- Tirana 19:30

E dielë, 14 dhjetor

Vllaznia- Bylis 16:30

Dinamo- Egnatia 19:00

Po shkëlqen me gola tek Vllaznia ‘B’, sulmuesi pret ‘shansin’ në ekipin e parë

✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia B po bën një kampionat të shkëlqyer në Kategorinë e Tretë këtë sezon, me kuqeblutë e drejtuar nga Brikeno Bizi që ndodhen në vendin e dytë të renditjes. Ku kuqeblutë kanë grumbulluar 16 pikë, duke pasur 1 më pak se Dinamo B e vendit të parë, por me kryeqytetasit që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar deri në këto momente të kampionatit.

Kështu shkodranët janë pretendentët kryesorë për ngjitjen në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Që është një qëllim dhe objektiv i vendosur nga klubi që në startin e edicionit 2025-26. Pavarësisht performancës shumë pozitive nga shumica e futbollistëve tek Vllazniq B, është një lojtar që po udhëheq me gola drejt sukseseve kuqeblutë. Fjala është për Klajti Halilin, sulmuesin e ardhur nga ekipet zinxhirë të shkodranëve dhe që nuk po ndalet së shënuari këtë sezon.

Me sulmuesin 20-vjeçar i cili ka shënuar 7 gola në 6 javë të zhvilluara në kampionat. Duke qenë kështu protagonist i skuadrës së Bizit, pavarësisht se jo në çdo takim Halili është prezantuar si titullar. Por, kjo nuk e ka penguar shkodranin të jetë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 7 rrjeta deri më tani e duke u ndjekur në këtë garë nga Bushi i Shënkollit dhe Koma i Dinamo B të cilët deri më tani kanë shënuar 5 gola.

Patjetër një formë e tillë e sulmuesit mund t’i japë atij një shans tek skuadra e parë e Vllaznisë. Duke qenë se aktualisht në rozën e kuqebluve janë vetëm dy sulmues tipikë si Balaj dhe Bismark. Me këtë të fundit që shumicën e kohës këtë edicion ka qenë i lënduar dhe nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij.

Teksa një vëmendje e drejtuesve dhe stafit teknik shkon tek skuadra B, që ka me të vërtetë elementë interesantë e një prej tyre është edhe Halili. I cili mund të ketë shansin e afrimit në skuadrën e parë duke parë edhe performancat e tij në fushën e lojës dhe golat e shënuar.

IRONIA E FATIT / Përsëritet historia, dyshja Ferataj- Koçi ndëshkojnë sërish Vllazninë pas tre vitesh

✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI


Arbitrimi i ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë pritet të përflitet gjatë, pas vendimeve që sipas pamjeve dhe analizave kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final. Gjyqtari kryesor Olsid Ferataj i tregoi Gjinit kartonin e dytë të verdhë në minutën e 27-të, duke e lënë Vllazninë me 10 futbollistë.

Në fakt, faulli u shkaktua nga Bajrami ndaj Tsaguesë, por kartoni i kuq për Gjinin është konsideruar i ekzagjeruar dhe vendim që prishi ekuilibrat e ndeshjes. Në VAR ishte Andi Koçi, i cili sërish nuk ndërhyri për të qartësuar situatën dhe për të identifikuar lojtarin përgjegjës në aksion. Kjo nuk është hera e parë që kjo dyshe arbitrash ngjall polemika në ndeshjet e Vllaznisë.

Tre vite më parë, pikërisht Ferataj në fushë dhe Koçi në VAR, anuluan një gol të rregullt të Aralicës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, episod që shkaktoi reagim të fortë nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Asokohe, klubi shkodran i kërkoi zyrtarisht FSHF-së përjashtimin e dyshes Ferataj–Koçi dhe që ata të mos caktoheshin më në ndeshjet e ekipeve shkodrane.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme ata u rikthyen sërish në një ndeshje të Vllaznisë, duke dhënë vendime që, edhe këtë herë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final. Ironikisht, ashtu si në episodin e golit të Aralicës, edhe këtë herë rolet ishin të njëjta: Ferataj kryesor dhe Koçi në VAR. Dy ndeshje, dy episode vendimtare dhe të njëjtët arbitra. Një rastësi e çuditshme që ka ngritur alarmin në Shkodër dhe ka tensionuar raportet mes klubit dhe Federatës si rrallëherë më parë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

Asnjë humbje në vitin 2025, stadiumi ‘Maradona’ është ‘fortesa’ e Napolit

Një vit kalendarik perfekt dhe pa asnjë “njollë”. Napoli i Antonio Contes e mbylli vitin 2025 (në shtëpi) me një rekord historik: pas fitores 2-1 ndaj Juventusit, “të kaltrit” përfunduan vitin pa asnjë humbje në stadiumin “Maradona”, qoftë në kampionat apo në kupë.

Kanë mbetur katër (ose pesë, varet nëse Napoli arrin në finalen e Superkupës Italiane) ndeshje deri në fund të vitit kalendarik: një ndeshje jashtë fushe e Ligës së Kampionëve kundër Benfikës, udhëtime në Udine dhe Kremona, dhe dy ndeshjet e Superkupës që do të luhen në Riad.

Numra rekord – Humbja e fundit në shtëpi daton saktësisht një vit më parë (8 dhjetor 2024, kundër Lazios). Që atëherë, Napoli e ka transformuar stadiumin e tij në një fortesë të pathyeshme: 13 fitore dhe 4 barazime në Serie A në vitin 2025. Një statistikë e ngjashme nuk ishte regjistruar në plot 38 vjet, që nga viti legjendar 1987.