Blog

  • Statistikat, Milani i Allegrit me hap kampioni

    Statistikat, Milani i Allegrit me hap kampioni

    Milani nuk ka pasur një nisje të tillë të sezonit që nga viti i fitimit të titullit kampion. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 31 pikët e fituara nga Milani në 14 javët e para të Serie A janë të barabarta me ato të koleksionuara në sezonin 2021-22 (sezoni kur kuqezinjtë fituan titullin për herë të fundit).

    Ekziston një statistikë historike që e bën Massimiliano Allegrin të buzëqeshë në lidhje me Champions League: në epokën e tre pikëve, sa herë që kuqezinjtë kanë tejkaluar shifrën e 30 pikëve në këtë fazë të sezonit, ata gjithmonë kanë përfunduar të paktën në podium. Shkurt, të gjitha shifrat janë në anën e kuqezinjve.

    Aktualisht kuqezinjtë kryesojnë renditjen e Serie A (bashkë me Napolin) me 31 pikë pas 14 ndeshjeve të luajtura.

  • Kampionati 5×5 Masters/ Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ mund 6-4 Veteranët e Vllaznisë dhe vijon të kryesojë renditjen

    Kampionati 5×5 Masters/ Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ mund 6-4 Veteranët e Vllaznisë dhe vijon të kryesojë renditjen

    ✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

    Ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë ndaj ekipit të veteranëve të Vllaznisë dhe si rrjedhojë kryesojnë sërish renditjen edhe pas javës së pestë të kampionatit. Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve është luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportiv “Zmijani” dhe është fituar nga universitarët me rezultatin 6-4.

    Në fakt kjo përballje ka nisur më mirë për veteranët e Vllaznisë që shënojnë të parët me anë të Valmir Kurtit, por reagon ekipi i Universitetit që barazon me Erion Mandin. Megjithatë Kurti do të shënonte edhe dy herë të tjera duke i çuar shifrat në 3-1. Gjithsesi kjo nuk mjafton sepse Andi Çekaj dhe Zamir Lumanaj me golat e tyre do të bënin që pjesa e parë të mbyllej në shifrat e barabarta 3-3.

    Në fillimin e së dytës, ekipi i Universitetit do të kalonte për herë të parë në avantazh me golin e Lumanajt, por Kurti do të barazonte teksa do të shënonte golin e katërt personal të tij. U duk se takimi do të kishte rivalitet deri në fudn, por freskia fizike e lojtarëve të Universitetit do të ishte vendimtare.

    Ato do të shënonin edhe dy gola të tjerë me anë të Çekajt dhe Mandit duke e fituar në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 6-4. Me këtë fitore, ky ekip ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe për momentin kryeson i vetëm renditjen e kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, me partner Shoqatën “Pro Sport”.

  • Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën greke

    Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën greke

    E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë Berat Gjimshiti në ekipin e Atalantës ka marrë tjetër qasje pas largimit të trajnerit Gasperini.

    Qendërmbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata ne verën e vitit të ardhshëm dhe shanset që skuadra bergamaske t’i rinovojë kontratën janë të pakta, marrë shkasë edhe prej moshës, 32 vjeç.

    Mediat greke bëjnë të ditur se “rekordmenët” e Olympiacos janë të interesuar për Gjimshitin, transferim me parametra zero gjatë merkatos së verës 2026.

    Aventura për liderin e Kombëtares në Superligën greke do të ishte një risi, aq më tepër te klubi më i madh në tokën helene.      

  • Milani nuk heq dorë nga ylli i Barçës, Tare kërkon me ngulm bomberin e sulmit

    Milani nuk heq dorë nga ylli i Barçës, Tare kërkon me ngulm bomberin e sulmit

    Jashtë Europe dhe Kupës në Itali, Milan tani është i fokusuar totalisht te gara në Serie A.

    Drejtuesit e “djallit” insistojnë se objektiv mbetet vetëm rikthimi në Champions, por në kushte të tilla me vetëm një ndeshje në javë, Milan pa diskutim do të luajë për titull, por ky objektiv është i lidhur ngushtë edhe me merkaton e janarit.

    Igli Tare do të kërkojë me çdo kusht t’i vendos në dispozicion trajnerit Alegri një sulmues të ri, për këtë arsye Tare ka planifikuar një takim kokë me kokë me super agjentin Pini Zahavi, i cili menaxhon Nkunku dhe Robert Levandovski. Tare kërkon të kuptojë nga agjenti i polakut nëse ekziston mundësia që Leva të transferohet në Milano, sigurisht edhe kushtet financiare.

    Në këtë pikë, në skenë del edhe opsioni Nkunku, me Taren që kërkon të përfshijë në negociata ish sulmuesin e Çelsit. Nkunku zbarkoi në Milano gjatë verës për 38 milionë euro, plus 4 bonuse, por deri në këtë pikë të sezonit ka zhgënjyer totalisht. Tare është i gatshëm t’i jap Barçës sulmuesin francez, në mënyrë që Flik të lërë të lirë Lewandovskin.

  • Valdano, për krizën e Real Madrid: Xabi Alonso është i aftë, ata që nuk vrapojnë janë lojtarët

    Valdano, për krizën e Real Madrid: Xabi Alonso është i aftë, ata që nuk vrapojnë janë lojtarët

    Jorge Valdano ka analizuar problemet e Real Madridit, duke theksuar se disa prej tyre janë “kronike”, sidomos vështirësia për të bërë presion, e lidhur “drejtpërdrejt me gjendjen shpirtërore dhe stimulimin”. Ai theksoi se “kundër Celta, skuadra mbeti me 10 lojtarë dhe vetëm atëherë gjeti një agresivitet që nuk e kishte treguar për një orë të tërë”.

    “Presioni është thelbësor, sepse e mban ekipin të lidhur, të përqendruar dhe pa apati”, – nënvizoi Valdano. Ai shtoi se presioni duhet të jetë i vërtetë: “Siç thoshte Menotti: Nuk është çështje të shkosh e të lëshosh. Është çështje të shkosh dhe të kafshosh”.

    Sipas tij, vështirësitë nisin nga sulmi: “Dy sulmuesit e mëdhenj të Realit janë shumë vendimtarë, por e kanë të vështirë betejën e parë”. Ai përmendi Mbappé (“shumë pak për një që mund të jetë më i miri në botë”) dhe Vinicius (“iu deshën 35 minuta të hynte në lojë”). 

    Sa i përket rolit të Xabi Alonso, Valdano ishte i qartë: “E konsideroj Xabi Alonson një trajner të aftë; ata që nuk vrapojnë janë lojtarët, jo trajneri”.

  • Ndeshja e rradhës me Bylis, Vllaznia sërish me mungesa të sigurta

    Ndeshja e rradhës me Bylis, Vllaznia sërish me mungesa të sigurta

    ✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

    Një tjetër problem dhe mungesë për Vllazninë në ndeshjen e rradhës në kampionat do jetë ai i zëvendësimit të Elmando Gjinit. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave në duelin me Elbasanin dhe në këtë mënyrë nuk do jetë pjesë e sfidës së javës së 16-të kundër Bylis. Pavarësisht se ishte i kartoni i kuq ai që nxorri 23-vjeçarin jashtë loje kundër verdhebluve së fundmi, por mungesa e tij do ishte gjithsesi e sigurt kundër Bylis edhe me vetëm të verdhën e parë me të cilën u ndëshkua në minutën e 9-të.

    Kjo pasi shtatlarti kishte plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, që automatikisht bëjnë të jesh i pezulluar për ndeshjen e rradhës. Dhe ndëshkimet me kartona me të vërtetë kanë qenë një problematikë e madhe për Vllazninë këtë sezon. Fakt që u vërtetua edhe në takimin e fundit ndaj Elbasanit, ku ishin plot 7 kartonë të verdhë dhe një i kuq në drejtim të futbollistëve kuqeblu. Ku emra si Gjini dy herë, Bajrami, Balaj, Kallaku, Krymi dhe Kastrati u “zverdhën” të gjithë.

    Por, asnjë prej tyre nuk rrezikonte të mungonte në duelin e rradhës ndaj Bylis, pavarërisht se tek Vllaznia duhet të ketë një analizë për ndëshkimet e shumta të skuadrës. E ndërsa e sigurt është mungesa e Gjinit, një tjetër futbollist aë për të cilin ende ka shumë paqartësi për gjendjen e tij është Kristian Dros.

    Me mesfushorin moldav i cili ka më shumë se dy muaj që qëndron jashtë fushave të lojës, ku në fillim u mendua vetëm një ndalesë e shkurtër për ish-mesfushorin e Elbasanit. Që nga ana e tij nuk zbret në fushë që nga data 04.10.2025, ku kuqeblutë mposhtën Elbasanin me rezultatin 1-0 në kuadër të javës së 6-të të kampionatit.

    Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

  • ‘Arbitri i Vitit’, këta janë 4 emrat e nominuar për këtë edicion

    ‘Arbitri i Vitit’, këta janë 4 emrat e nominuar për këtë edicion

    Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.

    Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.

    Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .

  • Ish- trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç nga sot zyrtarisht në pankinën e një skuadre tjetër shqiptare

    Ish- trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç nga sot zyrtarisht në pankinën e një skuadre tjetër shqiptare

    Ish- trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric nga sot është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i Drenicës. Pas një periudhe të gjatë pa ekip, gjermani ka vendosur që karrierën e tij si trajner ta vazhdojnë me kuqezinjtë e Superligës së Kosovës.

    “Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende”, shkruan ndër të tjera klubi.

    Kujtojmë se 50-vjeçari ka një të shkuar në Superioren e Shqipërisë. Ai ka qenë trajner i Vllaznisë, teksa u larguar disi papritur nga ta më 30 qershor të këtij viti.

  • Axhenda e javës së 16-të, ja kur luhet Vllaznia- Bylis

    Axhenda e javës së 16-të, ja kur luhet Vllaznia- Bylis

    Është vendosur axhenda për ndeshjen Vora-Elbasani, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Dueli do të zhvillohet ditën e shtunë më 13 dhjetor, në orën 16:30. Në po të njëjtin orar luhet edhe Partizani me Flamurtarin.

    Rikujtojmë që sfida tjetër Teuta-Tirana luhet në orën 19:30. Ndërsa të dielën më 14 dhjetor, luhet Vllaznia me Bylisin në orën 16:30 dhe sfida e fundit e javës së 16-të, mes Dinamos dhe Egnatias zhvillohet në orën 19:00.

    Java 16-të

    E shtunë, 13 dhjetor

    Vora- Elbasani 16:30

    Partizani- Flamurtari 16:30

    Teuta- Tirana 19:30

    E dielë, 14 dhjetor

    Vllaznia- Bylis 16:30

    Dinamo- Egnatia 19:00

  • Po shkëlqen me gola tek Vllaznia ‘B’, sulmuesi pret ‘shansin’ në ekipin e parë

    Po shkëlqen me gola tek Vllaznia ‘B’, sulmuesi pret ‘shansin’ në ekipin e parë

    ✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

    Vllaznia B po bën një kampionat të shkëlqyer në Kategorinë e Tretë këtë sezon, me kuqeblutë e drejtuar nga Brikeno Bizi që ndodhen në vendin e dytë të renditjes. Ku kuqeblutë kanë grumbulluar 16 pikë, duke pasur 1 më pak se Dinamo B e vendit të parë, por me kryeqytetasit që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar deri në këto momente të kampionatit.

    Kështu shkodranët janë pretendentët kryesorë për ngjitjen në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Që është një qëllim dhe objektiv i vendosur nga klubi që në startin e edicionit 2025-26. Pavarësisht performancës shumë pozitive nga shumica e futbollistëve tek Vllazniq B, është një lojtar që po udhëheq me gola drejt sukseseve kuqeblutë. Fjala është për Klajti Halilin, sulmuesin e ardhur nga ekipet zinxhirë të shkodranëve dhe që nuk po ndalet së shënuari këtë sezon.

    Me sulmuesin 20-vjeçar i cili ka shënuar 7 gola në 6 javë të zhvilluara në kampionat. Duke qenë kështu protagonist i skuadrës së Bizit, pavarësisht se jo në çdo takim Halili është prezantuar si titullar. Por, kjo nuk e ka penguar shkodranin të jetë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 7 rrjeta deri më tani e duke u ndjekur në këtë garë nga Bushi i Shënkollit dhe Koma i Dinamo B të cilët deri më tani kanë shënuar 5 gola.

    Patjetër një formë e tillë e sulmuesit mund t’i japë atij një shans tek skuadra e parë e Vllaznisë. Duke qenë se aktualisht në rozën e kuqebluve janë vetëm dy sulmues tipikë si Balaj dhe Bismark. Me këtë të fundit që shumicën e kohës këtë edicion ka qenë i lënduar dhe nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij.

    Teksa një vëmendje e drejtuesve dhe stafit teknik shkon tek skuadra B, që ka me të vërtetë elementë interesantë e një prej tyre është edhe Halili. I cili mund të ketë shansin e afrimit në skuadrën e parë duke parë edhe performancat e tij në fushën e lojës dhe golat e shënuar.