HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave na nderon sërish. Kualifikohet në turin e dytë të...

Vllaznia e femrave na nderon sërish. Kualifikohet në turin e dytë të ‘Europa Cup’

Pa shkelqimin e ndeshjes se pare, megjithate Vllaznia edhe sonte ka triumfuar me te njejtin rezultat 2-0 ndaj ukrainaseve te Kolos Kovalivka dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne turin e dyte te “UEFA Women’s Europa Cup”.

Pjesa e pare e kesaj ndeshje te luajtur po ashtu ne stadiumin “Loro Boriçi” ka qene shume e dobet per vajzat kuqeblu, te cilet nuk paraqiten vlerat e tyre me te mira dhe jane futbollistet e Kolos qe shfaqen rrezikshem ne zonen shkodrane dhe ne 2-3 momente eshte merita e portieres se Vllaznise qe e mbajti porten te paprekur.

Ne pjesen e dyte gjera ndryshojne dhe loja rritet derisa do te vinte goli i pare, i shenuar nga Megi Doçi, nderkohe qe ne minutat e fundit do te kishte vend edhe per nje gol te dyte qe ka autoresine e futbollistes Teresa Deda dhe ne kete menyre i gjithe takimi mbyllet me rezultatin 2-0 ne favor te Vllaznise.

Ne kete menyre me dy fitore, 4 gola te shenuar dhe asnje tee pesuar, kampionia e Shqiperise e sheh veten ne turin e dyte te ketij kompeticioni europian dhe padyshim qe do te kerkoje te shkoje edhe me tej ne ndeshjet qe do te luhen ne muajin tetor.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments