Masimiliano Alegri është duke qëndruar në pauzë tashmë prej një viti, ndërsa pritet që sezonin e ardhshëm të marrë drejtimin e ndonjë klubi pasi kërkesat ndaj ishit të Juventus nuk mungojnë. Ndërkohë, në një intervistë të fundit për “Marca”, Alegri tregon edhe pse para dy viteve nuk mori drejtimin e Real Madrid, ndërsa shprehet i bindur se Ronaldo do të qëndroj edhe për shumë vite te Juventusi.

“Para dy viteve kisha një kontakt me Realin e Madridit. Por, nuk ndodhi asgjë sepse unë kisha një kontratë me Juventusin. Ndërkohë, ndjenja edhe një vlerësim të madh nga drejtuesit dhe nga tifozët bardhezi”.

Ronaldo? “Kristiano do të qëndroj edhe për shumë vite te Juventusi. Ai i ka lejuar Juventusit të bëjë një hap të madh në rritjen e kualitetit”, u shpreh Alegri. /VipSport/