Ish-futbollisti i kombëtares, Altin Rrakli e konsideron të merituar fitoren e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tbilisi, për Ligën e Kombeve.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rraklli u shpreh se sfida ishte agresive dhe shtoi se kuqezinjtë mbajtën ritmin e ndeshjes.
“Ishin dy ndeshje komplet të kundërta. Nga ana e anagzhimit, agresivitetit të skuadrës, ndërlidhjes së reparteve me njëra-tjetrën. Ndryshe me Çekinë dhe ndryshe sot. E mbajtëm ritmin, nuk pësuam gol. Patëm dy, tre raste nga ana e tyre, na erdhën nga krosimet, që nuk u treguam shumë të vëmendshëm.
Patjetër, ne bëmë lojën dje. Plotësisht e merituar. Nuk ishte ndeshje perfekte. Me rezultat 0-1 nuk je shumë i sigurt. Duhet ta zgjidhim lojën shumë më shpejt. Ne, me modulin e lojës që ka zgjedhur trajneri, ne kemi shumë pak forca sulmuese, sulmues të mirëfilltë.
Dje shënoi Asllani, sulmuesit tanë nuk po shënojnë. Sulmuesi kryesor punon shumë, vrapon shumë, një sulmues i vetëm të bëjë anën ofensive dhe difensive. Ky është moduli që ka zgjedhur trajneri”, theksoi ai./abcnews/