Nga Gjergj KOLA
Vllaznia ne atletike per meshkuj eshte shpallur sot kampione e Shqiperise per here te 29-te ne historine e saj. Atletet shkodrane kane dominuar ne garat e zhvilluara per dy dite me rradhe ne stadiumin “Elbasan Arena” dhe si rrjedhoje me 186 pike te grumbulluara ka zene vendin e pare ne renditjen ekipore.
Kampionati ka nisur diten e djeshme dhe menjehere atletet e Vllaznise jane shfaqur superiore ndaj rivaleve te tyre. Leandro Çardaku u shpall kampion në garën e 100 metrave me kohën 10:80 sekonda. Franko Burraj konfirmoi formën e tij të shkëlqyer në 400 metra duke ndalur kronometrin në 46:46 sekonda dhe u shpall kampion!
Në kërcim së gjati, Muhamet Çangeli siguroi vendin e parë me rezultatin 7.42 metra. Në garën e 800 metrave 18-vjeçari Sidrit Kopliku tregoi potencial të madh duke fituar titullin kampion me kohën 1:59.63. Nderkohe ne garat e femrave Erisa Rrasa triumfoi në kërcim së gjati për femra me rezultatin 5.20 metra.
Në stafeten 4x100m, Franko Burraj, Leandro Çardaku, Durjon Idrizaj dhe Endri Rakaj dhanë një performancë spektakolare duke u shpallur kampionë me kohën 41:49 sek – vetëm 1 të qindta sekonde larg rekordit kombëtar (41.48)!
Ndersa ne garat e sotme, spikat serish atleti Franko Burraj. Ai ne 200 metra ka vendosur kohen 21:03 sekonda duke vendosur nje rekord te ri kombetar duke thyer rekordin e meparshem qe mbahej nga vete ai me kohen 21:19. Franko Burraj u shpall gjithashtu sportisti më i mirë i aktivitetit me 1062 pikë olimpike!
Durjon Idrizaj ne 400 metra me pengesa u shpall kampion kombetar me kohën 56:86. Sidrit Kopliku u shpall kampion edhe ne 1500 metra me kohën 4’15”43. Glenis Haxhiaj u shpall kampion ne kërcim së larti me 1.90 metra ndersa Kolindo Kiri u shpall kampion ne trehapesh 14:82 metra. Nderkohe edhe ne stafeten 4×400 metra Franko Burraj, Durjan Idrizaj, Muhamet Çangeli dhe Sidrit Kopliku u shpall kampion me kohën 3’22”55.
Per t’u permendur jane edhe vendet e dyta te arritura nga sportistet Leandro Çardaku ne 200 m me 22.12 sekonda, Muhamet Çangeli ne kërcim trehapesh me 14.46 metra, Erisa Rrasa ne kërcim trehapash me 10.86 metra, Durjon Idrizaj në 110 metra me kohën 14.90 sekonda dhe Endri Rakaj zuri vendin e dytë në 100 metra (10.92 sek) si dhe në kërcim së gjati me 7.22 metra.
Ne kete menyre Vllaznia ne atletike per meshkuj eshte shpallur kampione serish dhe kjo padyshim qe eshte merite e te gjithe sportisteve dhe po ashtu edhe i trajnereve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.
Titulli kampion i sivjetem per Vllaznine eshte i 17-ti rradhazi dhe i 29-ti ne total per te, duke barazuar ne kete menyre ekipin e Partizanit si rekordmenet e titujve ne Shqiperi dhe padyshim qe atletet shkodrane do te tentojne vitin e ardhshem ta thyejne kete rekord duke fituar titullin e 30-te kampion.(www.shkodrasport.com)