Beselidhja ne basketboll per meshkuj mori pasditen e djeshme edhe fitoren e dyte ne kampiont, por kete here mbeti per shume pak pike pa kapur shifren 100 te tyre shenuar ne sfiden ndaj Kamzes, luajtur ne sallen sportive te kesaj te fundit.

Lezhjanet e drejtuar nga Afrim Bilali triumfuam me rezultatin 97-70, ne nje takim te dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kamzalinjve. Perballja ka nisur me vrull per lezhjanet te cilet ne fakt ne perioden e pare hasin ne njefare rezistence te vendase dhe ajo do te mbyllej 27-21 ne favor te Beselidhjes.

Edhe ne te dyten thuajse e njejta histori, me rezultatin 19-17 ne favor te saj duke shkuar ne kete menyre ne pushim me nje diference prej vetem 8 pikesh. Por ajo do te thellohej ne dy periodat e tjera. E treta do te fitohej 28-22 ndersa e katerta 23-10 dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te perfundonte me rezultatin e pergjithshem 97-70.

Per Beselidhjen ka spikatur mbi te gjithe lojtari Julian Hamati i cili ne kete ndeshje shenoi plot 26 pike. Skuadra lezhjane kryeson renditjen e kampionatit pas javes se dyte te tij, duke i rikonfirmuar edhe njehere tjeter si pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion edhe kete sezon./www.shkodrasport.com/