Skuadra e Beselidhjes qe prej dites se djeshme ka nisur stervitjen dhe si rrjedhoje ka filluar te mendoje per sezonin e ri qe starton me 21 shtator. Kuptohet qe lezhjanet jane shume te vonuar me pergatitjet e tyre, por gjeja me pozitive eshte se skuadra eshte thuajse e formuar.

Drejtuesit e klubit fale kontratave afatgjata qe kane patur me shumicen e lojtareve, por edhe me stafin teknik, kane ruajtur boshtin e skuadres dhe per kete arsye Beselidhja e sezonit te ri eshte thuajse e formuar.

Keshtu, ne stervitjet e ketyre dy diteve ka qene portieri Hoxha qe mendohet te jete titullar kete sezon. Ai ka luajtur edhe sezonin e kaluar dhe ne shtate ndeshje nuk ka pesuar gol. Po ashtu, pjese e skuadres jane serish edhe kapiteni Dibra, per te vazhduar me Ruqin, Elbasanin, Vukajn e David Markun.

Per te vazhduar me Kacelin, Perlesin, Napolon Markun, Tatejn e Alcani. Kjo pritet te jete baza e Beselidhjes per sezonin e ri, nderkohe qe ne stervitje ka edhe shume lojtare te tjere te rinj qe po shihen me kujdes nga ana e stafit teknik, e po ashtu edhe disa lojtare qe jane ne prove.

Per momentin askush tek Beselidhja nuk ka deshire te flase per objektiva paraprake ne sezonin e ri. Objektivi i pare dhe i vetem eshte futja ne zonen play-off dhe me pas do shikohet se çfare mund te behet me shume, por shpresat nuk duken shume te medha per te siguruar ngjitjen nje kategori me lart as kete sezon./www.shkodrasport.com/