Beselidhja ne basketboll nuk ka nder mend te ndalet ne rrugetimin e saj drejt titullit te dyte kampion rradhazi. Lezhjanet kane arritur mbremjen e djeshme te mundin lehtesisht edhe Tiranen me shifrat 91-59 dhe ne kete menyre kane siguruar fitoren e 10-te ne po kaq takime te luajtura ne kampionat.
Djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali vetem ne perioden e pare kane patur deri diku rivalitet dhe kjo tregohet edhe tek rezultati i saj, 26-22 ne favor te tyre. Por e dyta ishte histori tjeter. Ne fushe eshte vetem Beselidhja qe dominon ne te gjitha drejtimet dhe si rrjedhoje e fiton 25-8 dhe ne kete menyre shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 21 pikesh.
Kaq mjafton per te treguar se ndeshja nuk mund te kete alternative tjeter veç fitores se lezhjaneve. Ne perioden e trete, e fitojne 20-18 duke ruajtur avantazhin, te cilin e thellojne edhe me shume ne te katerten duke e fituar edhe ate 20-12 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 91-59.
Fitorja me 32 pike diference ndaj nje skuadre qe konsiderohet rivale siç eshte Tirana, tregon me se miri per forcen e kesaj Beselidhje e cila duket e pandalshme ne rrugetimin e saj. 10 fitore ne 10 ndeshje te luajtura, eshte treguesi me i miri i kampionatit te dominuar ne menyre absolute prej saj./www.shkodrasport.com/