Florian Biba ka deklaruar se Kukësi ka objektiv shpëtimin nga rënia dhe se do t’ia dal qëllimit. Administratori i Kukësit para finales ka folur për RTSH ku ka thënë se Kukësi do të luajë për gjithçka në finalen kudnër Egnatias, fanela e së cilës peshon më pak se e veriorëve sipas tij. Administratori Biba pohoi oferta për Emiliano Çelën në drejtim të bluve.
“Atëherë, skuadra vjen e plotë. Dihen diferencat mes ekipeve. Fanela jonë shumë herë më e rëndë se ajo e Rrogozhinës. Presionin e kanë ata.
Ne luajmë gjithçka për gjithçka. Çunat janë me meritë këtu për atë çfarë kanë bërë vjet. Ndeshje decisive. Gjithë ecuria e kampioantit, lojtarët kanë bërë shumë mirë në këtë pjesë të sezonit.
Kemi 2 ose 3 oferta në transferime. Mos të harrojmë që e kemi marrë ekipin vetëm 8 ditë para startit të kampionatit. Emiliano Çela trajneri më i mirë i kategorisë së Parë. Kukësi shpëton. Ky është objektivi.
Organizimi shumë shpenzime të mëdha për të rinjtë. Çfarë na bëri të futemi në këtë biznes ishte e gjithë puna që ka bëër Federata. Në fund të ditës e kemi biznes dhe ne fitojmë. Ligji për lojtarët do të na ndihmojnë. Në Kategori të Parë më shumë investime në krahasim me Superioren. Çelan e ka këkruar një klub brenda dhe një jashtë”, u shpreh Biba.