Eksperti italian Carlo Ancelotti u bë trajneri me më shumë ndeshje në historinë e Ligës së Kampionëve, duke përfshirë edhe ish Kupën e Kampionëve.
Italiani mbrëmë u ul në stolin e Real Madridit në humbjen 2-0 ndaj Liverpoolit, që ishte ndeshja e tij e 215-të në garën më të fortë evropian të klubeve.
Me këtë ai kaloi legjendarin Sir Alex Ferguson, ish-trajnerin e Manchester United, i cili e drejtoi skuadrën 214 herë në Ligën e Kampionëve.
Ancelotti ka trajnuar ekipe si Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Bayern, Napoli dhe Real Madrid, ku Ancelotti ka arritur 123 fitore.
Me Milanin dy herë fitoi titullin si kampion i Evropës, tre herë me Real Madridin. Ai konsiderohet nga shumë njohës si trajneri më i madh në histori të futbollit. /Telegrafi/