Vllaznia prezanton dy blerjet e fundit: Devrnja dhe Jeftiç

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë sot prezantimin zyrtar të dy blerjeve të saj të fundit, të basketbollistëve serbë Bogoljub Devrnja dhe Nikola Jeftiç. Ka qenë inspektori I lojërave me dorë në klubin Vllaznia Astrit Zaganjori dhe trajneri Bledar Gjeçaj që kanë bërë prezantimin e tyre duke I konsideruar dy  blerje shumë të rëndësishme në prag të nisjes së fazës më të rëndësishme të kampionatit, asaj të plej- ofit. Trajneri I këtij ekipi Bledar Gjeçaj duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, I ka konsideruar dy blerje shumë të rëndësishme ato të bëra së fundi.

Vllaznia mund ekipin e Pejës në miqësoren e luajtur në Ulqin

0

Vllaznia përveç ndeshjes së sotme ndaj Skënderbeut, të vlefshme për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj, ka zhvilluar mbrëmë edhe një ndeshje miqësore në Ulqin. Në fakt duket disi e pakuptimtë zhvillimi i dy ndeshjeve brenda pak orëve por stafi drejtues shkodran duke e konsideruar disi të lehtë takimin e sotëm, nuk mund t'i thoshte "jo" zhvillimit të një miqësoreje ndaj eipit të Pejës. Ky i fundit udhëheq kampionatin kosovar dhe që ka në përbërje të tij edhe basketbollistë amerikanë të shumëpaguar.

Kombëtarja e basketbollit të Afganistanit ndeshje miqësore me ekipin e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’

0
Kombëtarja e Afganistanit në basketboll për femra, e sistemuar në Shqipëri me rezidencë në Shëngjin, ka zgjedhur Shkodrën që të bashkëpunojë në organizimin e aktiviteteve sportive të përbashkëta. Kështu, Kombëtarja e basketbollit të femrave afgane, ka zhvilluar disa takime...

Vllaznia, vjen humbja e parë. Mundet 75-83 nga Kamza Basket

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj më në fund është ndalur. Pas 14 ndeshjesh të shoqëruara me fitore, pasditen e djeshme ajo është mundur në kryeqytet nga rivali kryesor për titull kamza Basket. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit të kamzës në fakt është shoqëruar me një rivalitet të fortë, aq sa për të përcaktuar ekipin fitues është dashur të luhet kohë shtesë. Ndeshja ka nisur mirë për Vllazninë. Ajo ka fituar periodën e parë me rezultatin 20 me 12 dhe kjo epërsi është thelluar në periodën e dytë teksa e ka fituar atë me rezultatin 22 me 15.

Vllaznia kampione edhe me U-12. Katë tituj kampion në basketboll

0

Një sezon që ka folur i gjithë për Vllazninë në basketboll. Pas titullit kampion me të rriturit dhe atij me të rinjtë, ditët e fundit ekipet e klubit Vllaznia kanë arritur të fitojnë edhe dy tituj të tjerë kampionë. Fillimisht me U-16 ndërsa sot është shpallur kampion edhe me U-12. Ndeshja finale është luajtur në mesditë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe përballë ekipit shkodran ka qenë Superior Klima e Tiranës. Epërsia e basketbollistëve të vegjël të Vllaznisë të drejtuar nga ana e trajnerëve Bledar Gjeçaj dhe Afërdita Rakaj ka qenë e madhe dhe në fund ata janë shpallur fitues duke merituar kështu edhe titullin kampion.

STATISTIKA/ Vllaznia e basketbollit të femrave, ja gjithë pikëshënueset e sezonit

0
Vllaznia ne basketboll per meshkuj ia doli te arrije objektivin e saj per sezonin qe sapo u mbyll, ate te kualifikimit ne mes kater skuadrave me te mira te kampionatit dhe luajtjen e ndeshjeve te fazes play-off. Natyrisht qe nuk...

Basketbollistët e Vllaznisë vizitë në shtëpinë e fëmijës

0

Basketbollistët e Vllaznisë përveçse fitues në fushën e lojës, kanë treguar se dinë të jenë njerëzor edhe jashtë sportit. Këtë e kanë treguar më së miri edhe me gjestin e bërë pasditen e së enjtes kur të gjithë pjestarët e ekipit, të shoqëruar nga trajneri Bledar Gjeçaj dhe drejtori I klubit Vllaznia Mark Kroqi, kanë qenë të pranishëm në shtëpinë e fëmijës 6-16 vjeç  në Shkodër për t’iu gjendur pranë nxënësve të saj e për t’I treguar se e kanë një vend ku të mbështeten për ingranimin e tyre në jetë. Në shenjë simbolike, atyre u është dhuruar edhe topi I basketbollit.

Vllaznia kalon lehtësisht Teutën në gjysmëfinalen e parë

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë detyrën duke e fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Teutës dhe duke hedhur hapin e parë drejt kalimit në finale. Përballë durrsakëve ajo ka fituar pa shumë vështirë me rezultatin 93-56. Me përjashtim të periodës së parë, në pjesën tjetër skuadra shkodrane dominoi në parketin e "Qazim Dervishit". Teuta tenton në start të befasojë Vllazninë, por shpejt skuadra vendase merr komandën e lojës dhe udhëheq 41-27.

Të shtunën startojnë kampionatet e basketbollit. Vllaznia e nis nga Durrësi

0
Pas 11 muaj mungesë, basketbolli shqiptar tashmë është gati për sezonin e ri 2020-2021, që për të rritur dhe për të rritura do të nisë më 27 shkurt. Me praninë e presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari,...

Gjeçaj: Ky do jetë kampionati më i fortë i gjithë këtyre viteve

0

Vllaznia e tij kampione në fuqi, Tirana, Teuta. Kush do të jetë kampionia e këtij sezoni? As vetë Bledar Gjeçaj nuk është në gjendje t'i japë një përgjigje të sinqertë ndonëse zemra i thotë për skuadrën e tij. Kjo ngaqë, trajneri i kuqebluve është i mendimit se ky aktuali do të jetë kampionati më i fortë i gjithë këtyre viteve të fundit dhe nuk është shumë e qartë se kush do ta fitojë.