Vllaznia për femra fiton 91-81 në Elbasan për javën e 10-të

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë, ka arritur dje një fitore me shumë vlera në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit. Ai ka mundur në Elbasan skuadrën vendase me rezultatin 91 me 81. Vajzat shkodrane e kanë udhëhequr ndeshjen që nga sekondat e para të saj dhe deri në fund. Vllaznia ka bërë një lojë të kujdesshme në këtë ndeshje. Ka fituar periodën e parë 23 me 21 dhe këtë epërsi nuk ka arritur në fakt ta ruajë në periodën e dytë e cila është fituar nga Elbasani në shifrat 25 me 14. Megjithatë gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër në periodën e tretë. Vllaznia luan më mirë, fiton 25 me 14 dhe e kthen rezultatin në favor të saj.

E trishtë për sportin në Shkodër / Edhe Vllaznia e basketbollit të meshkujve drejt...

0
Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte me teper se kurre shume prane renies nga Superliga. Basketbollistet kuqeblu te drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi u mposhten edhe kete fundjave nga Tirana ne shtepi. Tashme, fatkeqesisht me kete humbje, Vllaznia po e...

Vllaznia fiton në fund me vetëm një pikë ndaj Kamza Basket

0

Një fitore shumë të vështirë ka arritur sonte Vllaznia në Kamëz ndaj skuadrës vendase në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit kombëtar të meshkujve. Në fund të takimit ka vendosur një trepikësh i Mirza Sarajlija dhe vetëm falë tij shkodranët kanë fituar 71-70. Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar që nga fillimi e deri në fund. Perioda e parë e ndeshjes do fitohej nga Kamza me rezultatin 20-18.

Vllaznia nesër për fitore edhe ndaj Partizanit

0
Fitorja të mërkurën ndaj Rahovecit në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike, ka bërë që atmosfera në kampin shkodran të jetë e mirë tashmë megjithatatë basketbollistët dhe stafi teknik nuk kanë patur kohë të festojnë. Kjo ngaqë ata do...

Vllaznia për femra shënon 105 pikë ndaj Elbasanit

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur një fitore shumë të thellë pasditen e sotme në ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar. Në ballafaqimin me ekipin e Elbasanit, luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" vajzat shkodrane kanë arritur të shënojnë plot 105 pikë ndërkohë që kanë pësuar vetëm 52 duke e fituar ndeshjen kësisoj me një diferencë të madhe pikësh prej 53 të tilla. Ndeshja është dominuar nga fillimi dhe deri në fund prej tyre. Në periodën e parë, ekipi i drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha ka fituar thellësisht 30-12.

Vllaznia fiton edhe në Durrës dhe shpallet kampione e Shqipërisë

0

Vllaznia është shpallur sot në mbrëmje kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas triumfit 102-76 arritur ndaj Teutës në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në finalen e katërt play off-it. Shkodranët mbrojtën titullin fituar vjet, duke triumfuar 3-1 me ndeshje ndaj rivalëve durrsakë. Ky është trofeu i vetëm i Vllaznisë këtë sezon, që pasi humbi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, arriti të rrëmbejë titullin kampion. Një triumf i vështirë por i merituar i ekipit shkodran të trajnerit Gjeçaj, që konfirmohet si skuadra më e mirë, teksa falë punës dhe investimeve arrin të shpallet kampione.

Trajneri Jones: Objektivi i Vllaznisë është të jetë në garë për kampionatin /VIDEO

0
Basketbollistet e Vllaznise pasditen e djeshme moren fitoren e dyte ne kampionat teksa munden ne Shkoder ekipin e Partizanit me rezultatin 80-58. Kuqeblute nuk e vune asnjehere ne dyshim fitoren dhe ajo qe shihet eshte se gjendja e ekipit...

Vllaznia “turpërohet” në Kamëz. Mundet me 41 pikë. Të dielën ndeshja e tretë

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj është mundur thellë nga ekipi Kamza Basket në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit. Ajo është zhvilluar pasditen e djeshme në sallën sportive të Kamzës dhe vendasit kanë fituar me rezultatin e thellë 88 me 47. Me fitoren e Kamzës, tashmë rezultati I takimeve ka shkuar në 1 me 1 dhe për të përcaktuar skuadrën e dytë finalist, do të luhet edhe një takim I tretë në Shkodër. Ky takim sipas kalendarit paraprak duhej të luhej të premten pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por meqenëse ky impiant sportiv deri të shtunën është I zënë me Memorialin Ndërkombëtar të boksit, atëherë mbetet për t’u luajtur pasditen e së dielës.

Vllaznia për rekord. Nesër synon fitoren e 14-të rradhazi

0
13 ndeshje, 13 fitore në kampionat për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Sigurisht që kjo është një paraqitje shumë e suksesshme e tij dhe jo më kot, ai kryeson me meritë renditjen e kampionatit. Fitorja e fundit...

Vllaznia- Tirana, supersfida e javës luhet të shtunën në 18.00

0

Java e 16-të e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj do të dhurojë një sfidë shumë interesante, atë në mes dy ekipeve më të mira të tij, Vllaznisë dhe Tiranës. Ndeshja do të luhet ditën e shtunë në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe pritet me interes të madh nga të dy skuadrat. Po ashtu edhe nga tifozëria shkodrane e cila mezi e pret këtë ballafaqim për të mbushur shkallët e pallatit të sportit. Kuqeblutë patjetër që do të tentojnë fitoren për të ruajtur vendin e dytë në klasifikim por po ashtu, edhe për t'i treguar tiranasve forcën e tyre pikërisht në prag të ndeshjeve të plej- ofit.