Gjeçaj: Po duam t’i marrim të tre: Gjokoviç, Sarajlija e Hogg

0

Lajme të mira nga ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Drejtuesit e shoqatës kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ri ku natyrisht ideja është për të mbrojtur titullin kampion por njëkohësisht mendohet edhe një pjesmarrje sërish në Ligën Ballkanike. Por për t'i bërë të dyja këto, natyrisht që duhet një skuadër cilësore dhe për këtë arsye, po mendohet se çfarë duhet bërë. Natyrshëm që dyshimet janë tek ana financiare sepse duhet mbështetje dhe për këtë arsye, drejtuesit e shoqatës mësohet se kanë dërguar një projekt në Bashkinë e Shkodrës për këtë gjë.

Vllaznia nuk ndalet. Pas Tiranës mund edhe Teutën, një tjetër rivale

0
Vllaznia ne basketboll per meshkuj pas Tiranes ne mesjave, pasditen e sotme ka mundur edhe nje tjeter ekip pretendent si Teuta. Ky eshte verdikti i takimit te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ku shkodranet...

Dhunë në “Asllan Rusi”. Tifozët e Tiranës sulmojnë ata të Vllaznisë

0

Sherri vazhdon. Tifozët e Tiranës mësohet të kenë sulmuar pak minuta më parë, një grup tifozësh të Vllaznisë që kishin udhëtuar nga Shkodra drejt kryeqytetit për të mbështetur ekipin e basketbollit në ndeshjen finale të Superkupës. Është rikthyer dhuna në sportin shqiptar. Kësaj here jo brenda apo jashtë stadiumit, por në një pallat sporti, ku pritej të luhej një ndeshje finale basketbolli. Kaos, dhunë dhe tifozë të përgjakur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në basketboll për meshkuj, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, është ndërprerë dhe përfundimisht dhe nuk dihet se kur do të luhet, të paktën për momentin. Kjo si pasojë e përleshjes së tifozërive, ku tifozët bardheblu kanë sulmuar ata miq të ardhur nga Shkodra.

Vllaznia U18 merr fitoren e dytë rradhazi. Mund me 49 pikë ‘Juveniljen’

0
Vllaznia ne basketboll per te rinj ka marre fitoren e dyte rradhazi ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e thelle 87-38 ndaj ekipit durrsak Juvenilja. Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe eshte...

Gjeçaj: Po bëhemi gati për ndeshjen e së premtes me Tiranën

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë filluar të hyjnë tashmë në përgatitjet e fundit për ndeshjen e rradhës, atë gjysmëfinale të kampionati që do të luajë të premten në orën 19.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndaj Klubit Tirana. Stërvitja e çdo dite është shumë intensive, zgjat plot dy orë përveç asaj që zhvillohet paradite. Ajo ndiqet rregullisht edhe nga presidenti i shoqatës së basketbollit Sokol Dibra, inspektori i lojëtarev me dorë pranë klubit Vllaznia Astrit Zaganjori etj. Interesimi është i madh për këto ndeshje, aq sa duhet thënë se prej dy ditësh ka nisur edhe interesimi i sportdashësve për biletat e ndeshjes të së premtes.

Vllaznia për femra është mundur sot 70-84 nga Kamza Basket

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë e ka humbur edhe ndeshjen e rradhët të vlefshme për kampionatin kombëtar, atë të zhvilluar pasditen e sotme në Tiranë ndaj Kamza Basket. Rezultati i fiksuar në fundin e ndeshjes ka qenë 84-70 në favor të ekipit kryeqytetas. Kanë qenë ato që e kanë nisur më mirë ndeshjen duke fituar periodën e parë në shifrat 25-15. Vajzat e trajnerit Rajmond Rasha nuk arrijnë të dalin në lojën e tyre as në periodën e dytë dhe për rrjedhojë e humbin edhe atë në shifrat 16-21.

Tek Vllaznia vjen një trajner malazez. Në pankinë bashkë me Gjeçajn

0

Ekipi I Vllaznisë në basketboll për meshkuj nga dita e sotme është grumbulluar në Ulqin për t’u përgatitur atje për ndeshjen e rradhës me Kamza Basket. Ka ndodhur kështu sepse basketbollistët shkodranë nuk kanë ku të stërviten për shkak se pallati I sportit “Qazim Dervishi” është I zënë me Memorialin e boksit. Ndërkohë, e reja më e fundit që ka të bëjë me ekipin e Vllaznisë ka të bëjë me faktin se presidentin Sokol Dibra ka ofruar pranë stafit edhe një trajner malazez. Ai do të punojë bashkë me trajnerin Bledar Gjeçaj dhe të dy sëbashku do të bashkëpunojnë për të bërë më të mirën në mënyrë që skuadra të kalojë fillimisht në finale dhe më pas të fitojë edhe ndaj Tiranës dhe të shpallet sërish kampione e vendit.

Vllaznia mund lehtësisht Studentin në Tiranë me rezultatin 80-59

0

Ndeshja e prapambetur e javës së 17-të në basketboll për femra midis Studentit dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren e kuqebluve me shifrat 80-59. Një ndeshje pa shumë histori, të cilën skuadra mike e zgjidhi (fitorja e 10-të në kampionat) që në pjesën e parë, kur krijuan një diferencë me rivalet kryeqytetase. Perioda e parë përfundoi 12-7 për Vllazninë, e cila edhe në 10-minutëshin e dytë, disi i ekuilibruar, u shkëput dhe pjesa e parë u mbyll 35-27 për të.

Vllaznia e basketbollit gati për t’u mbushur me amerikanë

0
Kampionati kombetar i basketbollit per meshkuj pritet te nise ne fundin e muajit shkurt dhe tek Vllaznia jane vene ne levizje per te plotesuar skuadren me lojtaret e duhur. Largimi i Shestanit, Lekndreajt dhe Hamatit drejt Kosoves, ka krijuar nje...

Pas Vllaznisë mund edhe Partizanin. Besëlidhja merr fitoren e 17-të rradhazi në kampionat

0
Pas Vllaznise rradhen e kishte Partizani dhe ne fakt keshtu ka ndodhur. Beselidhja ne basketboll per meshkuj e ka mundur edhe kete kundershtar duke siguruar ne kete menyre edhe fitoren e 17-te rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura...