Gjeçaj: Po bëhemi gati për ndeshjen e së premtes me Tiranën

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë filluar të hyjnë tashmë në përgatitjet e fundit për ndeshjen e rradhës, atë gjysmëfinale të kampionati që do të luajë të premten në orën 19.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndaj Klubit Tirana. Stërvitja e çdo dite është shumë intensive, zgjat plot dy orë përveç asaj që zhvillohet paradite. Ajo ndiqet rregullisht edhe nga presidenti i shoqatës së basketbollit Sokol Dibra, inspektori i lojëtarev me dorë pranë klubit Vllaznia Astrit Zaganjori etj. Interesimi është i madh për këto ndeshje, aq sa duhet thënë se prej dy ditësh ka nisur edhe interesimi i sportdashësve për biletat e ndeshjes të së premtes.

Vllaznia e basketbollit gati për t’u mbushur me amerikanë

0
Kampionati kombetar i basketbollit per meshkuj pritet te nise ne fundin e muajit shkurt dhe tek Vllaznia jane vene ne levizje per te plotesuar skuadren me lojtaret e duhur. Largimi i Shestanit, Lekndreajt dhe Hamatit drejt Kosoves, ka krijuar nje...

Vjen humbja e parë për Vllazninë . E mund Klubi Tirana

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj, ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Ka ndodhur mbrëmjen e sotme teksa ajo nuk ka mundur të fitojë në kryeqytet ndaj ekipit Klubi Tirana të drejtuar nga trajneri Bujar Shehu. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 68-51 për tiranasit. Ata në fakt e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe për rrjedhojë kjo është parë që në rezultatin e fiksuar në fund të periodës së parë, 18-11 për ta. Vllaznia nuk ka reaguar ashtu siç duhet dhe ndonëse në periodën e dytë ka arritur të fitojë 14-12, kjo nuk e ka ndryshuar rezultatin e përgjithshëm.

Vllaznia mund Pejën në Kosovë, merr fitoren e tretë në Ligën Unike

0
Vllaznia ka shënuar fitore në transfertë ndaj Pejës ne ndeshjen e rradhes te Liges Unike, edhe pse ishte duke humbur në pjesën e parë me 11 pikë. Shkodranët triumfuan me rezultat 63:74 (25:15, 19:18, 7:12, 12:29), në xhiron e...

Vllaznia fiton edhe finalen e dytë. 95-79 brenda në “Asllan Rusi”

0

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit është luajtur ndeshja e dytë finale e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo e fundit ka luajtur më mirë dhe ka fituar 95-79 duke bërë kështu që numri i ndeshjeve finale të shkojë në 2-0 për shkodranët. Me këtë fitore të sotme Vllaznia duket shumë pranë titullit kampion. Ndeshja e sotme ka qenë e dominuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët e trajnerit Gjeçaj ku ka rënë në sy forma e shkëlqyer e Gjokoviç dhe Sarajlijës që sëbashku kanë shënuar plot 68 pikë në këtë takim.

Vllaznia U18 merr fitoren e dytë rradhazi. Mund me 49 pikë ‘Juveniljen’

0
Vllaznia ne basketboll per te rinj ka marre fitoren e dyte rradhazi ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e thelle 87-38 ndaj ekipit durrsak Juvenilja. Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe eshte...

VLLAZNIA FITON FINALEN E TRETE NDAJ TEUTES. TITULLI SHUMË PRANË

0

Loje e shkelqyer dhe fitore po e tille ka qene ajo e mbremjes te se shtunes e Vllaznise ne finalen e trete te kampionatit te basketbollit ndaj Teutes. Ne nje “Qazim Dervishi” te stermbushur me tifoze shkodrane por edhe durrsake, kuqeblute kane dominuar duke e mundur kundershtarin e tyre me plot 38 pike diference teksa ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati 84 me 46 ne favorin e tyre. Ne dy periodat e para ka patur deri diku rivalitet sepse Teuta u mundua te rezistonte por ishte e pafuqishme perballe vrullit te vendasve.

Vllaznia nesër një përballje të fortë në “Qazim Dervishi” me Tiranën

0
Java e 10-të e kampionatit kombëtar të basketbollit për femra do të dhurojë një sfidë shumë interesante, atë në mes Vllaznisë dhe ekipit të Shoqatës “Tirana”. Ajo do të luhet pasditen e së premtes në orën 17.00 në...

Vllaznia- Ibar më 18 mars në Shkodër për të përcaktuar vendin e tretë të...

0
Vllaznia dhe Ibar Rozhaje do te ndeshen ne nje takim shtese per te percaktuar renditjen perfundimtare te Liges Ballkanike ne prag te nisjes se "Finale Four". Keto dy ekipe do të takohen në Shkodër me 18 mars për të vendosur...

Vllaznia humbet ndeshjen e dytë. Finalja vendoset të premten

0

Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ka arritur dot te siguroje finalen mbreme ne ndeshjen e dyte ndaj Klubit Tirana. Ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive "Fahrije Hoti", shkodranet jane mundur me rezultatin 79-84, ne nje ndeshje qe ka patur brenda edhe tensionin ne momente te caktuara. Megjithate skuadra e drejtuar nga trajneri Gjeçaj nuk eshte ngjitur ne lartesine e duhur. Ajo nuk e ka nisur mire ndeshjen dhe per rrjedhoje e ka humbur perioden e pare ne shifrat 21-15.