Kapiteni Berdica: Vllaznia do shpallet kampione sivjet

0

Finalja e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës, që do të luhet të martën në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet me mjaft interes në Shkodër. Vllaznia konsiderohet me të drejtë favorite për fitimin e titullit kampion dhe prandja kapiteni I saj Ervin Berdica, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, ka bërë të ditur se ekipi I tij nuk I frikësohet aspak kundërshtarit por vetëm euforisë.

Vllaznia prezanton tre blerjet: Gjokoviç, Krivokapiç dhe Arrën

0
Klubi shumësportësh Vllaznia ka prezantuar paraditen e sotme tre blerjet e bëra nga ekipi I basketbollit të meshkujve. Një prezantim që bëhet një ditë para nisjes së kampionatit kombëtar. Basketbollistët e blerë janë dy malazezët Nikolla Gjokoviç që ka...

Edhe Vllaznia për femra humbet 69-71 në shtesë ndaj Skënderbeut

0

Pas meshkujve të basketbollit të Vllaznise, edhe femrat rezultojnë të pafata në kohën shtesë. Edhe ata kanë humbur në shtesë sot ndaj Skënderbeut. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e tetë të kampionatit dhe është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar nga vajzat korçare me rezultatin 71-69. Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për Skënderbeun I cili ka fituar në periodën e parë me shifrat 18-15. U duk se ata do ta donimonin ndeshjen për më tepër që edhe periodën e dytë e kanë fituar ata me rezultatin 17-13.

Antonio Shabani: Kjo nuk është periudha më e keqe për basketbollin shkodran

0
Vllaznia e basketbollit te meshkujve po kalon nje periudhe shume te veshtire kete sezon teksa e ka nisur kampionatin ne menyren me te keqe te mundshme me 5 humbje ne 5 ndeshje te luajtura. Por jo vetem kaq. Ekipi aktual...

Vllaznia për femra mundet 71-86 nga Klubi Tirana për kampionat

0

Ndryshe nga ekipi i meshkujve, ai i femrave i Vllaznisë nuk ka arritur të fitojë ndaj ekipit të klubit Tirana në ndeshjen e rradhës për kampionat. Kjo ndeshje është luajtur pasditen e sotme dhe është fituar nga ekipi kryeqytetas me rezulttin 86-71. Ndeshja ka filluar më e mirë për vajzat bardheblu që kaën fituar periodën e parë në shifrat 18-12. Në periodën e dytë, vajzat shkodrane mundohen të reagojnë disi por e kanë të vështirë të barazojnë dhe për rrjedhojë  epërsia thellohet teksa edhe perioda e dytë fitohet nga Klubi Tirana me rezultatin 25-18.

Vllaznia mund edhe Tiranën. 8 ndeshje- 8 fitore në kampionat

0

Ecuri e shkëlqyer e Vllaznisë në kampionatin e sivjetëm të meshkujve. Ajo ka arritur pasditen e sotme edhe fitoren e tetë rradhazi në po aq ndeshje të luajtura. Sonte ka qenë rradha e Tiranës për t'u mundur për të dytën herë këtë kampionat dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 85-67. Ndeshja ka nisur në një atmosferë të shkëlqyer në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" teksa të pranishëm kanë qenë një numër i madh tifozësh e në veçanti ka rënë në sy grupimi "Vllaznit Ultras" që e ka mbështetur fuqimisht ekipin shkodran drejt arritjes së fitores.

Vllaznia për meshkuj fiton pa vështirësi në Elbasan

0

Vllaznia vijon paraqitjen e mirë në kampionatin e meshkujve në basketboll, duke mundur dje 96-70 Elbasanin në fushën e këtij të fundit, sfidë e vlefshme për javën e 15-të. Ndeshje ku epërsia e skuadrës shkodrane erdhi në rritje dhe fitorja ishte e merituar, sukses që mban Vllazninë në vendin e tretë në renditje. Elbasani reziston në periodën e parë, një 10-minutësh i ekuilibruar, që mbyllet 20-22 për miqtë.

BASKETBOLL/ Besëlidhja e mund sërish Tiranën. Lezhjanët janë të dytët në renditje

0
Superliga e basketbolli të meshkujve ka nisur fazën e tretë, teksa të shtunën janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit. Teuta, Besëlidhja e Apolonia e kanë rifilluar me këmbë të mbarë kampionatin. Skuadra lezhjane regjistroi një tjetër fitore...

Pjerin Ndreu takon basketbollistët e Besëlidhjes: Përkrahja ndaj jush do të vazhdojë!

0
Pavaresisht se nuk ia doli te shpallej kampione, Beselidhja e basketbollit te meshkujve ka qene zbulimi i vertete i sezonit qe sapo u mbyll. Lezhjanet e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali jane renditur te dytet ne kampionat dhe nga...

Vllaznia për meshkuj fiton thellë në Elbasan. Mbetet e para

0

Vllaznia arrin një tjetër fitore, këtë herë në transfertën e Elbasanit. Skuadra vendase është mundur në shtëpi me shifrat 55-97, një humbje thuajse e pritshme në javën e 6-të. Ka qenë një ndeshje e dominuar kryesisht nga shkodranët, të cilët që në periodën e parë krijojnë një diferencë pikësh, pasi fitojnë 13-24. E dyta është më e ekuilibruar, miqtë fitojnë me vetëm dy pikë diferencë 20-22. Perioda e tretë dhe e katërt do të fliste tërësisht për miqtë, që fitojnë respektivisht 14-24 dhe 8-27. Ndonëse verdheblutë u munduan të rezistojnë, në fund nuk ia dolën dot të merrnin një fitore. Vllaznia rimerr kryesimin e Superligës.