Vllaznia ‘me fat’, gjen Kamzën në shortin e gjysmëfinales së Kupës të Shqipërisë

0
Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka rezultuar me fat ne shortin e turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise duke "peshkuar" rivalin me te dobet te mundshem nga tre kundershtaret dhe per me teper, do ta luaje ndeshjen ne Shkoder. Shorti...

Vllaznia humb edhe gjysmëfinalen e dytë. Titulli tashmë shumë larg

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj është mundur edhe në ndeshjen e dytë të finaleve të play off-it, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". I mbushur plot e përplot ky impiant sportiv, sërish tifozët e shumtë shkodranë nuk arritën t'i japin mbështetjen e duhur basketbollistëve në fushë dhe për rrjedhojë ishte Kamza Basket ajo që në fund fitoi 76-70 ndaj Vllaznisë. Me fitoren e sotme, rezultati ka shkuar në 2-0 për kryeqytetasit të cilët nëse fitojnë edhe takimin e tretë të martën në Kamëz, do jenë kampionë të vendit pa patur nevojë të luajnë ndeshjen e katërt dhe të pestë.

BASKETBOLL/ Besëlidhja përforcohet edhe me dy lojtarë të tjerë

0
Pas Robert Shestanit dhe Julian Hamatit, Beselidhja e Lezhes eshte perforcuar edhe me dy basketbolliste te tjere cilesore, te cilet po ashtu jane pjese e ekipeve tona kombetare. Behet fjale per Vinsent Grazhdani dhe Marvin Prodani. Me marrjen edhe...

Vllaznia për meshkuj mund edhe Partizanin me rezultatin 83-50

0

Një fitore përgjithësisht e lehtë ka qenë ajo që ka arritur ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ndaj Partizanit. Takimi i vlefshëm për kampionatin kombëtar ëstë luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ai ka qenë i dominuar gjatë gjithë kohës nga vendasit të cilët e kishin parashikuar një takim të lehtë këtë ndaj skuadrës së kuqe. Prandaj trajneri Bledar Gjeçaj u ka dhënë mundësinë të gjithë sportistëve të luajën në këtë ndeshje. Ka mjaftuar 10 minutëshi i parë për të vendosur epërsinë e madhe. Ai mbyllet në shifrat 18-4 ndërsa është thelluar shumë më tepër në periodën e dytë që mbyllet 30-11.

Vllaznia për femra fiton me Elbasanin, humbasin meshkujt me Tiranën

0

Dje janë luajtur ndeshjet e rradhës të kampionateve kombëtare të basketbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra. Të dy ekipet e Vllaznisë kanë luajtur në Shkodër teksa meshkujt janë përballë me kryesuesit e Tiranës. Ndeshja nuk ka patur shumë histori teksa miqtë nga kryeqyteti kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultatin e thellë 99-53. Ata e kanë dominuar lojën nga fillimi duke i fituar të gjitha periodat me rradhë përkatësisht me shifrat 16-28, 12-30, 6-22, 17-19. Edhe pa kësaj humbje, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelën e renditjes. Ndërkohë për femra, ka patur një ballafaqim Vllaznia- Elbasani. Ndeshja ka patur shumë rivalitet dhe në fund kanë fituar shkodranet 92-90. Ata e kanë fituar periodën e parë 21-20 e po ashtu edhe periodën e dytë 24-23.

Vllaznia humbet 76-90 në finalen e parë ndaj Kamza Basket

0
Seria e ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka nisur pasditen e sotme. Takimi i parë është luajtur në sallën sportive të Kamzës në mes ekipit vendas Kamza Basket dhe atij të Vllaznisë. Rezultati përfundimtar i...

Vllaznia- Tirana nesër në orën 14.00 miqësore në “Qazim Derivishi”

0

Fakti që kampionatet kombëtare të basketbollit ende nuk kanë nisur, i ka detyruar ekipet pjesmarrëse në to të mundohen të zhvillojnë disa ndeshje miqësore për të mbushur këtë boshllëk të tejzgjatur. Për këtë arsye, Vllaznia nesër (e premte) në orën 14.00 do të presë për një miqësore ekipin e Tiranës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kjo miqësore do t'i shërbejë trajnerit Bledar Gjeçaj për të parë edhe njëherë formën e ekipit, një javë para nisjes së kampionatit. Ai ka mbetur përgjithësisht i kënaqur nga ajo çfarë ato paraqitën në miqësoren tjetër që ata zhvilluan me ekipin e Ulqinit pak ditë më parë.

Vllaznia humbet ndaj Pejës. Eliminohet në çerekfinale të Ligës Unike

0
Vllaznia nuk ia ka dale te kualifikohet per ne gjysmefinale te Liges Unike. Kete e ka arritur Peja e cila është kualifikuar për me tej teksa fitoi ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin 73:90 (17:16, 17:26, 19:23, 20:25). Ndeshja...

Trajneri Sarin: Kam ardhur tek Vllaznia për të mundur Tiranën

0

Dita e nesërme do të dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj, atë në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Dy skuadrat më të mira të kampionatit kësisoj do të kenë mundësi të bëjnë "nxjemjen" para ndeshjeve të play off-it ku pritet të diskutojnë fatet e titullit kampion të këtij sezoni. Shkodranët, pavarësisht se ndodhen për momentin në vendin e dytë, kuptohet qartë se kanë si objektiv të shpallen sërish kampionë, çka do të ishte edhe hera e katërt rradhazi për ta. Edhe Tirana në fakt këtë gjë kërkon e kjo justifikohet edhe me shpenzimet e bëra këtë sezon.

Vllaznia zhgënjen në finalen e parë. Mundet 71-98 nga Tirana

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë zhgënjyer me paraqitjen e bërë në finalen e parë të kampionatit, atë të luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit ndaj Tiranës. Ata kanë humbur me rezultatin e thellë 71 me 98 duke mos treguar asgjë të mirë në paraqitjen e tyre. Që në minutat e para të ndeshjes, kuqeblutë e trajnerit Sharin, janë inferiorë ndaj bardhebluve që e fitojnë periodën e parë me shifrat 27 me 18. Pritej një reagim i shkodranë në të dytën por kjo nuk ndodh. Basketbollistët amerikanë që janë pjesë e Vllaznisë nuk bëjnë asgjë për të mbajtur skuadrën e tyre në lojë dhe po ashtu dhe pjesa tjetër e ekipit, bën një lojë me shumë gabime.