Vendimi i Disiplinës. Gjeçaj pezullohet 6 muaj, Ndoja 3 ndeshje

0

Incidenti i ndodhur pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në ndeshjen e basketbollit Vllaznia- Tirana, i ka kushtuar rëndë ekipit shkodran. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit, në mbledhjen e tij të pasdites së djeshme, ka marrë disa vendime që sigurisht kanë ndëshkuar rëndë pjestarët e Vllaznisë. Kështu dënimi më i rëndë ka shkuar për trajnerin Bledar Gjeçaj i cili është pezulluar plot 6 muaj nga drejtimi i ekipit dhe po ashtu është gjobitur me 700 mijë lekë për përpasje fizike me kundërshtarin. 6 muaj është dënuar edhe kapiteni i Tiranës Erkand Karaj por me një gjobë më të vogël, 500 mijë lekë. Nga ana tjetër, katër basketbollistët që morën teknikë përjashtimi në ndeshje, pikërisht Gjon Ndoja, Dodë Lekndreaj, Gerti Shima dhe Manuel Xhonson, janë gjobitur me nga 300 mije lekë secili për atë çfarë ndodhi në fushë.

Vllaznia nuk ia del ndaj Tiranës. E mbyll pa katër titullarë

0

Tirana në basketboll për meshkuj nuk është ndalur as në Shkodër nga kampionët në fuqi të Vllaznisë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në "Qazim Dervishi", ata kanë fituar 84-66 por në fakt, rezultati nuk tregon shumë gjëra që ndodhën në këtë takim. Një sherr në mes basketbollistëve të dy ekipeve në fundin e periodës së parë do të ndikonte shumë në ecurinë e mëtejshme të takimit. Vllaznia në fakt e nisi mirë ndeshjen. Lojtarët e saj u panë me shumë dëshirë në fushë dhe këtë e demostruan në 10 minutat e para që i mbyllën me rezultatin 26-19. Edhe në të dytën, vendasit u mbajtën duke e mbyllur atë 21-25 megjithatë me tre pikë avantazh, shkuan në pushimin e ndeshjes.

Nesër supersfida Vllaznia- Tirana. Gjeçaj: Do tentojmë fitoren

0

E planifikuar fillimisht për t'u luajtur të shtunën, takimi më i rëndësishëm i kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, ai në mes Vllaznisë dhe Tiranës, do të luhet të premten në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Sigurisht që bardheblutë janë ekipi për t'u mundur i këtij sezoni megjithatë shkodranët s'kanë ndër mend të heqin dorë kollaj nga pretendimet e tyre pavarësisht se nuk po kalojnë një moment të mirë. Shoqata e basketbollit "Vllaznia" u ka bërë thirrje sot sportdashësve shkodranë të jenë të pranishëm në pallatin e sportit nesër pasdite për t'i mbështetur në këto momente të vështira sepse kanë nevojë për ndihmën e tyre. Edhe trajneri Bledar Gjeçaj në një prononcim të tij për SHKODRA SPORT është shprehur:

Ndoja: Vllaznia do tentojë të mundë Tiranën të shtunën

0

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka hyrë tashmë në një fazë shumë interesante. Këtë fundjavë nis faza e dytë e tij dhe ajo nis pikërisht me një supersfidë, atë Vllaznia- Tirana që do të luhet të shtunën në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit tonë. Kuptohet që bardheblutë nisur nga merkatoja që kanë zhvilluar, konsiderohen pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion megjithatë edhe kampionët në fuqi të vendit, kuqeblutë, nuk do heqin dorë kollaj nga pretendimet e tyre. Këtë e thotë njëri prej lojtarëve më të mirë të këtij ekipi Gjon Ndoja.

Basketbollistët e Shkodrës fituan kundër kampionëve

0

Në Shkodër u zhvillua ndeshja e basketbollit midis Vllaznisë dhe Partizanit. Në fillim basketbollistët e të dy ekipeve zhvilluan një lojë të shpejtë dhe me rezultat. Tabela e pikaverazhit që në minutat e para, tregonte se forcat në fushë janë të ekuilibruara. Më vonë shkodranët bëhen më aktivë dhe më të qartë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Shumë herë, me kombinimet e tyre të bukura, ata tërhoqën admirimin e qindra sportdashësve shkodranë që kishin mbushur këndin sportiv "Spartak".

Bashkia Shkodër, ja fondet që akordon për basketbollin

0
Nisja jo e mirë që ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë i ka bërë kampionatit të ri, natyrisht që ka shqetësuar jo pak mbështetësit e tij. Dikush akuzon Bashkinë për mungesën e fondeve, dikush për largimin e presidentit...

Vllaznia mund edhe Ardhmërinë. Vendosin 10 minutat e fundit

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë arritur të fitojnë edhe në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Përballë tyre kanë qenë debutuesit e kampionatit, ato të Ardhmërisë që drejtohen nga shkodrani Afrim Bilali. Ndeshja ka patur rivalitet dhe madje për 30 minuta, kanë qenë miqtë ata që kanë udhëhequr lojën dhe me pak kujdes, edhe mund ta kishin fituar lojën. Perioda e parë është fituar nga Vllaznia 17-12 por vetëm aq. Ardhmëria ka fituar të dytën 22-15 duke mbyllur gjysmën e ndeshjes në favorin e saj me 2 pikë ndërkohë që në të tretën ka arritur ta thellojë rezultatin deri në 12 pikë megjithatë kjo diferencë është ngushtuar dhe ajo është mbyllur 19-18 po për miqtë.

Vllaznia për meshkuj fiton me 62 pikë epërsi ndaj Flamurtarit

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur fitoren e parë në kampionat. Në ndeshjen e luajtur ndaj Flamurtarit në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", basketbollistët shkodranë kanë fituar me rezultatin e thellë 106 me 44. Ndeshja në fakt nuk ka patur shumë histori sepse është dominuar në të gjitha drejtimet nga vendasit. Vlonjatët vetëm në periodën e parë janë munduar të rivalizojnë dhe ky 10 minutësh është mbyllur në shifrat 26 me 10, ndërkohë që epërsia ka ardhur duke u rritur dhe në të dytën, Vllaznia sërish ka fituar me rezultatin 24 me 10 duke bërë që gjysma e parë e ndeshjes të shënonte një epërsi prej 30 pikësh në favor të vendasve.

Vllaznia pa Faslijën e Arrën mundet 65-82 nga Tirana

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur pasditen e së premtes në sallën sportive "Fahrije Hoti" të kryeqytetit, ajo ka patur përballë ekipin që kërkon t'i rrëmbejë titullin kampion këtë sezon, atë të Tiranës që ka bërë një merkato të fuqishme sivjet duke marrë në rradhët e saj disa futbollistë të huaj por edhe të tjerë të talentuar të kampionatit shqiptar. Përballë bardhebluve, basketbollistët shkodranë janë munduar të bëjnë më të mirën dhe ndonëse janë mundur, duhet pranuar se kanë bërë një paraqitje të mirë.

Vllaznia “mund vetveten” në sekondat e fundit ndaj Tiranës

0

Vllaznia në basketboll për femra ka gabuar në sekondat e fundit të lojës duke mos arritur dt të fitojë ndaj Tiranës në ndeshjen e parë të kampionatit. Ndonëse vajzat shkodrane kanë udhëhequr deri pak sekonda para fundit të takimit, në fund janë miket nga kryeqyteti që kanë triumfuar duke e nisur me fitore kampionatin e ri.Loja ndonëse e një niveli përgjithësisht të dobët, ka patur rivalitet. Vajzat shkodrane kanë bërë një paraqitje të mirë dhe e kanë mbyllur gjysmën e parë të takimit në favorin e tyre me 4 pikë epërsi. Kjo distancë ka ardhur herë duke u rritur, herë duke u zvogëluar dhe kjo situatë ka vazhduar deri në sekondat e fundit të lojës.