Vllaznia për meshkuj mund edhe Apoloninë 87-59 në javën e dytë

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve ka arritur ta fitojë edhe ndeshjen e dytë të kampionatit, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit ndaj Apolonisë. Siç dihet kjo e fundit në mungesë të një pallati sporti në Fier, i luan ndeshjet e saj në Durrës. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 87-59 për Vllazninë. Në këtë mënyrë, djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj arrijnë një tjetër fitore në kampionat pas asaj fitoreje shumë të thellë me 67 pikë diferencë që arritën në javën e parë ndaj Elbasanit. Kësisoj nisja duket e mbarë megjithatë tashmë duhet parë ecuria në javët e ardhshme.

Vllaznia për meshkuj fiton me 67 pikë ndaj Elbasanit

0

Vllaznia për meshkuj e ka nisur me fitore të thellë kampionatin. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Elbasanit në "Qazim Dervishi", djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj kanë fituar thellësisht me rezultatin 114-47. Vetë rezultati tregon se kjo ndeshje nuk ka patur shumë histori përderisa është fituar me 67 pikë diferencë. Në këtë takim kanë luajtur dy nga tre blerjet e fundit të shkodranëve, Gjokoviç dhe Arra ndërsa nuk ka luajtur malazezi Krivokapiç të cilit nuk i ka mbërritur ende dokumentacioni nga skuadra e tij e mëparshme. Periodat kanë patur secila diferencë të madhe dhe konkretisht 29-12 e para, 29-15 e dyta, 31-7 e treta dhe 26- 13 e katërta.

Vllaznia për femra e nis me humbje. Mundet nga Skënderbeu

0

Vllaznia në basketboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e parë, të luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ajo është mundur 77 - 72 nga ekip I Skënderbeut. Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për vajzat shkodrane. Ato e kanë fituar periodën e parë në shifrat 17-16 dhe po ashtu edhe të dytën me rezultatin 19-17 ndërkohë që e treta do mbyllej në barazim me rezultatin 22-22. Kur pritej që kjo epërsi e krijuar deri në 10 minutëshin e fundit të ruhej, nuk ka ndodhur kështu.

Vllaznia prezanton tre blerjet: Gjokoviç, Krivokapiç dhe Arrën

0
Klubi shumësportësh Vllaznia ka prezantuar paraditen e sotme tre blerjet e bëra nga ekipi I basketbollit të meshkujve. Një prezantim që bëhet një ditë para nisjes së kampionatit kombëtar. Basketbollistët e blerë janë dy malazezët Nikolla Gjokoviç që ka...

Adrian Nexhimi emërohet z/trajner i basketbollit të meshkujve

0

Stafi i ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë plotësohet me një tjetër zëvendëstrajner. Kështu, përkrah Bledar Gjeçajt që është trajner i parë i këtij ekipi, tashmë nuk do jetë vetëm Astrit Zaganjori. Ky siç dihet mban edhe detyrën e inspektorit të lojërave me dorë në këtë klub. Njeriu që do jetë në krah të Gjeçajt, është Adrian Nexhimi, një ish- basketbollist i njohur i kësaj skuadre për vite me rradhë. Prezantimi i tij është bërë ashtu si dhe i tre blerjeve ditën e sotme. Nexhimi kësisoj duke nisur nga ndeshja e parë e kampionatit të meshkujve, ajo me Elbasanin që do të luhet nesër në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi, do të jetë në pankinën shkodrane.

Vllaznia në basketboll për të rinj shpallet kampione e Shqipërisë

0
Suksesi i munguar me ekipin e të rriturve, është realizuar me atë të të rinjve të Vllaznisë. Basketbollistë e rinj të Vllaznisë janë shpallur sot pasdite kampionë të vendit për sezonin 2012-13. Ata kanë mundur në ndeshjen finale ekipin...

BASKETBOLL: LIBRI I ARTË I SKUADRAVE KAMPIONE- MESHKUJ

0
Skuadrat kampione (meshkuj) në vite: 1946 17 Nëntori1947 Ylli kuq (Durrës)1948 17 Nëntori1949 Tirana1950 Tirana1951 Partizani1952 Partizani1953 Partizani1954 Partizani1955 Durrësi1956 Partizani1957 Tirana “A”1958 Partizani1959 Partizani1960 Partizani1961 17 Nëntori1962 17 Nëntori1963 17 Nëntori1964 Partizani1965 17 Nëntori1966-1967 Vllaznia1967-1968 Partizani*1968-1969 Partizani1969-1970 Partizani1970-1971...

Vllaznia humbet edhe ndeshjen e tretë. Kamza është kampione

0
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë dot të fitojë as në ndeshjen e tretë finale ndaj Kamza Basket. Ndeshja është luajtur mbrëmjen e sotme në sallën sportive të Kamzës dhe skuadra vendase e ka...

Vllaznia humb edhe gjysmëfinalen e dytë. Titulli tashmë shumë larg

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj është mundur edhe në ndeshjen e dytë të finaleve të play off-it, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". I mbushur plot e përplot ky impiant sportiv, sërish tifozët e shumtë shkodranë nuk arritën t'i japin mbështetjen e duhur basketbollistëve në fushë dhe për rrjedhojë ishte Kamza Basket ajo që në fund fitoi 76-70 ndaj Vllaznisë. Me fitoren e sotme, rezultati ka shkuar në 2-0 për kryeqytetasit të cilët nëse fitojnë edhe takimin e tretë të martën në Kamëz, do jenë kampionë të vendit pa patur nevojë të luajnë ndeshjen e katërt dhe të pestë.

Vllaznia humbet 76-90 në finalen e parë ndaj Kamza Basket

0
Seria e ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka nisur pasditen e sotme. Takimi i parë është luajtur në sallën sportive të Kamzës në mes ekipit vendas Kamza Basket dhe atij të Vllaznisë. Rezultati përfundimtar i...