Vllaznia për femra mundet nga Kamza Basket 63-82

0

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës është luajtur ndeshja e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket. Vajzat shkodrane nën drejtimin e trajnerit Rajmond Rasha shpresonin tek një sukses i mundshëm në këtë ndeshje në mënyrë që ata të kishin shanset e tyre për një vend në katërshen e ekipeve më të mira, por nuk ka ndodhur kështu. Miket të drejtuara nga trajneri i tyre, shkodrani Zenel Vekshari e kanë filluar ndeshjen duke e udhëhequr që në fillim atë dhe e kanë mbyllur periodën e parë në shifrat 23-14 në favor të tyre.

Suad Preza, 18 vjeçari shkodran që po spikat në basketbollin italian

0

Shkodra njihet për talentet e sajnë të gjitha sportet jo vetëm brenda por edhe jashtë saj. Shkodranët kudo në botë nderojnë vendin e tyre duke ndër sportistët më të talentuar. I tillë është një prej tyre në shtetin fqinj të Italisë. Quhet Suad Preza. është vetëm 18 vjec dhe luan me një nga ekipet italiane të basketbollit. Aktivizohet me skuadrën e Pratos që bën pjesë ne regjionin e Toskanës. Prej 9 vitesh luan me këtë skuadër. Aktualisht ai luan me ekipin e të rinjve të Pratos ndërkohë që duke parë talentin e tij është thirrur nga trajneri i ekipit të parë dhe aktualisht stërvitet aty me shpresën që shumë shpejt të jetë pjesë e skuadrës së parë për të dhënë kontributin e tij. Preza është një nga basketbollistët më të talentuar të asaj zone dhe si i tillë, për të kanë shkruar mediat italiane.

Trajneri Koka: Absurde! S’kemi vend për t’u stërvitur

0

Kampionati ka nisur mbarë për ekipin e basketbollit të të rinjve të Vllaznisë teksa në dy ndeshjet e para ka arritur dy fitore. Skuadra kampione në fuqi e vendit, në këtë mënyrë edhe tani mban vendin e parë në renditje. Por trajneri i këtij ekipi, Roland Koka është shumë i shqetësuar nga një fakt: mungesa e një ambjenti për stërvitje. Këtë problem të tij, ai e ka ngritur me forcë edhe në prononcimin e tij për gazetën shkodrasport.com kur ka thënë: "Ne vazhdojmë të kemi rezultate të mira. Jemi ekipi kampion në fuqi, vjet kemi dalë nënkampion dhe prej shtatë vitesh që unë jam në drejtimin e këtij ekipi asnjëherë nuk kemi rënë poshtë vendit të tretë. Por më shqetëson jashtëzakonisht shumë një problem: Nuk kemi vend për t'u stërvitur.

Anullohet miqësorja e basketbollit Vllaznia- Trepça

0

Duhej të luhej pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës miqësorja e basketbollit të ekipeve të meshkujve të Vllaznisë dhe Trepçes së Kosovës, por nuk do ndodhë kështu. Kanë qenë mesa duket drejtuesit e ekipit kosovar që kanë ndryshuar planet e tyre dhe prandaj ata nuk do vijnë në Shkodër për ta zhvilluar këtë ndeshje. Ishte menduar të ishte një ballafaqim interesant mes djemve të rinj shkodranë dhe pjestarë të ekipit që udhëheq kampionatin e Kosovës, në rradhët e të cilit ka edhe basketbollistë amerikanë.

Vllaznia miqësore me ekipin e Trepçes nesër në “Qazim Dervishi”

0

Një miqësore shumë interesante do të jetë ajo që do zhvillohet pasditen e së hënës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Vllaznia në basketboll për meshkuj do të ketë përballë një nga ekipet më të mira të Kosovës, pikërisht Trepçen e Mitrovicës. Ky ekip është në vend të parë në kampionatin kosovar të basketbollit, me pikë të barabarta me Prishtinën dhe në rradhët e tij ka shumë sportistë cilësorë. Madje ka edhe basketbollistë amerikanë, çka do të thotë se niveli i tij është shumë i lartë. Ata prej ditësh kanë qenë duke zhvilluar stërvitje në Ulqin por kanë vuajtur mungesën e ndeshjeve miqësore.

Vllaznia për të rinj fiton thellësisht ndaj Elbasanit

0

Ekipi i të rinjve të Vllaznisë në basketboll, ka fituar edhe në javën e dytë të kampionatit. Këtë herë ajo ka sfiduar ekipin e Elbasanit të cilin e ka mundur thellësisht në shifrat 77-40. Ndeshja eluajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" është kontrolluar vazhdimisht nga djemtë e rinj shkodranë. Perioda e parë e kësaj ndeshje është fituar nga Vllaznia 28-12 e kjo epërsi është thelluar edhe më tepër në të dytën ku rregjistrohen shifrat 22-14. Duket qartë se ndeshja e ka tashmë fituesin e saj dhe prandaj trajneri Roland Koka ka aktivizuar të gjithë lojtarët e stolit. Edhe me to, epërsia thellohet teksa perioda e tretë mbyllet 12-6, ndërsa e katërta mbyllet 15-8 dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja është mbyllur 77-40.

Vllaznia humb në gjysmëfinale ndaj Kamza Basket

0

Sonte në mbrëmje është luajtur ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket. Ndeshja ka nisur në orën 18.00 në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit. Ajo është dominuar kryesisht nga basketbollistët kamzalinj të cilët sidomos pas periodës së tretë e kanë patur në dorën e tyre rezultatin e ndeshjes dhe në të katërtën e kanë thelluar duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 82-64. Duke parë edhe rezultatin e periodës së parë, 28-17, duket qartë se Kamza Basket ka dominuar në lojë ndaj skuadrës së trajnerit Gjeçaj.

Ekipet e Vllaznisë e nisin me fitore kampionatin e të rinjve

0

Dy ekipet e të rinjve të Vllaznisë në basketbol, ato për të rinj dhe për të reja, e kanë nisur kampionatin e sivjetëm me fitore. Ekipi i të rinjve, i drejtuar nga trajneri Roland Koka ka arritur të fitore në Tiranë ndaj ekipit ABC Valbona me 21 pikë diferencë ose më saktësisht, 40-61. Ky ekip është kampion në fuqi i vendit dhe sigurisht që do të kërkojë ta mbrojë këtë titull edhe sivjet. Edhe ekipi i të rejave me trajnere Afërdita Rakajn, e ka nisur me fitore kampionatin.

Vllaznia në gjysmëfinale të Kupës ndaj Kamza Basket

0

Federata Shqiptare e Basketbollit më në fund e ka përcaktuar skemën me të cilën do zhvillohet sivjet Kupa e Shqipërisë. Megjithëse mendohej të kishte një pjesmarrje të gjërë, në fund është rënë dakord që në finalet e këtij kompeticioni të marrin pjesë vetëm katër skuadrat e renditura në katër vendet e para në gjysmën e parë të kampionatit. Kjo e njëjta gjë, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Vllaznia për femra është më poshtë në renditje pra nuk do marrë pjesë në këtë kompeticion, ndërsa ekipi i meshkujve po. Madje edhe formula e ndeshjeve është e përcaktuar teksa skuadra e vendit të parë luan me atë të vendit të katërt dhe e dyta me të tretën.

Gjeçaj: Vllaznia s’ka financa të marrë asnjë sportist në merkato

0

Edhe për sportin e basketbollit ka nisur merkatoja por jo për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Trajneri i këtij ekipi Bledar Gjeçaj ka bërë të ditur se nuk ka asnjë mundësi financiare për të mundësuar marrjen e ndonjë lojtari tjetër për ta forcuar atë. "E kemi të pamundur. Nuk kemi asnjë mundësi financiare. Ekipet e klubit shumësportësh Vllaznia për fat të mirë kanë lojtarë të rinj me të cilët mbahen se po të ishin shpresat tek blerjet, do ishte një dështim i madh. Pra, ka ende shumë ditë në dispozicion për të bërë ndonjë afrim të mundshëm megjithatë Vllaznia e ka mbyllur prej kohësh këtë gjë.