Nis kampionati i boksit. Arjol Kajoshi “mbreti” i ditës së parë

0
Ka nisur pasditen e sotme kampionati kombëtar i boksit për të rritur. Në këtë kampionat marrin pjesë 9 ekipe dhe pikërisht Vllaznia, Tirana, Apolonia, Flamurtari, Teuta, Partizani, Dinamo, Arena, Shkodra Boks Siç dihet, finalet e këtij kampionati sivjet zhvillohen...

Gjoni: Pretendentë edhe Tirana e Dinamo por kampion del Vllaznia

0

Kampionati kombëtar i boksit për të rritur është në prag. Ai do të zhvillohet për tre ditë me rradhë, të premten, të shtunën dhe të dielën në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Në këtë të fundit gjithçka duket gati. Në televizionet lokale ka filluar transmetimi i një spoti në të cilin i bëhet thirrje sportdashësve për të qenë të pranishëm në këtë impiant sportiv në të tre ditët e zhvillimit të këtij kampionati. Po ashtu po merren edhe masat që në ndeshjet e ditës finale, skena rreth ringut të jetë e tillë që t'i ngjajë ndeshjeve të mëdha të boksit profesionist. Gjërat tek Federata e Boksit duket se kanë filluar të lëvizin për mirë që pas zgjedhjeve të fundit të bëra dhe ardhjes në krye të saj të presidentit Kalivopuli. Sa i takon kampionatit, pritet të ketë një rivalitet të fortë dhe duket se përveç Vllaznisë e Tiranës, në garë për titullin duket se do të jetë edhe Dinamo. Këtë gjë e ka paralajmëruar trajneri i ekipit shkodran Zef Gjoni i cili për shkodrasport.com do të shprehej:

Demaj: Unë do fitoj titullin e 9-të kampion, Vllaznia të 20-tin

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj është shumë i bindur në një tjetër sukses në karrierën e tij teksa në garat e kampionatit kombëtar që do të zhvillohet këtë fundjavë, ai do të tentojë të fitojë titullin e 9-të kampion personal. Përgatitjet tashmë kanë hyrë në fazën e fundit dhe boksieri 24 vjeçar tashmë ndjehet gati për ndeshjet përcaktuese që do t'i japin më pas edhe suksesin e rradhës.

Boksierët e Vllaznisë, tjetër grumbullim para kampionatit

0

Përgatitjet për kampionatin kombëtar të boksit tashmë kanë hyrë në fazën e tyre finale dhe kuptohet që tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit të tyre. Ekipi i Vllaznisë me kryetrajnerin Zef Gjoni si dhe stafin e tij të përbërë nga Jozef Sermi, Lazarin Vila dhe Besnik Limani si dhe me sportistët, tashmë janë fokusuar tek ndeshjet e kampionatit që do të zhvillohet në datat 23-25 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Pas grumbullimit dyjavor në pikën turistike të Zogajve pak kohë më parë, ekipi shkodran nga dita e djeshme ka nisur një tjetër grumbulli. Këtë herë sportistët janë akomoduar në një nga hotelet e qytetit ndërkohë që zhvillojnë dhe dy seanca stërvitore në ditë. Kjo gjë është mundësuar falë sponsorizimit të presidentëve të këtij ekipi Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi. Po bëhet çmos që sportistëve t'u krijohen të gjitha kushtet për stërvitje dhe përgatitje sepse objektivi është i qartë: shpallja kampion.

Kolec Ashiku, boksieri me të ardhme të cilit iu ndërpre karriera në mes

0

Që në fëmijëri ka treguar se ishte një sportist i lindur. Fillimisht me futbollin dhe më pas me boksin. Kolec Ashiku së pari është marrë me futboll duke u aktivizuar me ekipet e fëmijëve dhe më pas edhe me të rinjtë aq sa po ta vazhdonte këtë sport, mbase sot do të ishte një emër shumë i njohur në futbollin shqiptar. Kjo ngaqë ka qenë një bashkëkohës i Ramazan Rragamit,Esat Rakiqit, Paulin Ndojës, Zyhdi Perdes, S. Preçit etj. Koleci dallohej për përpunimin e topit  si dhe në elegancën në lëvizje ku si mesfushor sulmues tërheq vëmendjen edhe të trajnerëve të Vllaznisë.

Shytani e Kajoshi marrin medalje të arta në turneun e Bosnjës

0

Dy boksierët shkodranë Kristian Shytani dhe Arjon Kajoshi kanë marrë medalje të arta në turneun ndërkombëtar të Bosnjës të zhvilluar këtë fundjavë në Sarajevë. Ata kanë arritur të sfidojnë kundërshtarët e tyre në ndeshjet finale të zhvilluara mesditën e sotme duke bërë që flamuri shqiptar të ngrihet lart edhe në këtë aktivitet ku merrnin pjesë boksierë nga 10 shtete të Europës. Turneu i cili është i përvitshë, sivjet ishte edicioni i 13-të i tij, mban emrin e gjeneralit Mustafa Hajrulahoviç dhe nga viti në vit po merr përmasa edhe më të mëdha. Në edicionin e sivjetëm Shqipëria u përfaqësua me tre boksierë, ku përveç dy shkodranëve Shytani e Kajoshi ishte edhe tiranasi Anxhelo Merkohasanaj por ai është mundur në gjysmëfinale nga një boksier kroat.

Ramiz Rraboshta, figura e nderuar e boksit shkodran

0

Një nga emrat e nderuar të boksit shkodran dhe atij shqiptar është edhe Ramiz Rraboshta. Karriera e tij sportive është e gjatë fillimisht si sportist dhe më pas për vite me rradhë si gjyqtar i këtij sporti. Ai ka lindur në vitin 1936 ndërkohë që ka qenë viti 1953 kur Ramizi do të niste karrierën e tij në këtë sport shumë burrëror dhe rreshtohet tek ekipi i Vllaznisë. Në vitin 1954 do të konkurronte në garat e para me të rinjtë ndërsa në fund të po këtij viti do të kalonte me ekipin e të rriturve dhe për të vazhduar me të deri në vitin 1962 kur për një dëmtim në dorë u detyrua të lërë sportin e tij të dashur- boksin. Gjatë këtyre 8 viteve, ka dalë dy herë kampion me të rinjtë dhe disa herë nënkampion me të rriturit. Si suksesi më i madh në karrierën e tij veçohet fitimi i Kupës së Republikës dhe marrja e kupës si boksieri më i mirë i këtij aktiviteti në vitin 1955. Pa lënë mënjanë këtu pastaj edhe ndeshjen e madhe që ka mbetur ende edhe sot e kësaj dite në mendjen e tij dhe të gjithëve, ndeshja ndaj Pandi Dimos së Durrësit.

Shytani e Kajoshi nisen drejt Bosnjës në një turne ndërkombëtar

0

Dy boksierët e ekipit të Vllaznisë, Kristian Shytani dhe Arjon Kajoshi, të shoqëruar edhe nga trajneri Jozef Sermi, dhe bashkë me ta edhe tiranasi Merkohasanaj, sot janë nisur drejt Bosnjës për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar dyditor që zhvillohet në Sarajevë. Në këtë turne përveç këtyre dy boksierëve tanë marrin pjesë edhe sportistë nga Gjermania, Turqia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja.

Vllaznia në Zogaj, Tirana në Shirokë, rivalët stërvitje 2 km larg

0

Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Ekipi i boksit të Tiranës përgatitjet për kampionatin kombëtar që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër, ka zgjedhur t'i bëjë pikërisht në këtë qytet. Nuk dihet arsyeja pse trajneri Bushati ka vepruar kështu, ndoshta për t'iu përshtatur ambjentit apo dhe ndonjë arsye tjetër por e vërteta është se ekipi kryeqytetas ka zgjedhur pikën turistike të Shirokës për t'u përgatitur.

Federata e boksit vendos: Kampionati do të zhvillohet në Shkodër

0

Kampionati kombëtar i boksit për këtë vit do të zhvillohet në Shkodër. Kështu ka vendosur kryesia e kësaj Federate në mbledhjen e saj të ditëve të fundit, pasi më parë është mbledhur edhe këshilli i trajnerëve dhe ka vendosur në këtë mënyrë. Madje përveç kampionatit të të rriturve, në Shkodër do të zhvillohet edhe kampionati i 18 vjeçarëve. Natyrisht që një vendim i tillë është i favorshëm për sportdashësit shkodranë të cilët do të kenë mundësinë të shohin në ringun e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” boksierët më të mirë të vendit. Ndërkohë, Kupa e Shqipërisë është rënë dakord që të zhvillohet në Vlorë por nuk ka datë të përcaktuar ngaqë ka një dilemë për ta zhvilluar në nëntor apo dhjetor.