Emiliano Çekini, boksieri më i mirë i turneut në Bujanovc

0

Boksierët e Vllaznisë kanë përfaqësuar vendin tonë në një turne të zhvilluar në Komunën e Bujanovcit të Luginës së Preshevës. Kanë qenë pjesmarrës në këtë aktivitet sportistët Ronildo Pirani, Asmer Bilali, Emiliano Çekini dhe Emanuel Kaçaj. Ne kete aktivitet kane marrë pjesë përveç boksierëve të kombëtares shqiptare, edhe boksierë nga Serbia, Kosova dhe Sllovenia. Në fund, boksieri I Vllaznisë Emiliano Çekini ka marrë edhe kupën e boksierit më të mirë të aktivitetit. Në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com, ai ka shprehur kënaqësinë për këtë sukses të arritur.

Gjoni: Kombëtarja rrezikon Botërorin. Presidenti s’paguan lekë

0

E ndërsa kombëtarja shqiptare e boksit për 18 vjeçarë ka hyrë në përgatitjet e fundit për kampionatin botëror që zhvillohet muajin e ardhshëm në Bullgari, problem ka dalë gjetja e fondeve për udhëtimin drejt këtij vendi. Kjo ngaqë fondet e Federatës së boksit nuk hapen deri në muajin maj, ndërkohë që presidenti I saj, Gjergj Leqejza duket se ka deklaruar që nuk do paguajë për këtë gjë. Në rrethana të tilla, trajneri I kombëtares Zef Gjoni, në një prononcim për mediat është shprehur I indinjuar në lidhje me një situatë të tillë.

Kombëtarja e 18 vjeçarëve gati për Botërorin e Sofjes

0

Muajin e ardhshëm në Sofje të Bullgarisë do të zhvillohet Kampionati Botëror I boksit për 18 vjeçarët. Një aktivitet shumë I rëndësishëm në të cilin do të marrë pjesë krahas shumë shteteve nga e gjithë Bota, edhe Shqipëria. Për këtë, ditën e djeshme Federata Shqiptare e Boksit ka përcaktuar edhe përbërjen e ekipit tonë kombëtar. Edhe këtë herë ai do të drejtohet nga trajneri I mirënjohur Zef Gjoni që do të ketë përkrah edhe trajnerin tjetër shkodran Jozef Sermi. Ndërkohë në përbërje të ekipit do të jenë 5 boksierë, përgatitjet e të cilëve në fakt kanë kohë që kanë nisur në Shkodër.

Zeneli e Marinaj, dy medalje ari në turneun ndërkombëtar të Hercegnovit

0

Boksierët e Vllaznisë janë kthyer me dy medalje të arta nga Mali I Zi. Krenar Zeneli dhe Syrjan Marinaj, kanë zënë vende të para në peshat respektive, në turneun ndërkombëtar të zhvilluar për dy ditë me rradhë në fundjavën që lamë pas pikërisht në qytetin e Hercegnovit të vendit fqinj. Shumë pranë fitores ka qenë edhe boksieri tjetër pjesmarrës, Kristian Shytani që për fatin e tij të keq është dëmtuar që në raundin e parë të ndeshjes finale duke mos u lejuar nga mjeku I ringut për të vazhduar garën. Megjithatë, paraqitjet e Zenelit dhe Marinajt, kanë qenë vërtetë mbresëlënëse.

Zeneli, Shytani e Marinaj, në turneun ndërkombëtar të Hercegnovit

0

Tre boksierë të Vllaznisë do të marrin pjesë në një tjetër turne ndërkombëtar. Bëhet fjalë për turneun që do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Hercegnov të Malit të Zi. Boksierët pjesmarrës në këtë aktivitet do jenë Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani dhe Syrjan Marinaj. Ata kanë kohë që stërviten me intensitet dhe pas pjesmarrjes së suksesshme pak kohë më parë në kupën “Pavarësia” në Kosovë, tashmë e kanë rradhën për t’u përfaqësuar në një tjetër veprimtari edhe më të rëndësishme.

Kristian Demaj fiton në boksin profesionist ndaj polakut Kowalski

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj më në fund ka arritur fitoren e tij të parë në boksin gjysmëprofesionist. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në ringun e Polonisë, ai ka fituar ndaj boksierit vendas Tomas Kovalski. Në fakt ka qenë një sfidë shumë e fortë dhe të gjithë prisnin fitoren e boksierit vendas, ngaqë rezultati I ndeshjes në mes ekipit polak dhe atij Meksiko Guerreros ku bën pjesë shkodrani, në ato momente ishte 3-1 në favor të vendasve. Megjithatë Demaj ka bërë që të gjithë parashikimet të prishen. Boksieri ynë, I cili pikërisht dje ka festuar edhe 23 vjetorin e lindjes, ia ka bërë edhe më të bukur vetes dhe familjes së tij këtë ditë.

Mblidhet në Shkodër Asambleja e Kick dhe Tai Boksit

0
Federata Shqiptare e Kick Thai Boxing ka zhvilluar mbledhjen e radhes te Asamblese. Mbledhja eshte drejtuar nga Presidenti i Federates Arbis Vjerdha. I pranishem ne kete asamble ishte edhe Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Viron Bezhani. Ky i fundit...

Kristian Demaj më 21 shkurt në ring për Mexico Guerreros

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj do jetë sërish në ring këtë muaj për ekipin e tij Mexico Guerreros që merr pjesë në ëorld Series Boxing. Ndeshja do të zhvillohet këtë herë në Poloni teksa përballë do ketë një boksier të ekipit vendas Hussars Poland që merr pjesë në këtë ligë gjysmëprofesioniste. Ajo që vlen për t'u theksuar është se Demaj në këtë ndeshje do të jetë i shoqëruar nga një emër i njohur i boksit shkodran dhe atij shqiptar, Jetmir Kuçi i cili prej disa kohësh është edhe trajneri i tij.

Tre boksierë të Vllaznisë në Kupën “Pavarësia” në Prishtinë

0
Tre boksierë të Vllaznisë do jenë pjesë e kombëtares shqiptare që do të marrë pjesë në Kupën “Pavarësia” që do të zhvillohet në Prishtinë. Ky aktivitet, organizohet më 16 shkurt në kryeqytetin e Kosovës, me rastin e 6 vjetorit...

Kombëtarja e 18 vjeçarëve dhe Vllaznia, grumbullim 10 ditor në Shëngjin

0

Që nga paraditja e së hënës, 5 boksierë të kombëtares shqiptare të 18 vjeçarëve si dhe 6 sportistë të ekipit të Vllaznisë, bashkë edhe me trajnerët Zef Gjoni, Lazarin Vila e Jozef Sermi, janë grumbulluar për një periudhë 10 ditore në plazhin e Shëngjinit, në përgatitje të aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare që i presin. Trajneri i Vllaznisë dhe njëkohësisht i kombëtares sonë, Zef Gjoni, në një prononcim për gazetën shkodrasport.com ka thënë se atë që se bëri Federata Shqiptare e Boksit për këta sportistë, e bëri kryetari i Komunës së Shëngjinit, ish-sportisti i njohur Salvator Kaçaj.