Ergi Borshi “joshet” nga krutanët. Do luajë për Kastriotin

"Zbarkimet" e shkodranëve tek Kastrioti vazhdojnë. Projekti i trajnerit Samuel Nikaj vazhdon dhe natyrisht që ai po bazohet tek lojtarët që njeh mirë dhe ka kërkuar t'i ketë në dispozicion. Për këtë arsye, pas marrjes edhe të Dycës, pjesë e krutanëve zyrtarisht është edhe një tjetër lojtar i ardhur nga Superliga.

“Luftë merkatoje”. Kastrioti “i rrëmben” Becin Tërbunit

"Luftë merkatoje" në mes ekipeve të së njëjtës kategori por edhe në mes trajnerësh. Kastrioti dhe Tërbuni në sezonin e ri të kategorisë së parë të futbollit shqiptar duket se do të jenë pretendente për në Superligë. Për këtë arsye, ato po tentojnë të forcohen me lojtarët e duhur në këtë
periudhë merkatoje.

Tërbuni kërkon Hallunajn por ai zgjedh të qëndrojë në Kosovë

Pukjanët janë vënë në kërkim të një portieri për sezonin e ri dhe trajneri Kreshnik Krepi ka piketuar të marrë shkodranin Ervin Hallunajn. Ky i fundit, në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës me të cilin u shpall kampion i kategorisë së parë.

Risia: Tërbuni i Pukës do t’i zhvillojë stërvitjet në Shkodër

"Ndryshim kursi" për Tërbunin. Skuadra pukjane rikthehet t'i zhvillojë stërvitjet në Shkodër sërish pas disa vitesh. Ka ndodhur kështu pas akordit të arritur nga trajneri Kreshnik Krepi me kryebashkiakun Gjon Gjonaj. Tërbuni prej disa sezonesh është grumbulluar dhe stërvitur në Tiranë, ndonëse atje kostoja financiare ka qenë më e madhe.

E kërkojnë në Shqipëri por Rraboshta “fluturon” drejt Turqisë

Sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta është sërish një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton e kategorisë së parë të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Por ndërsa përveç Bylisit, në listë për të marrë shërbimet e tij kanë qenë edhe Tomori, Tërbuni, Kastrioti e ndonjë tjetër. Por sulmuesi 27 vjeçar duket se në sezonin e ri nuk do të luajë në Shqipëri.

Kastrioti sërish “mësyn” në Shkodër. Këtë herë për Ergi Borshin

Pas Arsen Hajdarit dhe Alis Bocit, drejtuesit e Kastriotit kanë ndër mend të bëjnë pjesë të tyre edhe një tjetër futbollist shkodran. Goditja e radhës për ta quhet Ergi Borshi. Mesfushori 22-vjeçar nga Shkodra asnjëherë nuk ka pasur hapësira të mëdha në Shkodër, duke u detyruar të luajë herë te Veleçiku e herë te Tërbuni, ndërsa sezonin e fundit luajti te Teuta.

Samuel Nikaj kërkon të marrë Arsen Hajdarin tek Kastrioti

Emërimi i Samuel Nikajt në krye të Kastriotit pritet që të shoqërohet edhe me veshjen e fanellës së kësaj skuadre të disa futbollistëve shkodranë. Kjo natyrisht që është e drejtë sepse bëhet fjalë për lojtarë të cilët ai i njeh mirë dhe ua di vlerat. Njëri prej tyre është sulmuesi Arsen Hajdari.

Jasmin Rraboshta i preferuar edhe nga Tomori i Beratit

Futbollistët shkodranë mbeten sërish të kërkuar nga ekipe të ndryshme të futbollit shqiptar, qoftë këto edhe të kategorisë së parë. Kështu, Tomori i Beratit duket se ka ndër mend që në sezonin e ri të ndërtojë një ekip pretendent në mënyrë që të rikthehet mbase sërish mes më të mirëve të futbollit tonë.

“Vllaznia B” nesër nis stërvitjen. Trajneri Kraja entuziast

Paraditen e së premtes do të nisë stërvitjen edhe Vllaznia B. Ekipi i dytë i klubit shkodran siç dihet do të marrë pjesë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar në sezonin e ri. Trajner i këtij ekipi do të jetë sërish Ervis Kraja. Ky i fundit në një intervistë për televizionin Rozafa ka bërë të ditur se baza e ekipit do të jetë kontigjenti i sezonit të kaluar ndërkohë që atij do t’i shtohen edhe disa elementë të ardhur nga ekipi U-19.

Kastrioti e bën zyrtare: Samuel Nikaj do jetë trajneri ynë!

Ajo që përflitej është zyrtarizuar sot. Samuel Nikaj do të jetë trajneri i ri i Kastriotit të Krujës. Trajneri shkodran është konfirmuar në këtë detyrë nga vetë klubi përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në facebook. "Shkodrani Samuel Nikaj, që nga dita e sotme është trajneri i ri i KF Kastriotit.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI