Pjetri: Adës sot nuk i falet gabimi. S’vlen as barazimi me Naftëtarin

Ndeshja e sotme për Adën konsiderohet shumë  e rëndësishme për fatin e saj të mëtejshëm në kampionat. Ajo do të presë në fushën e saj skuadrën e vendit të fundit- Naftëtarin. Por kjo nuk do të thotë se do jetë një ndeshje e lehtë, përkundrazi kuçovarët pavarësisht renditjes, kanë bërë paraqitje të mira në kampionat dhe do kërkojnë të marrin pikë edhe në Velipojë. Nëse ndodh kjo, do ishte fatale për Adën, së cilës as barazimi nuk I bën punë në këtë ndeshje. Kjo do jetë ndeshja e fundit e saj në fushën e vet për këtë fazë të parë dhe në kushte të tilla, duhet patjetër të marrë trepikëshin.

Veleçiku garanton: Sezonin tjetër jemi në kategori të parë

Skuadra e Veleçikut megjithëse e ka mbyllur fazën e parë me sukses duke u klasifikuar në vendin e parë në grupin e Veriut me një shkëputje prej 5 pikësh nga vendi I dytë, vazhdon sërish stërvitjen çdo ditë në kompleksin e vëllezërve Duli. Ditët e fundit, në kampin koplikas është zhvilluar edhe analiza e fazës së parë të kampionatit. Ka qenë hera e parë pas plot 10 vitesh që për skuadrën nuk ka patur asnjë kritikë, kjo falë paraqitjes së mirë që ka bërë në kampionatin e sivjetëm. Në këtë analizë, trajneri Besnik Duli në mes të tjerash ka evidentuar punën e bërë deri tani dhe ka thënë se ajo duhet të vazhdojë.

Alfred Pjetri: Ada do kënaqej edhe me një pikë në Himarë

Fitorja dhe tre pikët e marra në ndeshjen e javës së kaluar me Gramshin, kanë kthyer optimizmin në kampin velipojak. Situata në fakt deri para kësaj ndeshje nuk ka qenë e mirë duke qenë se Ada ndodhej në vendin e parafundit në renditje pavarësisht se kishte dhuruar ndeshje të bukura por asaj I kishin munguar rezultatet. Por fitorja e pastër 3-0 ndaj Gramshit ka kthyer entuziasmin. Skuadra ka ngjitur tre shkallë në tabelën e renditjes dhe tashmë ka si objektiv të mos shohë më poshtë por vetëm të kërkojë të ngjisë sërish shkallë.

Edison Puka: Pas Gramshit duhet të mundim edhe Himarën

E kishte premtuar para ndeshjes me Gramshin dhe në fakt ia arriti. Edison Puka, sulmuesi kryesor I Adës, para ndeshjes së javës që shkoi, kishte thënë se do shënonte dhe do ta ndihmonte ekipin e tij drejt fitores. Në fakt, sulmuesi 20 vjeçar jo vetëm ka shënuar por ka bërë shumë më tepër se kaq. Ka  shënuar vetë golin e parë, ka marrë 11-metërshin që u kthy në gol nga kapiteni Nika dhe po ashtu ka dhënë asistin e golit të tretë për Erkoçeviç. Më mirë se kaq nuk mund të bëhej dhe për këtë arsye, vetë Puka do të shprehej:

Veleçiku fiton edhe me Domosdovën. Është “kampion i dimrit”

Skuadra koplikase e ka mbyllur me fitore fazën e parë të kampionatit dhe është shpallur "kampion i dimrit". Ditën e sotme ajo është ndeshur në transfertë me ekipin e Domosdovës dhe ka fituar me rezultatin 1-0. Me këtë fitore, Veleçiku e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit në kuotën e 22 pikëve me 7 fitore të arritura, një barazim dhe një humbje. Golaverazhi është interesant me 22 gola të shënuar dhe vetëm 10 të pësuar. Një sukses i tillë sigurisht që është për t'u veçuar ngaqë është mbyllur faza e parë e një kampionati i cili nisi pa shumë pretendime për koplikasit.

Puka: S’na lejohen më gabimet. Duhet të mundim Gramshi

Sulmuesi kryesor I Adës Edison Puka është I bindur se skuadra e tij duhet patjetër të fitojë në takimin e sotëm ndaj Gramshit.  Sipas tij, kjo gjë është detyrë për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet skuadra e tij. Për më tepër, që luhet ndaj një skuadre që është një nga rivalet direkte për t’iu shkëputur nga vendet e fundit të renditjes. Duke folur për takimin e sotëm, autori I katër golave të velipojakëve në këtë kampionat, do të thoshte: “Jam I mendimit se këtë herë as nuk duhet të llogarisim rezultat tjetër përveç fitores. Këtë nuk e them se nënvleftësojmë kundërshtarin por sepse na duhet patjetër fitorja.

Veleçiku mund thellësisht edhe Turbinën, 5-1

Skuadra koplikase nuk ka të ndalur. Ditën e djeshme, ajo ka mundur në fushën e saj ekipin e Turbinës së Cërrikut në kuadrin e javës së tetë të kampionatit të kategorisë së dytë. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 5-1. Epërsia ka qenë e madhe që në fillim të takimit, shoqëruar pastaj me golin e parë të shënuar nga Çokaj në minutën e 19-të. Por miqtë kanë barazuar në minutën e 28-të me anë të Basriu. Megjithatë pjesa e parë do mbyllej me një gol tjetër të Veleçikut të shënuar nga Banushi.

Kulli: Do tentojmë t’i marrim një barazim Mamurrasit

Shtyrja e ndeshjes me Mamurrasin nuk ka patur ndonjë ndikim të madh tek Ada. Futbollistët e saj janë stërvitur edhe të dielën, edhe të hënën ndërkohë që ditën e djeshme, kanë zhvilluar sencën e zakonshme të pragndeshjes. Për trajnerin Ridvan Kulli është një sfidë shumë e vështirë sepse do përballen me një nga ekipet më të mira të kampionatit. “Unë e kam ndjekur herëpashere  Mamurrasin këtë kampionat dhe ata duhet pranuar se kanë një skuadër të mirë dhe jo më kot janë në vendet e para të renditjes. I kam ndjekur në ndeshjen me Partizanin dhe e merituan plotësisht atë fitore të pastër. Kuptohet që për ne do jetë shumë e vështirë për t’I marrë pikë aq më tepër që luajmë në fushën e tyre.

Veleçiku për fitore nesër me Turbinën për të ruajtur vendin e parë

Analiza në kampin e Veleçikut për barazimin e fundit me Olimpikun ka qenë e shkurtër nga stafi drejtues. Trajneri Duli ka kërkuar që sulmuesit të jenë më të qetë në momentin final para portës kundërshtare. Pas kësaj analize, futbollistët kanë vazhduar programin e tyre teksa puna e stafit drejtues ka qenë e planifikuar në aspektin taktik dhe teknik të skuadrës, e gërshetuar edhe me atë fizike për t’iu përshtatur terreneve të vështira ku mund të luhen këto ndeshje si pasoje e kushteve atmosferike që kanë filluar të prishen tashmë.

Veleçiku barazon 1-1 me Olimpikun. Ruan sërish vendin e parë

Skuadra koplikase nuk është munduar as sot në përballjen direkte me një nga ekipet rivale të saj Olimpikun. Ndeshja e luajtur në Tiranë është mbyllur në barazim 1-1. Golin e vetëm për Veleçikun e ka shënuar Denis Çokaj. Trajneri Besnik Duli e kishte deklaruar që në fillim të javës që shkoi se një barazim në këtë sfidë e linte skuadrën koplikase sërish në pozita të mira dhe do ishte pretendent serioz për t'u ngjitur në kategorinë e parë. Barazimi i arritur sot në këtë mënyrë, ka shtuar tashmë mundësitë dhe dëshirën për ta bërë këtë gjë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Tifozët e Chelsea nuk e dinë se kujt shteti i përket...

Pas arritjeve të Skënderbeut në Europa League, historinë e futbollit shqiptar e kanë shkruar me gërma të arta burrneshat e Shkodrës. Këto të fundit...

HISTORI