Rinovon edhe Shytani për Besëlidhjen, Kaçi në pikëpyetje

Paralelisht me procesin stërvitor, ekipi i Besëlidhjes vazhdon edhe rinovimin me disa prej futbollsitëve, të cilëve u kishte mbruar kontrata me lezhjanët, që prej përfundimit të sezonit të kaluar. Njëri prej tyre është edhe mbrojtësi shkodran Arbër Shytani, i cili24 orë më parë është rikonfirmuar edhe një herë tjetër si futbollist i Besëlidhjes. Ai ka rinovuar me presidentin e këtij ekipi Gjokë Noka edhe për dy vite të tjera, për të qenë pjesë e këtij ekipi, që ka snime të qarta për të ardhmen. “Një vit më parë firmosa një kontratë një vjeçare me Besëlidhjen, duke dhënë gjithçka për këtë ekip, ndonëse edhe fati nuk deshi, që ne të jemi tani në Superligë.

Ada nis stërvitjen. 30 futbollistë para trajnerit Nikaj

Skuadra velipojake ka nisur stërvitjen. Në fillim të kësaj jave, trajnerët Samuel Nikaj dhe Etrit Nika kanë bërë apelin e parë të futbollistëve. Në seancat e kësaj jave, ajo çfarë po konstatohet është prania e mbi 30 futbollistëve në stërvitje. Shumica janë të rinj të ardhur nga Akademia e Adës dhe konkretisht nga ekipi i drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi. Po ashtu, ka të rinj edhe nga ekipet e tjera të Shkodrës por edhe futbollistë të ardhur nga Veleçiku dhe ekipe të tjera. Ndërkohë nga kontigjenti i lojtarëve që mbyllën sezonin e kaluar, kanë qenë pjesa më e madhe e lojtarëve me përjashtim të mesfushorit Murati që ka shkuar tek Burreli.

Sokol Meta, trajneri i ri i skuadrës së Besëlidhjes

Pas më shumë se një muaj pritjeje, edhe Besëlidhja, më në fund, e ka trajnerin e saj të ri për sezonin e ardhshëm. Mund të konsiderohet në një farë mënyre surprizë, por ai shtë Sokol Meta. Kur të gjithë prisnin të shihnin në pankinën e lezhjanëve ndonjë emër tjetër, mbrëmë është mësuar dhe në mënyre zyrtare emri i teknikut të ri të Besëlidhjes. Duket se presidenti Gjokë Noka ka preferuar që të zgjedhë në krye të pankinës një trajner, edhe pse jo shumë me emër, por që është punëtor, me energji të reja, kurajoz dhe me ego e ambicje për të shkuar sa më lart, qoftë me ekipin, që ai drejton, por edhe profesionalisht. Gjatë kësaj periudhe, Meta nuk ka qenë emri i vetëm që është lakuar për pankinën e lezhjanëve. Madje mund të themi se emri i tij nuk është përmendur fare, kur kemi parasysh se janë lakuar emra nga Shkodra, Lezha dhe Tirana, por jo i Sokol Metës.

Samuel Nikaj, ofertë për të qenë trajner i Apolonisë

Një lajm shumë interesant vjen nga Fieri. Drejtuesit e Apolonisë, skuadër kjo që merr pjesë edhe në sezonin e ri në Superligën shqiptare, ka kërkuar si trajner të ardhshëm shkodranin Samuel Nikaj. Lajmi konfirmohet nga burime pranë klubit fierak por ndërkohë që në njëfarë mënyrë është pohuar edhe nga vetë ai. Bëhet e ditur se Nikaj ka patur një takim me presidentin e nderit të kësaj skuadre Koço Kokëdhima teksa është biseduar gjerë e gjatë për mënyrën si do të ndërtohet skuadra dhe shumë gjëra të tjera. Madje, thuhet se gjërat kanë shkuar deri tek ana financiare e kontratës ku ende nuk është arritur akordi.

Veleçiku, asnjë lëvizje në prag të sezonit të ri

Në kampin e Veleçikut, dy muaj pas përfundimit të kampionatit të fundit, atij të sezonit 2011-12, ende nuk ka asnjë zhvillim. Lajmet e mira mungojnë nga kjo skuadër. Askush në rradhët e kësaj skuadre nuk di të të thotë se si do të jetë organizimi për sezonin e ri futbollistik. Skuadra e Veleçikut do të marrë pjesë në turin eliminator të Kupës së Shqipërisë si skuadra që zuri vendin e tretë në kategorinë e dytë, por ajo ende nuk ka filluar stërvitjen dhe nuk dihet se kur do të ndodhë kjo gjë.

Tërbuni mund Partizani 3-1. Pukjanët, kampionë të kategorisë së dytë

Tërbuni është shpallur pasditen e sotme kampion i Kategorisë së Dytë teksa kanë mundur Partizanin 3-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin "Selman Stërmasi" të Tiranës.Djemtë e terbunit kanë bërë një loje të shkëlqyer duke shënuar kështu në portën e demave të kuq 3 here . Një ndeshje e shkëlqyer dhe një fitore e merituar kundër legjendareve. Tribuna qëndrore e stadiumit “Selman Stermasi” u tejmbush edhe nga femrat një fenomen i rrallë që duhet marr si shembull edhe nga Superliga. Minutat e para të lojës kanë qenë të qeta me pak ngacmime nga të dyja portat. Në minutën e 15-të Çapja pas një kundërsulmi shënon në portën e kundërshtarit duke shtangur tifozat e Partizant dhe duke i “çuar” në qiell me gëzim ato të Tërbunit që ishin të shumtë në numër.

Flamur Hoxha: Kukësi të dielën “firmos” historinë! Ejani të festojmë!

 

Që prej tre vjetësh ka filluar të dëgjohet dhe të “kumbojë” gjithnjë e më shumë emri i Kukësit. E ky tanimë jo vetëm si një qytet me vlerat e tij ento-kulturore, por tani më së shumti për ato sportive. Pikërisht tre sezone më parë kjo skuadër, që në atë kohë ishte e “pagëzuar” me emrin “Përparimi” i Kukësit, ishte fare pak e njohur në Shqipëri. Por tani nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Ky ekip është fare pranë suksesit të tij historik: për herë të parë ta shikojë vete në Superligë; mes më të mirave të futbollit shqiptar. Por përveç atyre që “dirigjojnë” në fushën e lojës, pra futbollistët dhe stafi teknik, disi më në “hije” qëndrojnë ata të cilët bënë, që një qytet i tërë, por edhe përtej, të ndihet i lumtur dhe i gëzuar. Të ndihet njëlloj si gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë dhe të mos paragjykohet dhe të mos “persekutohet”, të paktën as nën zë.

Klubi i futbollit “ADA” tashmë me faqen e tij të internetit

Ndryshimet për mirë tek klubi i futbollit Ada vazhdojnë sërish. Pas suksesit që pati me krijimin e ekipit të femrave me të cilin në dy vite të krijimit doli dy herë Kampione e Shqipërisë dhe fitoi një edicion Kupën, njëkohësisht është vazhduar edhe me plotësimin e hallkave të gjithë ekipeve zinxhir të Akademisë teksa tashmë me këtë ekip stërviten futbollistë që nga mosha 10 vjeç. Por presidentët Lazër Matia dhe Alfred Pjetri nuk janë ndalur këtu. Në kuadrin e përpjekjeve për ta bërë Adën një klub sa më serioz, nga dita e sotme, klubi i futbollit "ADA' ka edhe faqen e saj të internetit. Në adresën www.kfada.com, tashmë mund të gjeni çdo njoftim zyrtar për skuadrën velipojake. Në këtë faqe mund të njiheni me përbërjen e ekipit të të rriturve, atë të femrave, ekipet e Akademisë dhe çdo gjë. Hapësira të veçanta i janë lënë edhe galerisë së fotove dhe videove nga ndeshje dhe aktivitete të Adës që nga krijimi i saj në vitin 1996 dhe deri më sot.

Ada mundet 0-2 në Gjirokastër nga Luftëtari kryesues

Luftëtari ka mundur sikurse pritej Adën e Velipojës ditën e djeshme me rezultatin 2-0. Shkodrani Rraboshta i ka kaluar bluzinjtë e Nevil Dedes që në minutën e 11-të në epërsi, duke e bërë më të qetë në aspektin psikologjik për të tijtë vijimin e sfidës. Në pjesën e dytë, pasi ka shpërdoruar shumë, ka konkluduar edhe Arlind Nora, duke e vënë në siguri të plotë 3-pikëshin. Në aspektin personal, Nora ngjitet në kuotën e 20 golave në kampionat. Interesi i Luftëtarit lidhej edhe me fatin e Kukësit në Lezhë, sepse frenimi i verilindorëve siguronte edhe matematikisht ngjitjen në Superiore, që është edhe misioni kryesor i këtij sezoni për bluzinjtë, por edhe afrimin e ndjeshëm me titullin kampion.

Pjetri: Edhe ndaj Luftëtarit do kërkojmë pikë

Pas ndeshjes me Skraparin dhe peripecitë e ndodhura në të, drejtuesit e Adës dolën me një deklaratë për shtyp ku bënin të ditur ndër të tjera se kjo skuadër do ta respektonte deri në fund kampionatin, pavarësisht se me një vendim të tilla mund t’I prishte punë skuadrave të tjera ndoshta. Kjo jo “për t’u mbyllur” gojën drejtuesve të Skraparit që I akuzuan gjoja për tolerim ndaj Himarës në kurriz të tyre por për të treguar se vërtetë do luajnë në atë mënyrë, në çdo ndeshje që ka mbetur deri në fund të kampionatit. Si për ta vërtetuar këtë gjë, velipojakët mundën javën e kaluar në fushën e tyre fqinjët e Besëlidhjes duke u prishuar atyre jo pak punë për zënien e vendit të katërt në renditje. Shumëkush mbase “I akuzoi” futbollistët e Adës për këtë lojë të fortë dhe për mostolerim megjithatë ata bënë punën e tyre. Ashtu siç do ta bëjnë edhe sot ndaj Luftëtarit në Gjirokastër apo javën e ardhshme në Velipojë ndaj Lushnjës.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI