Shqipëria për femra fiton 2-0 në ndeshjen eliminatore me Letoninë

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndeshjen e luajtur sot ndaj Letonisë. Kjo ndeshje siç dihet është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Golat për ekipin tonë janë shënuar nga Memedov në minutën e 17-të dhe Velaj në minutën e 41-të. Loja ka qenë e dominuar gjatë të gjithë kohës nga vajzat tona të cilat kanë patur mundësi të shënojnë edhe gola të tjerë në këtë ndeshje.Formacioni me të cilin ka luajtur kombëtarja jonë në këtë ndeshje ka qenë ky: Gjyli, Proto, Lulaj, Govori, Rrahmani, Berisha (Selmani 75'), Memedov, Jashari (Robeli 90'), Seranaj, Velaj, Curo (Veliu 84').

Kombëtarja shqiptare e femrave barazon 1-1 ndaj Maltës

0

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e parë eliminatore e kombëtares shqiptare të futbollit të femrave, e vlefshme per Kampionatin Boteror. Përballë saj pasditen e sotme ka qenë kombëtarja e Maltës. Ndeshja është zhvilluar në Maltë sepse ky vend është zgjedhur nga FIFA për ndeshjet e grupit tonë. Pavarësisht se takimi është dominuar nga vajzat tona, ata nuk kanë arritur dot të fitojnë. Madje kombëtarja shqiptare ka kaluar e para në avantazh me anë të futbollistes që luan në Australi Elvana Curo në minutën e 76-të. Por kur u mendua se Shqipëria do ta mbyllte me fitore këtë ndeshje të parë, ka ardhur goli i barazimit për vendaset që kanë shënuar me anë të Theumas. Në këtë mënyrë krejt ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.

Kombëtarja e femrave nesër ndeshjen e parë në Eliminatore

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është nisur ditën e djeshme drejt Maltës ku do të zhvillojë tre ndeshjet e vlefshme për turin eliminator të Kampionatit Europian. Para nisjes ka qenë edhe presidenti Duka që i ka takuar dhe u ka uruar suksese këtyre vajzave dhe stafit që i drejton. Ndonëse është pjesmarrja e parë e kombëtares sonë në të tilla eliminatore, duhet thënë se skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli pretendon kalimin e turit. Interesant është fakti se baza e kombëtares sonë janë dy ekipet e Shkodrës, Ada dhe Juban Danja.

The Door zë vendin e dytë dhe meriton kupën e ekipit “Fair Play”

0

Ekipi i futbollit të femrave The Door Albania ka zënë vendin e dytë në turneun "Citta della pace" të zhvilluar në Rovereto të Italisë. Njëkohësisht ky ekip ka marrë edhe kupën si fitues i lojës "fair play". Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajneri Arben Parmeza kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke dalë deri në finale të këtij turneu ku është mundur nga një ekip tjetër. Megjithatë, vendi i dytë i arritur nga ky ekip dhe fitimi i kupës si ekipi më korrekt, janë tregues që ky turne ka shërbyer mjaft pozitivisht për ekipin shkodran. Nisja e ekipit drejt Italisë është bërë në mes të kësaj jave dhe përveç edhe dy ekipe të moshave të djemve, U-17 dhe U-13.

Vllaznia e femrave e mbyll kampionatin në vendin e pestë

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë e ka mbyllur kampionatin e sivjetëm në vendin e pestë. Një kampionat i mbyllur me fitore teksa vajzat shkodrane kanë fituar 83-81 ndaj Skënderbeut. Me këtë fitore, ekipi shkodran është ngjitur në kuotën e 27 pikëve, pas 7 fitoreve dhe 13 humbjeve të pësuara. Pikaverazhi është 1561-1567 dhe në këtë mënyrë është mbyllur një kapitull për të teksa do fillojë puna për sezonin e ardhshëm. Trajnerët Rajmond Rasha dhe Afërdita Rakaj mendohet se bashkë me ekipin do kenë pretendime të tjera në sezonin e ardhshëm.

“Juban Danja” fitore tenistike ndaj Shkëndisë në Durrës: 21-0!

0

Ekipi i "Juban Danjës" ka arritur një fitore tenistike ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Ai ka mundur në ndeshjen e luajtur në Durrës, Shkëndisë vendase me rezultatin e thellë 21-0. Një fitore që flet vetë ndërsa protagonistja kryesore e kësaj fitoreje shumë të thellë ka qenë mefushorja kosovare Qendresa Krasniqi e cila ka arritur të shënojë plot 9 gola në këtë ndeshje.

Kapitenia Kokiçi: Ada e meriton të jetë kampione edhe këtë sezon

0

Portieria e Adës, Brilanda Kokiçi është e entuziasmuar që skuadra e saj nuk është mundur as në sfidën direkte me kundërshtarin kryesor, ekipin e Juban Danjës dhe tashmë po shkon drejt titullit kampion. Duke folur në lidhje me ndeshjen e fundit, ajo është shprehur: "U përballën dy skuadrat më të mira të kampionatit por nga mënyra si shkoi loja, mendoj se e merituam të merrnim atë rezultat, që na shkonte për shtat dhe në këtë kontekst jemi shumë të kënaqura". Në fakt, portieria e ekipit velipojak në momentet e fundit të ndeshjes ka kaluar një moment të vështirë, pse jo edhe për jetën e saj teksa pas një përplasje me një kolege të ekipit të saj dhe një tjetër futbolliste të Juban Danjës, ka rënë në tokë pa ndjenja.

Ada barazon 1-1 me “Juban Danjen” dhe eshte kampione për të tretën herë

0

Eshte mbyllur ne barazim 1-1 kryendeshja e kampionatit kombetar te futbollit te femrave ne mes ekipeve te Juban Danjes dhe Ades. E luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive "Reshit Rusi" kjo ndeshje ka dhuruar shume emocione tek te pranishmit e shumte qe ishin aty. E para ka kaluar ne avantazh Suada Jashari per Aden ne minuten e 17-te te ndeshjes pas nje gjuajtje te forte te Vishkullit dhe moszoterimit te topit siç duhet nga portieria Kokiçi.

“Juban Danja”- Ada, sfida e titullit të femrave luhet të shtunën

0

Pavarësisht ndonjë kërkese të drejtuesve të Adës për të ndryshuar ditën e kësaj ndeshje ose asaj të djemve në mes Tërbunit dhe skuadrës së tyre, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të mos ndryshojë asgjë. Sfida vendimtare e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave në mes "Juban Danjës" dhe Adës do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 14.00. Ndonëse ka qenë një opsion zhvillimi i saj në stadiumin "Loro Boriçi", nisur edhe nga kushtet atmosferike është vendosur që takimi të luhet në fushën sportive "Reshit Rusi". Konsiderohet një ndeshje shumë e rëndësishme sepse përfundimisht do të vendosë për fatin e titullit kampion të femrave për këtë sezon.

Ada e femrave një tjetër fitore në kampionat, 3-0 ndaj Kamzës

0

Skuadra kryesuese e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave- Ada e Velipojës, ka arritur një tjetër fitore sot në kampionat. Në ndeshjen e luajtur ndaj ekipit të Kamzës, ajo ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 3-0. Ka qenë një takim i lehtë përgjithësisht teksa më shumë është zhvilluar një ndeshje kontrolli për të testuar veten në prag të sfidës shumë të rëndësishme të javës së ardhshme me Juban Danjën.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI