Vata: Premtoj më të mirën për Vllazninë

Ky është një emocion shumë i veçantë për mua në këto momente. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe sepse më janë besuar fatet e Vllaznisë në këto momente. Por vendosa ta pranoj detyrën e trajnerit të kësaj skuadre sepse besova tek projekti që kanë drejtuesit e klubit dhe ato të Bashkisë. Duke pasë një grup njerëzish të tillë pranë, kam marrë këtë vendim shumë të rëndësishëm për jetën time. Të dyja por më së shumti, e pranova ngaqë jam shkodran dhe gjithë shkodranët janë borxhlinj për qytetin e tyre pavarësisht se ku ndodhen. Si pjesë e sportit, jam borxhli për futbollin dhe Vllazninë. Unë jam i ndërgjegjshëm se skuadra ka probleme të mëdha në këto momente por në karrierën time kam kaluar situata shumë të vështira prandaj dhe jam i mësuar me to. Një situatë e tillë është edhe kjo tani tek Vllaznia dhe prandaj mora përsipër një gjë të tillë. Por nëse unë e mora këtë përgjegjësi, këtë përgjegjësi shpreso j të marrin edhe futbollistët.

Zyrtare: Rudi Vata trajneri i ri I Vllaznisë

Marrin fund dilemat për postin e trajnerit të Vllaznisë. Rudi Vata do të jetë njeriu që do pasojë Mirel Josën në pankinë shkodrane. Ish-kapiteni I kombëtares shqiptare në këtë mënyrë do ta nisë punën e trajnerit pikërisht me skuadrën e qytetit të tij. Një sfidë më vete për këtë futbollist të mirënjohur që nis kësisoj një detyrë të re, atë të trajnerit, me të njëjtin qëllim: një karrierë sa më të suksesshme.

Rudi Vata prezantohet në orën 16.00 para mediave

Ka marrë fund enigma e trajnerit të Vllaznisë. Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i kuqebluve. Prezantimi i tij para mediave do të bëhet në orën 16.00 në zyrat e klubit shkodran. Ky është njoftimi zyrtar që sapo është shpërndarë nga zyra e shtypit e klubit. Në këtë mënyrë ka marrë fund edhe dilema për trajnerin që do drejtojë Vllazninë në pjesën e mbetur të sezonit.

Mirel Josa: Pati “skenar” për largimin tim?!.. Do të flas më vonë

Ndonëse ende nuk është gjetur trajneri i ri i Vllaznisë, ish-tekniku i kësaj skuadre duket se ka ende diçka për të thënë. Megjithatë, jo tani, edhe pse mund të ketë një ide se ia punuan pas krahëve. Ai siç duket e ka ndarë mendjen, që në ndonjë moment të caktuar, në të ardhmen, të flasë, por siç e thekson ai, pasi ekipi shkodran të jetë në pozita të shëndosha.

Vata- Starova, 50 me 50 shanset për trajner të Vllaznisë

Me shumë gjasa do vendoset sonte se kush do jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Kandidaturat janë dy të vetme për momentin dhe me shumë mundësi nuk do të ketë të tjera. Rudi Vata apo Sulejman Starova? Kjo do vendoset sonte. Mbrëmë drejtuesit e klubit shkodran janë takuar dhe kanë biseduar gjatë me Vatën. Kanë dëgjuar gjithçka prej tij, kanë mësuar si e mendon ai ndryshimin e situatës dhe shumë gjëra të tjera.

Kthehet ideja për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”

Tek drejtuesit e Bashkisë Shkodër, dëshira e marrjes me sportin tashmë duket se po shtohet çdo ditë e më tepër. Pas marrjes 100 për qind në pronësi të aksioneve të Klubit të futbollit Vllaznia, drejtuesit e këtij institucioni I kanë hyrë seriozisht punës për ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi” por edhe të kompleksit të ri sportiv në dalje të qytetit. Pikërisht për këto dy arsye, mësohet se paradreken e sotme , kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka ka qenë në Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u takuar me presidentin e saj Armando Duka.

UEFA, hetim për ndeshjen Kastrioti- Vllaznia

Për Vllaznine, telashet nuk kanë të sosur. Ecuria jo e mirë në gjashtë javët e para të kampionatit e largimi i trajnerit Josa jane shoqëruar nga kërkesa e fundit e UEFA-s për Federatën Shqiptare të Futbollit për hetimin e ndeshjes Kastrioti- Vllaznia të luajtur vetëm pak kohë më parë. Ky është skandali i radhës në futbollin shqiptar. Po nëse herët e tjera është kaluar disi në heshtje apo duke mos gjetur prova, duket se këtë radhë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, e ka seriozisht me Shqipërinë, duke i lëshuar ultimatum FSHF-së dhe dërguar dosjen për ndeshjen e javës së katërt Kastrioti-Vllaznia, e përfunduar në shifrat 2-1.

Rudi Vata, një tjetër kandidaturë për trajner i Vllaznisë

Përveç Sulejman Starovës që mbetet kandidatura më e fortë për postin e trajnerit të Vllaznisë, një tjetër emër ka dalë mbrëmë në skenë. Ai është Rudi Vata, ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kapitenes kombëtare të futbollit. Drejtues të klubit shkodran janë takuar dje me të dhe i kanë propozuar postin e trajnerit. Rudi ndodhet prej ditësh në Shkodër për arsye familjare dhe kjo ka rastisur me ofertën e marrë nga ish-skuadra e tij.

Humor shkodran apo e vërtetë? Ilir Meta ndërhyn për të emëruar Zmijanin trajner të...

Në Shkodër çfarë nuk dëgjon. Ka mjaftuar lajmi që ka qarkulluar shpejt për shkarkimin e Mirel Josës nga pankina e Vllaznisë dhe në skenë kanë dalë shumë emra për pasuesin e tij. Starova, kroati, Edi Martini, por gjëja më e bukur që është dëgjuar, ka qenë ndërhyrja e Ilir Metës tek drejtuesit e Bashkisë Shkodër për të emëruar Hysen Zmijanin në postin e trajnerit të Vllaznisë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Java e 20-të, Vllaznia luan ‘derbin’ me AAS, ‘Juban Danja’ pret...

Kampionati i femrave po i afrohet fundit edhe për këtë sezon futbollistik, me javën e 20-të që luhet e ndarë në tre ditë. Sfida hapëse...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR