Vata: Do kërkojmë tre pikët në ndeshjen me Tomorin

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata në konferencën e sotme për shtyp është shprehur shumë entuziast për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e nesërme me Tomorin. Ai beson tek fitorja dhe këtë e ka thënë në ato çfarë ai ka deklaruar për mediat kur ka thënë: "Mendoj se është ndeshje jashtë fushe, thjesht vetëm kaq. Për mua nuk ka shumë rëndësi se në cilën fushë do luhet ndeshja ndaj Tomorit, në Kuçovë apo diku tjetër.

Pas Agron Çelës, të tjerë biznesmenë duan të marrin Vllazninë

Prononcimi një ditë më parë në një prej mediave sportive i ish-presidentit të Vllaznisë Agron Çela se është i gatshëm të kthehet në krye të këtij klubi për të blerë aksionet dhe për të ndërtuar një skuadër kampione, është shoqëruar me interesimin e të tjerë biznesmenëve që duan të kontribuojnë për ndërtimin e një skuadre të madhe. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur megjithatë pranë Bashkisë Shkodër thuhet të ketë patur interes kohët e fundit.

Vllaznia refuzon Brahjen, Dushku në pikëpyetje të madhe

Vllaznia ka nevojë për afrime cilësor në janar, në mënyrë që të arrijnë objektivat e saj, që është minimum kapja e një vendi, që e çon në Kupat e Europës. Por duket se këto kohët e fundit po bëhet shumë zhurmë sa i takon merkatos së janarit, pa të cilën nuk bëhet fjalë për t’u arritur asnjë objektiv, sado minimal qoftë ai, por duket se nuk ka as një orientim të qartë. Nisur nga kontaktet e deritanishme, të krijohet përshtypja se Vllaznia do t’i përqëndrojë “goditjet” e saj, në merkaton e janarit, në kampionatin shqiptar, por mund të jetë edhe krejt e kundërta.

Dështon apelimi i gjobës së UEFA-s, Vllaznia ”në hall” me gjobat

Ka qenë e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 30 nëntor mbledhja e Komisionit të Apelit pranë UEFA-s në Zyrih të Zvicrës por asnjë pjestar I klubit të futbollit Vllaznia nuk ka marrë pjesë në të ndonëse vetë klubi kishte apeluar gjobën e vënë nga ky institucion për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e Europa League me zvicerianët e Thunit në “Loro Boriçi”. Gjoba prej 22 mijë eurosh, “tronditi” drejtuesit e klubit të cilët menduan se mund ta ulnin vlerën e saj nëse do ta apelonin. Për këtë arsye, ata bënë edhe pagesën prej 1 mijë eurosh që duhet për të pranuar apelimin por çuditërisht, në mbledhjen e fundit të Komisionit të Apelit pranë UEFA-s, nuk është paraqitur asnjë përfaqësues I klubit shkodran.

Sukaj-Flamutari, bisedimet e para pozitive

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një takim të mundshëm mes sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj dhe drejtuesve të Flamutarit, por ashtu siç e kemi pohuar një ditë më parë, në faqet e gazetës tonë, bëhet e ditur se dje, në Tiranë, palët në fjalë, janë takuar dhe kanë biseduar gjerësisht mbi mundësinë e transferimit të këtij futbollisti në Vlorë, gjatë merkatos së janarit, me shpresën se edhe Bashkia e Shkodrës me atë të Vlorës do të gjejnë mirëkuptimin.

Vujadinoviç: Vetëm 4 lojtarë kanë mbetur nga Europa

Në konferencën e sotme për shtyp, portieri i Vllaznisë, malazezi Miroslav Vujadinoviç ka folur në lidhje me ndryshimet e ndodhura tek kjo skuadra nga vera, kur ajo ka luajtur në Europa League dhe deri në ndeshjen e fundit me Skënderbeun. °Nga ai moment kur kemi luajtur me Thunin dhe deri në ndeshjen e fundit me Skënderbeun janë larguar shumë lojtarë. Ndaj korçarëve në fushë kanë qenë vetëm 4 lojtarë nga ajo periudhë, të tjerët janë larguar.

“Batuta” vlonjate: A e doni edhe Gjikën për Sukajn?

Dy ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se drejtuesit e Flamurtarit po bëjnë çmos për të marrë futbollistin shkodran Xhevahir Sukaj. Por fakti, që ai për të marrë letrat nga Vllaznia duhet të paguajë së paku 50 mijë euro në arkën e klubit shkodran, e bën të vështirë këtë gjë. Drejtuesit kuqeblu thuhet të kenë kërkuar si këmbim marrjen e Rajoviç dhe Lenës për ta lënë të lirë me kosto zero Sukajn.

Agron Çela: E marr unë Vllazninë dhe e nxjerr kampione!

Ish-presidenti i Vllaznisë në vitet 2003-2006 Agron Çela duket se ka ndër mend t'i kthehet sërish drejtimit të klubit shkodran. Në një prononcim të tij për të përditshmen sportive "Sporti Shqiptar" ai ka deklaruar se po pret shitjen e aksioneve nga Bashkia Shkodër për të blerë shumicën e tyre.

Shkodranët kundër zhvillimit të ndeshjes me Tomorin në Kuçovë

Dihet tashmë, që ekipi i Tomorit, për këtë fazë të parë të këtij sezoni, të paktën për këtë fazë, nuk do të luajë asnjë ndeshje në Berat për shkak të rikonstruksionit të fushës së stadiumit të këtij qyteti. Prandaj kjo skuadër, kur vjen puna për të zhvilluar takimet brenda fushës së vet, deri tani ka zgjedhur një fushë, që është sa më afër Beratit, në mënyrë, që edhe sportdashësit berates të kenë sa më shumë mundësi për ta ndjekur.

Kryebashkiaku Luka- këshilltarëve: Mos u merrni me stadiumin “Loro Boriçi!

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, debati më i nxehtë ka qenë ai i sportit pikërisht kalimi i fushës sportive "Reshit Rusi" si kapital i shoqërisë aksionere "Vllaznia". Debatet kanë qenë të nxehta dhe diskutimet e këshilltarëve i kanë dhënë pamjen e një rrëmuje të vërtetë kësaj seance. Njëri thoshte "pse duhet t'i kalojë futbollit kjo fushë", tjetri "A mund të ndërtohen pallate në atë tokë".

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI