Dritan Smajli: Europa për Vllazninë kalon nga kjo ndeshje

0

“Një fitore në Laç na afron me objektivin primar që kemi tani në këtë pjesë të sezonit, daljen në Kupat e Europës”. Kështu është shprehur mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, Dritan Smajli, sa i përket ndeshjes së fundjavës që do të zhvillojnë në transfertë ndaj Laçit. Me sa duket, për mbrojtësin shkodran rruga për në Europë kalon nga Laçi. Vetë ai në një bisedë për gazeten ka pohuar se vetëm tri pikët u hyjnë në punë, në një transfertë të tillë aq të rëndësishme për ta. “Si në çdo takim, edhe në atë ndaj Laçin do të shkojmë për të marrë maksimumin e pikëve. Pastaj, se sa do mund të arrihet kjo, nuk është vetëm në dorën tonë. Ne duhet të tregojmë vlerat më të mira në këtë përballje dhe të marrim një rezultat pozitiv.

Hidhet shorti, Kukësi i Cungut ndaj Laçit. Finalja shumë pranë

0

U hodh sot në mjediset e FSHF-së shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, teksa goglat e tërhequra nga vetë përfaqësuesit e klubeve zbardhën edhe dy përballjet përkatëse. Kukësi do të sfidojë Laçin, në njëlloj derbi të veriut, ndërsa Skënderbeu do të vihet përballë Bylisit. Verilindorët dhe korçarët do t’i luajnë ndeshjet e para të këtij raundi në fushat e tyre, ndërsa ato të kthimit në transfertë. Raundi gjysmëfinal i këtij kompeticioni kombëtar do të luhet me ndeshje vajtje-ardhje, në datat 3 dhe 17 prill. Skënderbeu ka qenë katër herë finalist i Kupës së Shqipërisë:

Rexha: Në Laç Vllaznia do të kërkojë të hedhë hapin e madh

0

Sulmuesi Kastriot Rexha eshte i bindur se Vllaznia mund t'ia dale me sukses edhe ne perballjen e rradhes ne Laç. Nje fitore ne kete ndeshje sipas tij, do te bente qe ai te hidhte hapin e madh drejt arritjes se objektivit qe ka. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, ai ka thene: "Perpara kemi nje skuader qe luan mire futboll dhe per me teper qe ne fushen e vet mposhtet rralle.

Elvin Beqiri: Ndryshimet tek Vllaznia falë trajnerit Bushati

0

Elvin Beqiri e sheh të denjë Vllazninë e tij për në Europë. Edhe pse kuqeblutë janë ende larg vendit të tretë, kapiteni beson se ekzistojnë shanse reale për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Një gjë të tillë ai e ka shprehur në një intervistë për gazeten, ku ka treguar edhe çelësin e suksesit të kësaj Vllaznie. Beqiri e ka vënë theksin edhe tek puna që tekniku Bushati ka bërë me skuadrën dhe, sipas tij, ndryshimi që nga fundi i vitit të shkuar nuk është në emra, por në mentalitetin që ka përcjellë vetë tekniku dhe drejtuesit e rinj. Sa i përket takimit ndaj Laçit, ai do të kthehet në pozicionin e tij të preferuar, atë të qendërmbrojtësit.

Presidenti Çela: Semina ka gabuar rëndë. Pretendimet e tij të kota

0

Presidenti i Vllaznisë Agron Çela ka reaguar sot në lidhje me pretendimet e djeshme të futbollistit Klodian Semina se gjoja është larguar nga skuadra për arsye se atij nuk iu rinovua kontrata dhe se ka marrë një rrogë prej vetëm 490 mijë lekësh të vjetra. Duke folur në lidhje me kërë çështje per gazeten online www.shkodrasport.com, ai ka thënë: "Të them të drejtën jam habitur nga ato çfarë kishte thënë ky futbollist. Ai u largua nga Shkodra duke na thënë se kishte probleme familjare dhe nuk është aspak e vërtetë se më ka pritur mua që të ulemi dhe të merremi vesh për rinovimin e kontratës.

Bushati: Ndeshja me Laçin vendimtare për objektivin tonë

0

Ndeshja e se dieles me Laçin ne transferte konsiderohet shume e rendesishme ne kampin shkodran. Madje trajneri Artan Bushati, kete sfide e cileson vendimtaren per objektivin e Vllaznise per te shkuar ne Europe ne fund te sezonit. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, ai do thoshte: "Per ne takimi i rradhes me Laçin eshte shume i rendesishem per sa i takon arritjes se objektivit qe kemi per te qene ne Kupat e Europes ne fund te ketij sezoni.

Klodian Semina i jep lamtumirën skuadrës shkodrane?!

0
Mbrojtësi shkodran Klodian Semina duket se ka ndër mend t'i japë lamtumirën Vllaznisë. Ai që nga dita e hënë nuk ndodhet në Shkodër. Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht për gazetën online www.shkodrasport.com nga familjarë të tij. Ata nuk kanë...

Ndeshja Laçi- Vllaznia e javës së 19-të do të luhet ditën e dielë

0

Ndeshja Laçi- Vllaznia e vlefshme për javën e 19-të të Superligë shqiptare do të luhet ditën e dielë. Kjo është caktuar nga kalendari paraprak i Federatës Shqiptare të Futbollit teksa e ka lënë këtë takim për t'u luajtur në ditën e fundit të kësaj jave. Ndodh që edhe mund të ndryshojnë gjërat por gjasat janë që të mos ndodhë kështu. Edhe orari me shumë mundësi nuk do të ndryshojë, do jetë ora 14.00 për zhvillimin e saj. Në kushte të tilla, futbollistët e Vllaznisë nga dita e sotme do të nisin përgatitjet për këtë ndeshje.

Presidenti Çela: Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë që kemi nisur

0

Pjesën e dytë të ndeshjes me Bylisin e ka ndjekur mes tifozëve. Presidenti i Vllaznisë Agron Çela ka ndjerë emocionet e vërteta të një tifozi dhe ankthin për të pritur me padurim fundin e ndeshjes për të dëgjuar vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit që do t'i jepte fitoren e katërt Vllaznisë. I pyetur në lidhje me këto emocione, numri 1 i klubit shkodran do të shprehej: "U kisha premtuar tifozëve një ditë para ndeshjes se do ta shihja bashkë me to atë dhe kështu veprova, duke qenë njëri prej tyre në mbështetje të Vllaznisë për arritjen e një tjetër fitoreje".

Vllaznia fiton edhe ndaj Bylisit. Dragoi i jep fitoren 1-0

0

Ka mjaftuar një 11-metërsh i shndërruar në gol nga ana e Kristian Dragoit për t'i dhënë fitoren në ndeshjen e sotme Vllaznisë ndaj Bylisit. Tre pikë shumë të vlefshme që e ngjisin këtë skuadër në kuotën e 29 pikëve duke qenë në kuotë të barabartë pikësh tashmë me Tiranën e vendit të pestë dhe vetëm 5 pikë larg Teutës së vendit të dytë. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi" ka dhuruar jo pak emocione. Sidomos pjesa e parë ka qenë shumë e bukur për Vllazninë që përveç golit të Dragoit, duhej të kishte shënuar edhe ndonjë gol tjetër.