Sukaj “mohon” veten: S’kam patur probleme me klubin

0

Zhurma e krijuar ditët e fundit në lidhje me disa komente në emër të sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj, është shoqëruar mesditën e sotme me një prononcim të këtij lojtari për shtyp. Ai ka mohuar gjithçka mund të jetë thënë e shkruar për të por në fakt, jashtë kamerave sulmuesi ka shprehur sërish mendime ndryshe. Megjithate duke iu referuar fjaleve te tij, e rendesishme është të thuhet që të drejtat e tij, Sukaj i kërkon në ballafaqimin direkt me njerëzit përkatës dhe jo përmes medias apo faqeve të ndryshme sociale.

Lajmi i fundit: Vujadinoviç në portë ndaj Apolonisë

0

Ka qenë në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Apolonisë megjithatë duket se dilemat tashmë kanë marrë fund. Portieri malazez i Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç do të jetë në portë në takimin e nesërm. Ai e ka lënë pas dëmtimin që ka patur në kavilje dhe prandaj do luajë në takimin e rradhës duke qenë kësisoj një garanci e madhe për skuadrën. Ai ka udhëtuar me ekipin drejt Fierit dhe kjo ka bërë që trajneri Vata të jetë më i qetë.

Trajneri Vata: Vllaznia synon fitoren në Fier

0

Pavarësisht mungesave që do ketë në formacion, pavarësisht ndonjë problemi të lindur mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit sa i takon gjobave, trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka shumë besim se skuadra që ai drejton do bëjë më të mirën në ndeshjen e së shtunës ndaj Apolonisë. "Për ne është një ndeshje e rëndësishme. Luajmë ndaj një Apolonie e cila një javë më parë barazoi ndaj Flamurtarit dhe do kërkojë të na mundë edhe ne.

Arvid Hoxha: Kam shumë besim tek Rudi

0

Në vitin 1987 kanë qenë shokë ekipi sëbashku tek Vllaznia. Arvid Hoxha dhe Rudi Vata më pas do merrnin drejtime të kundërta. I pari arratiset në Greqi dhe vonë përfundon në Amerikë ndërsa i dyti lë Shkodrën, luan për Dinamon e më pas në Skoci dhe shumë vende të tjera. E përbashkëta e tyre sërish ka të bëjë me dy gjëra: Shkodrën dhe Vllazninë. Kudo që të jenë ata i kanë në zemër ato, qytetin e tyre të përbashkët dhe skuadrën e zemrës. Për rrjedhojë tashmë që Rudi Vata është bërë trajner i Vllaznisë, Arvidi nga Amerika i uron suksese në këtë detyrë të vështirë që ka marrë përsipër.

Vllaznia, 8 milionë lekë për fitoren në Fier

0

Vllaznia vërtetë ndodhet në një moment deçiziv të saj dhe për këtë, i duhet pikët maksimale në çdo ndeshje, duke nisur nga sfida me Apoloninë në Fier. Pavarsisht problemeve të fundit, të shfaqura në kampin shkodran, në lidhje me mungesat e pjessshme të rrogave, përsëri krerët e Vllaznisë kanë menduar për të akorduar një premio prej 8 milion lekësh të vjetra, në rast fitoreje me fierakët, në fushën e këtyre të fundit.

Tirana u vë “fre” Likës, Balës dhe Dushkut: Nuk do shkoni në Shkodër

0

Ka reaguar menjëherë Tirana, pas ofertave të mbërritura nga Vllaznia në adresë të të lojtarëve të saj. Bëhet fjalë për dy shkodranët: Bekim Balën dhe Gilman Likën si dhe për lezhjanin Erjon Dushku, më të cilët drejtuesit më të lartë të Vllaznisë kanë patur kontakte, gjatë ditëve të fundit, ku kanë biseduar konkretisht mbi mundësinë e mbërritjes së tyre në Shkodër, gjatë merkatos së janarit.

Klubi Vllaznia: Sukaj ikën vetëm jashtë Shqipërisë

0

Drejtuesit e klubit shkodran pas qëndrimit të drejtorit sportiv Grima duket qartë se nuk kanë dëshirë t’I mbajnë me zor futbollistët e tyre, pavarësisht se Sukaj apo Vajushi mund të jenë pikat më të forta të skuadrës. Krerët e klubit duken të ftohtë në këtë mes dhe prandaj nuk kanë ndër mend të kërkojnë “armëpushim” në këtë mes.

Grima: Vllaznia nuk mban futbollistë me zor

0

Zhurma e krijuar ditët e fundit në media në lidhje me pretendimet e dy futbollistëve të Vllaznisë Xhevahir Sukajt dhe Armando Vajushit për t'u larguar, kanë marrë për herë të parë një përgjigje zyrtare nga ana e njërit prej drejtuesve më të lartë të klubit shkodran. Armir Grima, drejtori sportiv i Vllaznisë, i ftuar në "Arena Sport" në televizionin Rozafa, është shprehur kështu në lidhje më këtë çështje:

Klubi shkodran apelon çështjen “Lici” në Lozanë

0

Vendimi I Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF pak kohë më parë që I dha të drejtë ish-futbollistit të Vllaznisë Suad Lici në pretendimet e tij për marrjen e 31200 dollarëve, nuk është pranuar nga drejtuesit e Bashkisë Shkodër që aktualisht kanë në administrim klubin e futbollit Vllaznia.

Sukaj e Vajushi e konfirmojnë: Ikim në janar

0

Duket se nuk është vetëm një hamendësim apo sajesë e medias, por mesa duket largimi i dyshes sulmuese më të mirë të  kampionatit shqiptar, Xhevahir Sukajt e Armando Vajushit, është i sigurtë në janar. Të dy futbollistët e Vllaznisë, e kanë pohuar dje këtë fakt për gazetën “Metropol Sport”, duke dhënë, madje edhe detaje.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI