Tomori- Vllaznia luhet të dielën më 21 tetor në orën 14.00

Bashkia Shkodër, 30 për qind më pak fonde për shumësportëshin

Dritan Smajli: Vllaznia do jetë pretendente deri në fund

Armando Vajushi: Sa herë jam në “Loro Boriçi”, Vllaznia fiton

Ka qenë pasditen e së dielës i pranishëm në stadiumin "Loro Boriçi" dhe prania e tij në ndeshjen e Vllaznisë ndaj Laçit, duket se i ka dhënë fat skuadrës shkodrane. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e saj Armando Vajushi. Edhe ai vetë ka këtë mendim teksa për gazetën online shkodrasport.com, do të shprehej: "Prania ime në stadiumin "Loro Boriçi" sa herë që luan Vllaznia rezulton me fat, çka do të thotë se edhe tani që nuk jam pjesë e saj, sërish i sjell fat skuadrës time të zemrës. Më ka ndodhur edhe sezonin e kaluar kundër Flamurtarit, ndeshje kjo që u fitua nga Vllaznia, më ndodhi edhe këtë herë ndaj Laçit.
Gjyqtarët e Shkodrës, nota të larta vlerësimi për javën e gjashtë
Duro, elozhe për mbrojtjen. 5 ndeshje, vetë 1 gol i pësuar

Tekniku i Vllaznisë, Shpëtim Duro, e ka vlerësuar maksimalisht punën e repartit të mbrojtjes në këto gjashtë javët e para të kampionatit. Pavarësisht paraqitjes së takimit të parë me korçarët, tekniku Shpëtim Duro duke iu referuar edhe pësimit të një goli në pesë ndeshjet e tjera e ka vlerësuar këtë repart, por sidomos qendrën e mbrojtjes së saj, si një nga pikat më të forta dhe më cilësore të kësaj skuadre. “Unë dua të vlerësoj në maksimum punën që po bën në tërësi mbrojtja. Mund të them se ne kemi treguar në pesë takime se kemi një nga mbrojtjet më të mira.
Bekim Bala, titullar edhe në fitoren e rradhës të Spartës

Jani Kaçi vlerëson edhe Vllazninë si pretendente për titull

Sakrifica e Dragoit. Dy gjilpëra për një gol ndaj Laçit

“Juban Danja” mundet 1-3 në Mitrovicë në miqësoren me Trepçen
