Vllaznisë zbret në fushë. Sot testi i parë ndaj Mornarit

Pasditen e sotme ekipi I Vllaznisë do të zbresë në fushë për të zhvilluar të parën miqësore të vërtetë në këtë periudhë përgatitore. Pas tre javësh stërvitje intensive në Shkodër, kuqeblutë tashmë do provojnë veten përballë një kundërshtari serioz. Bëhet fjalë për ekipin e Mornarit të Tivarit. Miqësorja siç është bërë tashmë e ditur, do të luhet sot në orën 18.00 në stadiumin e qytetit të Tivarit të Malit të Zi.
Ndeshje miqësore: Mornar- Vllaznia 1-0

Skuadra shkodrane e ka nisur me humbje serinë e miqësoreve të saj në përgatitoren e kësaj vere. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Tivarit ndaj skuadrës vendase të Mornarit me rezultatin 0-1. Një gol I shënuar në pjesën e dytë I ka dhënë fitoren malazezëve. Me këtë humbje sigurisht që nuk ka patur ndonjë problem për skuadrën e trajnerit Duro por megjithatë nisja me humbje e serisë së miqësoreve është një tregues se tek Vllaznia ka shumë gjëra për t’u rregulluar sërish deri në momentin e nisjes së kampionatit.
Vllaznia e re i kushton 450 milionë lekë Bashkisë Shkodër

Vendimi do merret ditën e martë në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak Shkodër megjithatë projekti I hartuar nga ana e drejtuesve të klubit parashikon atë shumë parash për të kaluar nga llogaria e këtij institucioni në atë të shoqërisë aksionere Vllaznia. Bëhet fjalë për 450 milionë lekë të vjetra. Shumë kjo e mjaftueshme për të përballuar gjithë sezonin futbollistik 2012-13. Kryetari I Bashkisë Lorenc Luka prej kohësh ka ngarkuar kryetarin e bordit mbikëqyrës të shoqërisë aksionere- Ritvan Troshanin, njëkohësisht edhe nënkryetar I këtij institucioni të qeverisjes lokale, që sëbashku me administratorin Kujtim Shaba të hartojnë projekt- buxhetin për sezonin e ri.
Përplasje Hysa- Hasani. Paralajmërim për mesfushorin shkodran

Partizani “sulm” në Shkodër për të marrë lojtarë

Vetëofrohet argjentinasi Martinena. Vllaznia i thotë “jo”
Lajmi i fundit: Olsi Gocaj kalon tek nga Vllaznia tek Kastrioti

Po lojtari i 12-të a do të afrohet tek Vllaznia?
Opinion nga Blendi DIBRA
Përgatitjet për sezonin e ri futbollistik për çdo ekip si përherë ndeshen me shumë dilema dhe të panjohura të cilat lidhen kryesisht me formimin e ekipit, duke filluar që me caktimin e trainerit, emrat e të afruarve dhe të larguarve të merkatos si dhe shume të papritura të këndshme dhe të pakëndshme të cilat krijohen gjatë zhvillimit të këtyre proçeseve.
Armir Grima: Kjo Vllaznia më e mirë e viteve të fundit

Shpëtim Duro: Kjo Vllazni do t’i befasojë të gjithë

Pejiç, Xhafaj, Hysa? E rëndësishme ishte të vinte njëri dhe jam i kënaqur që erdhi Hysa”-thotë trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro në prononcimin e tij të djeshëm për gazetën tonë. Ai po punon me shumë përkushtim në krye të kuqebluve dhe ka bërë njëfarë bilanci të punës dyjavore në krye të tyre. është mëse I kënaqur me mënyrën si kanë shkuar të gjitha gjërat dhe kjo e ka bërë entuziast.