Vllazni më të dobët se tani, s’kam parë asnjëherë
Në fund të sezonit, nxirren përgjegjësitë
Fajtore për gjendjen aktuale, humbja me Thunin
“ Mendoj që rezultatet e skuadrës e kanë thelbin e problemit që tek ndeshja me Thunin. Pra humbja me Thunin solli një ndryshim psikologjik total të skuadrës duke e future në një atmosferë apska të këndëshme.
Vllaznia- Skënderbeu shtyhet për të premten në orën 14.00

Ndeshja e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Skënderbeut, nuk do luhet të enjten siç ka qenë e planifikuar por një ditë më pas. Drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë një kërkesë për ta shtyrë ndeshjen ndaj Skënderbeut për 24 orë dhe kjo kërkesë është miratuar nga ana e FSHF-së. Arsyeja ka qenë problemi i fushës së stadiumit që është pjesërisht sërish i mbuluar me dëborë. Pas reshjeve të shiut që kanë rënë mbrëmë dhe sot, ajo ka filluar të shkrijë megjithatë do ende për ta kthyer në normalitet atë. Duke menduar se gjendja e fushës do vijë duke u përmirësuar, shkodranët kanë kërkuar ta shtyjnë edhe për një ditë tjetër.
Vllaznia sërish për stërvitje jashtë Shkodrës

Sulmi, pika më e dobët e Vllaznisë
Vllaznia e dyta në renditjen e fair-play sipas FSHF-së

Vajushi: U zhgënjeva nga Vllaznia që pashë ndaj Adës

Në dy ditët e qëndrimit në Shkodër, e ka ndjekur Vllazninë në stërvitje të enjten ndërkohë që dje ka udhëtuar drejt Velipojës për ta ndjekur atë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Adës. Armando Vajushi nuk mundet dot të qëndrojë larg Shkodrës dhe Vllaznisë. Megjithatë, ajo që e ka dëshpëruar më tepër atë, ka qenë paraqitja e kuqebluve në ndeshjen ndaj Adës. “Ishte turp të shihje atë Vllazni. Në fakt, unë nuk po e kuptoja mirë nëse ishte Vllaznia apo ndonjë ekip serb a malazez se nuk po shihja shumë shkodranë në skuadër”-ka thënë ndër të tjera në intervistën e mbrëmshme për “shkodrasport.com” sulmuesi shkodran Armando Vajushi. Ja intervista e tij:
Vajushi në Shkodër, takohet me shokët e ish-skuadrës

Ka mbërritur paraditen e djeshme në Shkodër për të qëndruar me lejen e drejtuesve të Liteksit vetëm tre ditë dhe menjëherë ka nxituar të marrë vesh se ku bën stërvitje ekipi I Vllaznisë. Armando Vajushi, ish-futbollisti I saj deri para një muaji, ka patur jo pak mall të takojë ish-shokët e tij të skuadrës dhe prandaj ka nxituar të shkonte tek pallati I sportit “Qazim Dervishi” ku kuqeblutë ishin në stërvitje. Lojtari I Liteksit tashmë, nuk do të mungojë madje të jetë present edhe në ndeshjen miqësore që Vllaznia do zhvillojë sot në Velipojë.