Malazezi Petroviç dërgon Vllazninë në Uefa

0

Mbrojtësi malazez I Vllaznisë Gavrilo Petroviç do ta dërgojë çështjen e tij në Komisionin e Disiplinës të UEFA-s për prishjen e njëanshme të kontratës nga klubi shkodran. Lajmi është bërë I ditur nnga vetë futbollisti dhe menaxheri I tij Leko Pranvera. Ata kanë qenë në Shkodër për të biseduar me krerët e klubit kuqeblu në lidhje me këtë çështje por kanë dalë të zhgënjyer nga përgjigja që kanë marrë prej tyre dhe në këtë mënyrë, deklarojnë se do ta ndjekin këtë çështje në institucionet përkatëse për të kërkuar respektimin e kontratës.

Rudi Vata: Vllaznia e vonuar në merkato

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata pas ndeshjes së djeshme është shprehur se nuk shqetësohet shumë nga humbja por për të, e rëndësishme është që skuadra u paraqit mirë dhe forma e saj po vjen gjithnjë në rritje. Ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve edhe në lidhje me merkaton teksa është shprehur: "Sulmuesi Vujaçiç ka dy ditë që po provohet tek Vllaznia dhe me paraqitjen e bërë sot mendoj se nuk ka bagazhin e duhur për të vazhduar me ne dhe prandaj do ta ndërpresë provën e saj. Ndërsa për mbrojtësin maqedonas, luajti vetëm pak minuta sot dhe nuk mund të jap një mendim më të plotë prandaj dhe do ta shohim sërish.

Gocaj: Vetë nuk iki nga Vllaznia, veç po më larguan

0

Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për të. Lakimi I emrit në media si një nga lojtarët e mundshëm për t’u larguar nga Vllaznia, e kanë shqetësuar pa masë mesfushorin Olsi Gocaj. 22 vjeçari në të dytin sezon me kuqeblutë, ka qenë gjithnjë stabël në formacion por thuhet se kohët e fundit nuk ka qenë ndër futbollistët e preferuar nga trajneri Vata prandaj dhe ishte pjesë e një “liste” të hartuar për t’u larguar nga skuadra në merkaton e janarit.

Vllaznia humbet 0-1 ndaj Petrovac

0

Vllaznia: Gjokoviç (Vujadinoviç 60), Gocaj (Balaj), Singbo (Sykaj), Vuk (Ziba), Belisha (Popoviç), Smajli (Markolaj 70), Moreno (Karakaçi 65), Bardulla (Brnoviç), Dema (Gjini 46), Hajdari (Erkoçeviç 73), Hasani (Vujaçiç 46). Tr: R. Vata.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja  është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.

Oferta: Zeqo i kërkoi Vujadinoviçin, Luka tha “jo”

0

Skënderbeu kërkon portierin e Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç. Kjo gjë ka dalë në skenë ditët e fundit teksa ka mbërritur edhe oferta që presidenti I Skënderbeut Agim Zeqo I ka bërë kryebashkiakut-president të Vllaznisë Lorenc Luka, për kalimin në Korçë të portierit malazez që luan për kuqeblutë Miroslav Vujadinoviç.

Raporti i merkatos tek Vllaznia: 9 të larguar, 1 i ardhur!!!

0

Të gjithë prisnim që merkatoja e janarit për Vllazninë të dhuronte supriza të këndshme nisur nga dëshira e drejtuesve të saj për të bërë blerje cilësore. Fakti se mund të ishin në dispozicion plot 150 mijë euro (të ardhurat nga largimi i Vajushit dhe Sukajt) apo dhe 100 milionëshi i planifikuar nga Bashkia Shkodër për merkaton, bëntë që shifra në dispozicion për këtë çështje të ishte e konsiderueshme: Rreth 300 milionë lekë të vjetra. Pritej që gjërat të ishin më ndryshe por deri më tani, asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Janë larguar plot 5 futbollistë deri më tani e pikërisht Sukaj, Vajushi, Danaj, Nimani dhe Muça.

Vllaznia, vjen një sulmues malazez: Ivan Jablan

0

Në stërvitjen e sotme të Vllaznisë priten të jenë edhe dy futbollistë malazezë. I pari është Nenad Brnoviç, mesfushori që është shumë pranë firmës me kuqeblutë (ka mbetur vetëm hedhja e firmës sepse gjithçka ka përfunduar), ndërsa I dyti është sulmuesi Ivan Jabllan. Ai është një sulmues me shumë përvojë, 32 vjeç dhe ka luajtur së fundi me skuadrën Llovçen të Cetinjës.

Katër futbollistë shkodranë në provë tek Laçi

0

Skuadra e Laçit vazhdon të shprehë simpatinë e saj për futbollistët shkodranë. Ajo ka patur në përbërje të saj Vucajn dhe Rexhën deri në dhjetor ndërkohë që tashmë pjesë e këtij ekipi është edhe Valdano Nimani. Por ditët e fundit, me këtë skuadër janë bashkuar në stërvitje edhe plot katër futbollistë të tjerë nga Shkodra. Bëhet fjalë për Orges Linin që ka qenë pjesë e Adës deri para pak kohësh, për Suad Kaloshin që në fazën e parë ka luajtur me ekipin e Trepçes në Kosovë, për Mirsad Sukajn që ka luajtur me Shkumbinin dhe Ergys Buliqin që është stërvitur me Vllazninë.

Arsen Sykaj kërkohet nga Tirana dhe Laçi

0

Mbrojtësi i ekipit tonë “Shpresa”, Arsen Sykaj, ditët e fundit ka marrë sinjalizime nga ekipi i Tiranës dhe i Laçit. Ky i fundit i ka bërë gati dhe një kontratë, që mund të firmoste menjëherë, duke qenë mjaft e mirë për mbrojtësin shkodran. Madje ditën e enjte kur zhvillohej ndeshja miqësore Vllaznia- Prishtina, në tribunën e stadiumit "Loro Boriçi" ka qenë i pranishëm edhe drejtori sportiv i Laçit Ylber Zani.

Lajmi i fundit: Brnoviç në orën 17.00 firmos kontratën me Vllazninë

0

Mesfushori malazez Nenad Brnoviç do firmosë në orën 17.00 kontratën me klubin Vllaznia. Bisedimet kanë mbaruar me sukses dhe pas pak minutash, do bëhet edhe prezantimi zyrtar para mediave. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i klubit Vllaznia Blerti Delija në komunikimin që ka patur me gazetarët pak minuta më parë. Në këtë mënyrë, mesfushori 31 vjeçar bëhet zyrtarisht blerja e parë e Vllaznisë në këtë merkato janari dhe pas tij pritet të mbërrijnë edhe firmat e disa lojtarëve të tjerë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI