Lajmi i fundit: Vujadinoviç në portë ndaj Apolonisë

Ka qenë në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Apolonisë megjithatë duket se dilemat tashmë kanë marrë fund. Portieri malazez i Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç do të jetë në portë në takimin e nesërm. Ai e ka lënë pas dëmtimin që ka patur në kavilje dhe prandaj do luajë në takimin e rradhës duke qenë kësisoj një garanci e madhe për skuadrën. Ai ka udhëtuar me ekipin drejt Fierit dhe kjo ka bërë që trajneri Vata të jetë më i qetë.
Trajneri Vata: Vllaznia synon fitoren në Fier

Pavarësisht mungesave që do ketë në formacion, pavarësisht ndonjë problemi të lindur mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit sa i takon gjobave, trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka shumë besim se skuadra që ai drejton do bëjë më të mirën në ndeshjen e së shtunës ndaj Apolonisë. "Për ne është një ndeshje e rëndësishme. Luajmë ndaj një Apolonie e cila një javë më parë barazoi ndaj Flamurtarit dhe do kërkojë të na mundë edhe ne.
Arvid Hoxha: Kam shumë besim tek Rudi

Vllaznia, 8 milionë lekë për fitoren në Fier

Tirana u vë “fre” Likës, Balës dhe Dushkut: Nuk do shkoni në Shkodër

Klubi Vllaznia: Sukaj ikën vetëm jashtë Shqipërisë

Drejtuesit e klubit shkodran pas qëndrimit të drejtorit sportiv Grima duket qartë se nuk kanë dëshirë t’I mbajnë me zor futbollistët e tyre, pavarësisht se Sukaj apo Vajushi mund të jenë pikat më të forta të skuadrës. Krerët e klubit duken të ftohtë në këtë mes dhe prandaj nuk kanë ndër mend të kërkojnë “armëpushim” në këtë mes.
Grima: Vllaznia nuk mban futbollistë me zor

Klubi shkodran apelon çështjen “Lici” në Lozanë

Sukaj e Vajushi e konfirmojnë: Ikim në janar

Duket se nuk është vetëm një hamendësim apo sajesë e medias, por mesa duket largimi i dyshes sulmuese më të mirë të kampionatit shqiptar, Xhevahir Sukajt e Armando Vajushit, është i sigurtë në janar. Të dy futbollistët e Vllaznisë, e kanë pohuar dje këtë fakt për gazetën “Metropol Sport”, duke dhënë, madje edhe detaje.
Sukaj- Vajushi- Smajli, gati “divorci” me Vllazninë në janar

Tre nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë së sotme, pikërisht Xhevahir Sukaj, Armando Vajushi dhe Dritan Smajli, në janar mund të mos jenë më pjesë e kësaj skuadre. Të tre ata e kanë të shkruar në kontratë që mund të largohen nëse dëmshpërblejnë klubin. Vlerat e dëmshpërblimeve janë të ndryshme teksa të tre sëbashku mund të derdhin në arkën e klubit 160 mijë euro në janar dhe t’I thonë lamtumirë skuadrës.