Klodian Semina: 3 pikët e Luftëtarit vlejnë nëse mundim Apoloninë

0

Aktivizimi I tij në dy ndeshjet e fundit si titullar, ka bërë që ai të ndjehet edhe më mirë tek Vllaznia. Klodian Semina iu bashkia skuadrës shkodrane në limitet e merkatos ngaqë nuk arriti të firmoste në Maltë dhe megjithëse nuk u mendua fillimisht si titullar, shumë shpejt arriti të kapë formacionin. Ka luajtur ndeshjen e parë në Kukës e të dytën ndaj Luftëtarit dhe në të dy këto takime, skuadra nuk ka pësuar gol. Çka tregon se ai dhe lojtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes e kanë bërë më së miri detyrën e tyre. E rëndësishme mbi të gjitha ishte fitorja në ndeshjen e fundit me Luftëtarin, trepikësh ky që vlerësohet mjaft edhe nga Semina që do shprehej: ““Kjo fitorja me Luftëtarin ishte e rëndësishme por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Dritan Gjyrezi: Rrumenige premtoi se do vijë në Shkodër

0

Anëtarësimi I klubit Vllaznia në Shoqatën e Klubeve të Europës pritet të sjellë shumë të mira për të sidomos në aspektin e promovimit të emrit dhe vlerave të tij. Ai që e thotë këtë është njeriu I cili ka negociuar për këtë anëtarësim, pikërisht menaxheri shkodran I futbollit Dritan Gjyrezi. Ky I fundit, ka marrë pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj shoqate që u zhvillua javën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës. Gjatë zhvillimeve të punimeve të kësaj Asambleje, ai ka patur disa takime me presidentin e saj, gjermanin e mirënjohur Karl Hainz Rrumenige. Madje në adresë të tij ka ardhur edhe një ftesë nga ana e kryebashkiakut Lorenc Luka për të vizituar Shkodrën. Këtë e konfirmon vetë Gjyrezi që për “Shkodra Sport” do të shprehej:

Shkëmbi: Gjyqtarët e Shkodrës janë model në të gjitha drejtimet

0

Prej vitesh është në krye të kolegjiumit të gjyqtarëve të futbollit të Shkodrës duke u munduar të bëjë një punë sa më të mirë megjithatë shpeshherë është penguar nga faktorë të ndryshëm. Mhill Shkëmbi është munduar gjithsesi t'i anashkalojë ato duke shpresuar në përmirësimin e gjërave. Më së shumti, ai ka ndjerë keqardhje për mosmbështetjen aq sa duhet të gjyqëtarëve të kolegjiumit që drejton. E ka ngritur zërin në çdo mbledhje që është zhvilluar në Federatë por pakkush ia ka vënë veshin. Si rrjedhojë, sot Kolegjiumi i Shkodrës ndonëse ka një numër të madh gjyqtarësh, ka shumë pak për të gjykuar ndeshjet e Superligës. Numri është i madh në fakt por ndeshjet që u jepen atyre janë të pakta.

Karakaçi: S’doja të ikja nga Vllaznia. Ma imponoi situata largimin

0

Sezonin e kaluar në disa ndeshje ka qenë edhe titullar në formacionin e Vllaznisë. Madje me trajnerin Rudi Vata, në të parën ndeshje që luajti në formacion, atë ndaj Apolonisë në Fier, arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes që do t'i hapte rrugën fitores së skuadrës shkodrane. Abaz Karakaçi ndonëse konsiderohej si një nga të rinjtë më me të ardhme i Vllaznisë, këtë sezon nuk është pjesë e saj. Ai është huazuar tek Partizani ngaqë tek skuadra kuqeblu nuk kishte hapësira për të nisur nga numri i madh i lojtarëve të ardhur në merkaton e verës. Largimi nga skuadra nuk ka qenë një dëshirë e tij megjithatë mesfushori 20 vjeçar thotë se në njëfarë mënyre ka qenë i detyruar ta bëjë këtë gjë. Ja si shprehet në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com, Abaz Karakaçi:

Ferid Borshi refuzon postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia

0

Një emër i njohur i futbollit shkodran pikërisht Ferid Borshi ka qenë planifikuar të emërohej në postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia. Për këtë arsye, bëhet e ditur se pak ditë më parë, ish-futbollisti kuqeblu i viteve '80 është thirrur në Bashkisë Shkodër për këtë çështje dhe për t'ia bërë të ditur atë çfarë ishte menduar për të. Por në fakt duket suprizë por Borshi e ka refuzuar këtë post që i është ofruar.Arsyeja që e ka çuar atë në këtë vendim duket se ka qenë ajo financiare. Ai aktualisht është mësues i edukimit fizik në një nga shkollat e qytetit dhe po ashtu, drejton edhe ekipin e Vllaznisë që merr pjesë në Ligën Amatore.

Fitorja me Luftëtarin, s’duhet “ta tradhëtojë” Vllazninë

0

Analizë nga Agim Medja

Ka qenë një fitore e pritshme nga futbollistët dhe stafi drejtues ajo që Vllaznia arriti ndaj Luftëtarit. Skuadra shkodrane nuk e kishte nisur mirë kampionatin dhe për rrjedhojë ishte para njëfarë presioni. Vllaznia ashtu si shumë skuadra të tjera të Superligës shqiptare apo dhe të tjera nga jashtë kampionatit shqiptar, e vuajti problemin e harmonizimit të lojtarëve.

Ymer Striniqi pyet: Çfarë ka Dallku më shumë se Smajli?

0
Forma e mirë sportive që po kalon mbrojtësi i Vllaznisë Dritan Smajli, ka frymëzuar njerëz që e njohin mirë futbollin të bëjnë një pyetje pse ky futbollist nuk thirret në kombëtare. Njëri nga ata që e bën një pyetje...

Dritan Smajli: Ja pse golin e parë ia dedikova trajnerit Duro

0

Edhe njëherë tjetër shfaqet si protagonist. Dritan Smajli jo vetëm që luan mirë në pozicionin e tij por merr edhe rolin e “shpëtimtarit” për Vllazninë me golat që shënon. Ndaj Luftëtarit të dielën ka shënuar dy herë. Të parën herë ka zhbllokuar rezultatin duke I dhënë qetësinë skuadrës kuqeblu dhe ambjentit rreth saj ndërsa herën e dytë, shënoi golin e tretë, atë që vulosi fitoren përfundimtare të kësaj skuadre. Mbrojtësi lezhjan “me pasaportë” shkodrane (luan sezonin e pestë me skuadrën e këtij qyteti) megjithatë nuk ka dëshirë të etiketohet si protagonisti kryesor I kësaj skuadre prandaj thotë:

Trajneri Duro: Fituam pikët, por edhe… Deliçin

0

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, e ka vlerësuar fitoren pas një humbjeje dhe një barazimi, duke treguar edhe çelësin e këtij trepikëshi ndaj Luftëtarit. “Vinim nga dy rezultate jopozitive dhe realisht skuadra dhe ambienti nuk ishin të qetë. Na duhej me patjetër kjo fitore për të ngritur moralin. Kishim përballë një skuadër të fortë, e cila kishte marrë rezultatet në dy javët e para, ndaj edhe e morëm shumë seriozisht. Nëse analizojmë me kujdes ndeshjen, pjesa e parë dhe e dytë kanë shumë ndryshime jo vetëm në vendosjen e lojtarëve, por edhe në mënyrën dhe kontrollin e lojës karshi kundërshtarit. Në pjesën e parë shënuam dy gola dhe nuk e rrezikuam thuajse asnjëherë portën tonë, pasi mbrojtja ishte në lartësinë e duhur. Çudia erdhi në pjesën e dytë, kur, megjithëse luanim me një lojtar më shumë, bëmë sërish dy-tri gabime që duhet t’i evitojmë menjëherë. Gjithsesi, shënimi i golit të tretë solli gjithçka në favorin tonë”, – ka thënë fillimisht Duro.

Vllaznia fiton 3-0 me Luftëtarin. Smajli protagonist me dy gola

0

Vllaznia më në fund e ka gjetur fitoren e parë, madje të thellë 3-0 teksa ka mundur pasditen e sotme Luftëtarin në Shkodër ne ndeshjen e vlefshme per javen e trete te Superliges. Ndonëse pa tifozë në shkallët e “Loro Boriçit”, për shkak të dënimit të fushës, kuqeblutë janë dukur të etur për ta kërkuar fitoren dhe ia kanë arritur, madje ka shumë vështirësi. Vllaznia e ka nisur në sulm ndeshjen. Vetë formacioni që kishte hedhur në fushë trajneri Duro, të linte të kuptoje se fitorja ishte objektivi i vetëm për të.